ARKIVI:
6 Mars 2026

Caktohet paraburgim për pesë policë të përfshirë në rastin e vdekjes së Agon Zejnullahut në Lipjan

Shkrime relevante

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Pas Vjosa Osmanit qëndron një burrë që zhgënjeu, zhgënjeu kombin që e zgjodhi atë

Aurel Desarioti Gra si Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla kanë një rol...

Shpërndaj

Bahri Cani, gazetar 

Gjykata Themelore në Lipjan ka caktuar nga një muaj paraburgim për pesë zyrtarë policorë të dyshuar për përfshirje në vdekjen e Agon Zejnullahut.
“Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Lipjan – Departamenti i Përgjithshëm Penal ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë duke caktuar masën e paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve E.B., L.RR., A.K., A.R. dhe I.N., në kohëzgjatje prej një muaji për secilin, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Vrasje nga pakujdesia.”
Mbrëmë dhe sot gjatë gjithë ditës ka pasur reagime të shumta, prej presidentes Osmani, kryeministrit në detyrë Kurti e deri tek partitë politike. Të gjithë ata, sikur edhe mediat dhe analistët kanë interpretimet e tyre.
Nëse doni mund të komentoni dhe interpretoni edhe ju, por faktet janë këto: Agon Zejnullahu, 27 vjeç, ka ndërruar jetë gjatë ndërhyrjes me rastin e arrestimit të tij.
Gjykata konsideron se të pandehurit E.B., L.RR., A.K., A.R. dhe I.N. dyshohen se me datë 07.07.2025, rreth orës 00:10, në rrugën “Hajredin Bajrami” në Lipjan duke vepruar në bashkëkryerje nga pakujdesia kanë privuar nga jeta, tani të ndjerin A.Z.”
Emrat dhe fotografitë e personave të paraburgosur dhe dyshuar janë publikuar gjithandej, ndaj po i publikoj edhe unë: Prokuroria paraqiti kërkesë për paraburgim ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe katër zyrtarëve të tjerë: Albian Ratkoceri, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri.
Ata dyshohen për veprën penale “vrasje nga pakujdesia” në rrethana të bashkëkryerjes”.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu