ARKIVI:
9 Mars 2026

Çka doli nga telefonat e të akuzuarve për vrasjen e rreshterit policor, pse prokuroria përmendi edhe ‘ISIS’-in

Shkrime relevante

A është Kosova republikë, apo juristokraci, pyetja është tani…?

Agim Vuniqi, Vashington “Juristokracia i referohet një sistemi qeverisjeje ku gjyqtarët e...

Kanga e Gruas Shqiptare – 8 Marsi

Leonora Bruçaj - Keka _____ Kanga e Gruas Shqiptare – 8 Marsi _____ N’kët ditë...

Politika është mandat dhe jo vend për ata që nuk kanë bërë kurrë asgjë jashtë saj

Prof. Dr. Sabri Tahiri Në shoqëritë demokratike politika konsiderohet një formë e...

“Kopilhanja” pseudopolitike që iu hodh në qafë Albin Kurtit

Nga Sak Muji, Rugovë-Zvicër, i përndjekur politik (1981) 11 “KOPILËT” POLITIK QË...

Ky është udhëheqësi i ri i Iranit, Mojtaba Khamenei

Mojtaba Khamenei Foto: Zyra e Udhëheqësit të Lartë Iranian / Reuters...

Shpërndaj

Foto: KALLXO.com

Nga: Adelina Ahmeti

Në telefonat e të akuzuarve për vrasjen e rreshterit policor u gjetën disa gjurmë që qojë në dyshimin për radikalizmin fetar të tyre, kështu thotë aktakuza e prokurorisë së Ferizajt.

Mesazhe, komunikime, dokumente, fotografi ishin gjetur nga ekzaminimet e telefonave të të akuzuarve tashmë për vrasjen e rreshterit policor Muhamet Lika në Kaçanik.

Prokuroria ka thënë se me provat që kanë gjetur në telefonat e të akuzuarve ekziston mundësia që grupi të jetë i radikalizuar apo shtyrë në radikalizëm fetar.

Një mori provash, dokumentesh, video-incizime, deklarata, dëshmitarë janë mbledhur nga një grup hetuesish të cilët kanë bërë edhe kallëzimin penal për gjashtë të dyshuarit që ishin arrestuar për vrasjen e rreshterit policor në Kacanik, Muhamet Lika.

Një pjesë e aktakuzës tregon edhe për ekzaminimin e telefonave të të dyshuarve të cilët ishin sekuestruar gjatë një plani operativ 20 ditë pas vrasjes së rreshterit Lika.

Dosja e prokurorisë tregon se telefonat ishin ekzaminuar dhe ka rezultuar me disa të gjetura si kontakte me sms, historiku i internetit, audio fajlla, dokumente, foto imazhe si dhe komunikimet të fotografuar në rrjetet sociale Tik Tok, Snap dhe Instagram e ku në bazë të ekzaminimeve ka mundësi të jenë radikalizuar apo shtyrë në radikalizëm fetar në ndonjë nga grupet Ekstremiste si “ISIS” për të cilat janë siguruar foto dhe janë bashkangjitur këtij raporti që sugjerojnë mundësinë e përfshirjes në grupe ekstremiste si ‘ISIS’.

KALLXO.com ka raportuar më 09.01.2026 edhe për deklaratën e gruas së Muhamet Likës në lidhje me disa cështje që ajo kishte pretenduar se i kishin paraprirë vrasjes.

Sipas saj, Lika ishte duke trajtuar disa raste që preknin edhe aspektin fetar, si shpërndarjen e disa fletushkave me përmbajtje fetare dhe djegien e një bredhi.

“Diku rreth 3-4 ditë para vrasjes së tij përderisa ishin bashkë me Muhametin duke u kthyer në banesë prej qytetit dhe tek lokali i Haki Belës, i kanë pa këta persona duke qëndruar aty të gjithë së bashku dhe kjo i thotë Muhametit: “për çudi këta persona janë duke qëndrua së bashku” dhe i njëjti i thotë: “Diçka ka me krisë këtu se shumë janë duke qëndruar së bashku”, dhe këto fjalë janë ajo që i ka thënë Muhameti”- kështu kishte rrëfyer gruaja e Muhamet Likës disa ditë pasi i kishin vrarë burrin në hyrje të banesës me katër plumba më 01.04.2025.

V.Lika kishte raportuar në Polici për parandjenjën e burrit të saj në lidhje me grupin që tashmë po akuzohet për vrasjen e oficerit të Policisë së Kosovës.

Lika ishte vrarë në shkallët e banesës së tij ndërsa raportet flasin se ndaj tij u shkrepën katër plumba.

KALLXO.com ka siguruar aktakuzën e Prokurorisë së Ferizajt në lidhje me rastin.

V.Lika, gruaja e Muhamet Likës, më 29.05.2025 kishte deklaruar se burri i saj asnjëherë nuk kishte pasur asnjë problem me dikë në formë personale, por një rast që i kujtohej ishte i vitit 2023, e që pretendohet se Muhamet Lika i kishte treguar gruas se kishte pasur një problem me disa persona lidhur me shpërndarjen e disa fletushkave me karakter fetar si dhe djegien e një pishe në qytet.

Gruaja e Likës kishte thënë në atë kohë se bëhej fjalë për grupin e të miturit R.B. që pretendohet se kreu vrasjen më 01.04.2025.

Për personin që po dyshohet se ishte dorasi, gruaja e Likës e kishte përshkruar si problematik dhe të njohur për organet e drejtësisë.

Më 09.12.2025 gruaja e Likës kishte dhënë një deklaratë shtesë. Ajo kishte thënë se meqenëse ka punuar në market i ka pasur klientë të rregullt Haki Belën, Shkëlqim Kukën, Rilind Muratin dhe Vatan Çakën.

Haki Belën e kishte njohur si figurë dhe e ka ditë qe është praktikues ekstrem i fesë e po ashtu edhe Rilindin e Shkëlqimin i ka njohur për të njëjtën arsye, sepse këta vazhdimisht kanë qëndruar së bashku në grup.

Tutje, ajo kishte shtuar se Vatan Çakën e kishte njohur si person i cili në atë kohë kishte kryer disa vepra penale të vjedhjes, sepse ka vjedhur shumë shpesh edhe në lokalin ku ka punuar.

Një çështje që ka ngritur gruaja e Likës ishte edhe një ndjesi që tashmë i ndjeri kishte pasur disa ditë para vrasjes.

Ajo kishte treguar se të njëjtit persona që tashmë janë të akuzuar kanë qëndruar vazhdimisht së bashku, pikërisht ose para objektit të xhamisë ose para objektit të lokalit të njërit nga të akuzuarit e po ashtu shpeshherë i ka vërejtur edhe tek lokali i Haki Belës, i cili është pikërisht në afërsi të banesës ku kanë jetuar.

Madje në një rast, para ardhjes së Muhametit nga puna, kishte qëndruar në ballkon dhe pikërisht atë natë ka dalë diku rreth orës 22:45 për të pirë një cigare dhe i kujtohet saktë se poshtë banesës, përkatësisht në hyrje te banesës, i ka vënë re dy persona të rinj, me kapelë në kokë, të cilët vazhdimisht kanë lëvizur në atë pjesë të hyrjes së banesës.

“Ajo që kjo ka vërejtur ka qenë se një ditë para se të ndodhë vrasja e tij, ka ardhur prej punës rreth orës 23:00 dhe e ka vërejtur se Muhameti e kishte pasur mekanizmin e shkrepjes së armës të aktivizuar dhe i njëjti e ka rregulluar dhe e ka vendosë armën tek vendi ku e kishte lënë çdo herë”- përshkruhet deklarata e gruas së Muhamet Likës.

Rreshteri policor Muhamet Lika ishte vrarë pak minuta pasi kishte dalë nga stacioni policor në Kaçanik aty ku po punonte në ndërrimin e pasdites më 1 prill 2025.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë në muajin dhjetor për vrasjen që tronditi shoqërinë.

Në aktakuzën të cilën e ka siguruar KALLXO.com, thuhet se pas veprimeve hetimore duke u bazuar ne analizimin e video incizimeve te marra nga lokacionet afër vendit te ngjarjes dhe deklaratave te dëshmitarëve vërtetohen faktet dhe veprimet e te pandehurve.

Në bazë të aktakuzës, i mituri R.B., me datë 01.04.2025 rreth orës 22:58, ne baze te video incizimeve te marra nga kamerat e sigurisë te vendosura ne lokalin “Te Luzha” dhe ordinancën stomatologjike “Te Mici” vërehet duke i shkuar mbrapa zyrtarit policor rreshter Muhamet Lika, me pas hyn ne objektin banesor dhe pas 47 sekondash del me vrap dhe largohet nga vendi i ngjarjes pas kryerjes se vrasjes.

Vëllai i tij Haki Bela, sipas prokurorisë me datë 01.04.2025 ne bazë te video incizimeve vërehet duke e përcjell zyrtarin policor rreshter Muhamet Lika prej momentit te daljes nga Stacioni Policor duke shkuar mbrapa tij ndërsa rreth 14 minuta pas vrasjes se te njëjtit nga i mituri Rejhan Bela shkon ne afërsi te vendit te ngjarjes duke qëndruar për pak kohe dhe largohet prej aty.

Një tjetër i pandehur në këtë rast është edhe Rilind Murati me date 01.04.2025 në bazë të video incizimeve te kamerave i njëjti vërehet duke u larguar se bashku me te dyshuarin, të miturin R.B., pas kryerjes se vrasjes.

Vatan Çaka i pandehuri tjetër me datë 01.04.2025 në bazë të video incizimeve vërehet në shoqërinë e dy të pandehurve R.B., dhe Rilind Murati, te cilët para ndodhjes se rastit te vrasjes vëreheshin duke e vëzhguar vendin e ngjarjes.

Dosja shpjegon edhe se i pandehuri Emond Lika me date 01.04.2025 ne bazë të video incizimeve vërehet në shoqërinë e të pandehurve  Shkëlqim Kuka, me të cilin e kishin përcjell rreshterin Muhamet Lika pas daljes nga Stacioni Policor duke shkuar ne drejtim te banesës se tij, ku pasi qe viktima kalon dy te pandehurit te cilët kane qene me veturën opel, i pandehuri Edmond del nga vetura opel, pronë e të pandehurit Shkëlqim dhe vazhdon me veturën e tij golf 2 ne drejtim te vendit te kryerjes se aktit te vrasjes.

I pandehuri tjetër Shkëlqim Kuka me datë 01.04.2025 në bazë të video incizimeve ku ishte se bashku me te dyshuarin Edmond Lika me veturën e tij opel astra te cilën e kishin parkuar ne afërsi e stacionit policor dhe ne momentin qe viktima del nga stacioni policor dhe shkon ne drejtim te banesës se tij, i pandehuri Shkëlqim vazhdon me veturën e tij opel astra ne drejtim te vendit te kryerjes se veprës penale.

Dosja shpjegon edhe rolin e të pandehurit Diamant Gashi i cili del nga zbatimi i masave te veçanta hetimore dhe ishte vërtetuar se qe nga data 02.04.2025 e tutje përmes telefonit ka kontaktuar me te pandehurin Haki Bela dhe nga përgjimi vërtetohet fakti se ka strehuar, ofruar ndihme ne ushqim dhe gjera tjera te miturit R.B.

Prokuroria në Ferizaj ka thënë se nga te gjitha veprimet hetimore te ndërmarra dhe analizimit e video incizimeve është vërtetuar fakti se te pandehurit e lartcekur ne bashkëkryerje, duke planifikuar, përcjellë lëvizjen e te ndjerit rreshter Muhame Lika, me date 01.04.2025 rreth orës 23:00 ne ndërtesën ku i njëjti ka jetuar ne rrugën “Idriz Seferi”, ne mesin e shkalleve mes katit të dytë dhe të tretë i mituri R.B., ka kryer veprën e vrasjes ne bashkëkryerje duke u ndihmuar nga te pandehurit vëllai i tij Haki Bela, Rilind Murati, Vatan Çaka, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka ndërsa i pandehuri Diamant Gashi duke e strehuar ne shtëpinë e tij te miturin R.B., ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryersve pas kryerjes se veprës penale”.

Dosja: Çka deklaruan në Gjykatë gjashtë të dyshuarit për vrasjen e rreshterit policor në Kaçanik?

Haki Bela 25-vjeçar, Diamant Gashi 21-vjeçar, Rilind Murati 21-vjeçar, Vatan Çaka 19-vjeçar, Edmond Lika 22-vjeçar dhe Shkëlqim Kuka 22-vjeçar u dërguan në paraburgim nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer organizimin dhe vrasjen e rreshterit policor, Muhamed Lika, më 01.04.2025 në objektin e banesës së tij e cila gjendet në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik.

Ai kishte mohuar të jetë i involvuar në këtë ngjarje deri sa ka kërkuar nga Gjykata që t’i caktohet një masë më e lehtë për shkak se është i vetmi që mban familjen në aspektin financiar.

Haki Bela është edhe vëllai i të miturit R.B., 17-vjeçar, i cili dyshohet se ishte dorasi i vrasjes së rreshterit policor, Muhamet Lika.

“Personalisht e përshëndet familjen e viktimës Muhamet Lika, ndjen keqardhje për rastin që ka ndodhur por shton se mund të ndodh diçka mes familjes së tij dhe familjes së të ndjerit. Shton se është plotësisht i pafajshëm në lidhje me këtë çështje penale dhe i vetmi fakt është që ai e ka lokalin në afërsi të vendit të ngjarjes dhe atë rreth 200 metra distancë, po ashtu shton se shtëpia ku ai banon me stacionin policor në Kaçanik i kanë rreth 100 metra distancë dhe se ai e frekuenton çdo ditë atë rrugë”- është shprehur në seancën e mbajtur më 22.04.2025 i pandehuri Bela sipas dosjes së Gjykatës të siguruar nga KALLXO.com.

Në bazë të dosjes, i pandehuri ka thënë se ai personalisht e as familja e tij asnjëherë nuk kanë pasur ndonjë problem me të ndjerin apo familjen e tij.

Një tjetër i pandehur është edhe Diamant Gashi, 21-vjeçar. Edhe ky ngjashëm si Bela kishte mohuar të jetë i involvuar në këtë ngjarje.

“Në ditën kritike ka qenë në shtëpi, nuk ka kryer asnjë nga veprimet të cilat u cekën në kërkesën për caktimin e masës nga ana e Prokurorisë. Pra ndihet tërësisht i pafajshëm dhe shton se lajmin për vrasjen e rreshterit Muhamet Lika e ka marrë nga ana e prindit të tij dhe atë në mëngjes të ditës së nesërme”- është deklaruar në Gjykatë në seancën për caktimin e masës së sigurisë Diamant Gashi.

Rilind Murati, 21-vjeçar, i cili për një vit shërbeu si pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës e më pas me kërkesë të tij u bë edhe demobilizimi i tij nga ky institucion ushtarak, ka mohuar të jetë përfshirë në rast.

“E mbështet deklarimin e avokatit të tij mbrojtës. Nuk kam tjetër çka të deklaroj përpos që është plotësisht i pafajshëm dhe nuk është i involvuar në këtë çështje penale”- citohet Murati sipas dosjes së Gjykatës.

Tutje KALLXO.com zbuloi edhe deklarimin e 19-vjeçarit Vatan Çaka. Para gjyqtares së procedurës paraprake, Fitore Daci, Çaka kishte thënë se kishte shkuar në vendin e ngjarjes nga kureshtja pasi kishte marrë vesh se një veteran i UÇK-së ishte vrarë.

“I mbështet deklarimet e avokatit të tij mbrojtës, tjetër nuk ka çka të deklarojë, shton se nuk është absolutisht i involvuar në këtë çështje penale. Natën kritike pasi që ka dëgjuar alarme të shumta të policisë ka shkuar në vend ngjarje vetëm nga kureshtja për të parë se çfarë ka ndodhur aty, pasi që paraprakisht nga rrjetet sociale e ka kuptuar që bëhet fjalë për një viktimë, veteran i UCK-së, gjithashtu shton faktin se këtë e ka bërë sepse e ka prindin veteran të UCK-së dhe i njëjti ende vuan nga pasojat e traumave të luftës dhe absolutisht në asnjë mënyrë nuk ka mundur të ja bëj një gjë të tillë një ish- veterani të luftës së UCK-së”- është deklarimi i 19 vjeçarit i cili përshkruhet në dosje.

Edmond Lika një 22 vjeçar është i pandehuri i pestë i cili sot doli para gjyqtares së procedurës paraprake për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika.

“Mbështet deklarimin e avokatit të tij mbrojtës, tjetër nuk ka çka deklaron shton se nuk ka të bëj asgjë në lidhje me këtë çështje penale dhe në vendin ku ka qenë së bashku me Shkëlqim Kukën ka qenë krejt rastësisht”- është deklaruar Lika.

I fundit është Shkelqim Kuka një 22 vjeçar. Ngjashëm edhe ky kishte mohuar involvimin e tij në rast.

“E mbështet deklarimin e avokatit të tij mbrojtës tjetër nuk ka çka të shtoj përpos faktit se nuk ka të bëj asgjë në lidhje me këtë çështje penale”- thuhet në dosjen që kishte siguruar KALLXO.com.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu