Nga: Ismet M. Hasani, Suedi
_______
Tre kushërinj të afërt të Adem Jasharit dhe një ish-ministër, të ”shitur” për qindra-mijëra euro e spiunuan Adem Jasharin dhe e tradhëtuan bashkëkombasin e vet dhe Kosovën,
Po kush ishte ai ministër shqiptar?!
Presidentet e Kosovës nuk kanë bërë asgjë për të zbuluar atë ministër shqiptar, i cili, për t’i mbushur xhepat me para, spiunojë dhe tradhëtoi Adem Jasharin!
E përditshmja, ”Politika”gazeta e Beogradit, e datës 19 shtator të vitit 2010-të, ka publikuar një artikull me titull ”Tradhëtarët nga Kosova vijshin në Beograd” dhe spiunet e Republikës se Kosovës, që bashkëpunonin me Milosheviqin vinin në Beograd. Në këtë gazetë është deklaruar edhe ish Kryetari i Këshillit Ekzekutiv të përkohshëm të Kosovës – Zoran Angjelkoviq, për gazetën ”Politika”ka folur për ”bisedimet e harruara midis Kosovës dhe Beogradit, bisedime të bera në vitet 1998 me shqiptarët e Kosovës” i cili njihet fort mirë me ministrin që e ka spiunuar dhe tradhëtuar Adem Jasharin, bashkë me tre kusherinjtë e afërm të Adem Jasharit.
Rast ky që ka pasur si pasojë vrasjën e 55-së anëtarëve të familjës ”Jashari”.
Hamëz Jashari & Adem Jashari
Drejtuesit e popullit të Kosovës le t’i tregojnë popullit se KUSH ISHTE AI MINISTËR?!
Ndryshe, do t’u jesin borxh përgjithmonë Adem Jasharit dhe familjës se tij dhe popullit të Kosovës.
Si është e mundur që një spiun shqiptar i Kosovën të jetë bashkëpunëtor me Sërbinë dhe spiun e tradhëtar i Adem Jasharit?!
Është e habitshme se si për atë kollaboracionist, spiun, ministër i Kosovës, të mos kenë dijeni Kryeministri dhe Kryetari i Kosovës!?
A është turp për Qeverinë e Kosovës, që ministrat e saj, të spiunojnë dhe të bëhen tradhëtar të Kosovës e bashkëpunëtorë të Serbisë?! Këtë turp nuk mund ta ”pastrojë” askush dhe, spiujt dhe kolaboracionistet t’i zbuloi Kosova e jo Serbia! Këtë turp dhe faqe të zezë nuk mund ta fal askush…!
Ah Drenicë! Ke pasë shumë Azem Galica, Hasan Prishtina, Avni Rrustema, Adem Jashara etj. por edhe KARRABISHTA, që i kanë lënë shumë nëna, motra e vëllezër me vajë, kanë qenë bashkëpuntorë të Serbisë e spiunjë në dëm të Kosovës. Por ti Drenicë kurrë s’u përkule, por dole faqebardhë e fitimtare gjithmonë në luftëra me armiq’ e tradhëtarë të huaj e bishtave nga populli yt, spiujve nga populli yt, të cilët, pasi ka vdekë Azem Bejta, Avni Rrustemi, Adem Jashari, le të ”lëvrojnë” e le të “ladrojnë” nëpër Drenicë, Dukagjin, Shalë e Bajgorë, Llap e Gollak e në krejt Kosovë e lë të spiunojnë kundër popullit të vet, e të tradhëtojnë, siç e tradhëtuan Adem Jasharin!
Këta spiujë e tradhëtarë po shkelin besën, burrërinë, moralin, parimin, vlerën…!
Deri kur kështu do të zgjas kjo farë stuhije dekadente!?
Deri kur kështu do të zgjas kjo farë stuhije dekadente!?
Deri kur, këta spiunjë e tradhëtarë do të vrasin motrat tona e vëllezërit tonë e t’ua marrin fytyrën popullit të vet!?
Prandaj zgjohuni nga gjumi e mos lejoni, si deri me tash ”lëvërimin” e ”ladrimin” e këtyre që punojnë, veprojnë e tradhëtojnë shqiptar e heronj në të mirë të Serbisë!
Që në pabesi e kanë tradhëtuar e vrarë Adem Jasharin me familjën e tij; kanë masakruar gra, pleqë e fëmijë! Pra, është momenti i fundit që Kosova të lirohet nga këta spiunjë, shqip-folës, serbo-fil e tradhëtarë!
( v i j o n )



ju uroj shëndet dhe punë të mbarë!
Ju falëminderit për publikimin e pjesës (2)
Po ua dërgoj këtë mendim personal (nga përvoja – jeta në mërgim)
Edhe, sikur mërgimtarëve t’ua kishim ndarë pasuritë e botës, edhe sikur t’ua kishim njohur të gjitha gjuhët e botës, me të gjitha të vëshehtat e artit dhe shkencës, megjithatë do të ishin të mjerë dhe fatzinj pa GJUHËN SHQIPE, e cila për ta është është e urtë, mirëbërse, e durueshme, e besueshme e patundshme dhe e bekuar. (IMH)