At Gjergj Fishta
___
Çohi të dekun
___
Poezi
___
Shqyptarё, a ndiet? Europa, e mrrutё e ndyt’
Shkёrdhye me Evrej t’Parisit e t’Londonit,
Se ciles dreqi ia plasi tё dy syt’
E marren ma se sheh, njitash n’e s’vonit
E bani gjyq, qi t’nipat e Kastriotit
Shkjevet t’Ballkanit urё t’u rrijn mbas sodit.
Po, pёr shqyptarё pleqnue e ka Europa
Qi shi njatyne urё t’u rrijn pёr dhe,
Tё cillat kishat rrenue ua kanё me topa
E n’djep foshnjet e njoma ua kan’pre;
Qi t’ndertat vasha ua kanё korritё perdhuni
E rrugash bam jakan me dekun uni,
E mbas sodit shqyptarёt n’gjuhё t’huej do t’flasin;
E gjaksvet t’vet do t’bajn kta t’u ngjatёt jeta?
Hajnat lapera zotni do t’thrrasin,
E t’pa rodit do t’i apin pagё e t’dheta;
Me armё shqyptare, n’za gjithmonё e n’namё,
Sogje shqyptari shkjaut do t’rrijё sod m’kamё.
Ah vaj! Ah kob! A ka ma zi n’ketё jetё?
A ka si i bahet kuj ma tepёr dhun’?…..
Ehu! Shka do t’bajn, thue, tash shqyptarёt e shkretё
Ata, qi m’vedi pas e kanё kanun’;
Ata, qi n’dej kanё gjak tё Skanderbegut;
Qi sheklli mbajtё i ka per burra t’dheut?
Shka bajn shqyptarёt?….Han fiq e kastraveca
E pijn’mastikё e qesin petlla n’uej;
E ngrehen rrugёs e fryhen si gjeldeca;
E rrin tue kqyrun udhёs ushtarёt e huej
Pale’a kanё ksulen gyp a se kapelё,
A ka uficiali kalin at a pelё.
E armёt e t’Parvet shkojn kta tue kёrkue,
Ndo’i karajfile t’gjatё, a ndo’i tagan:
Por, jo-mos drueni!- jo per me luftue
Me malazeza tё shkyem e me ndo’i serbjan:
Por per me mujtё me xjerrun kund ndo’i grosh
Tue rrejtё me to ndo nji hingliz balosh.
Jo,po; shqyptarёt kanё sod tё madh kujdes
Njata, po thonё, qi ndi’i miras e presin,
E druen se emta a gjyshi vrik s’u des:
Pse per Shqypni qi krajlat po ua shesin,
S’çajn kryet aspak, me sa çaj kryet un’sod
Per shkarpa t’vjetra,qi kam shkye kahmot.
Ah! Turp e marre! Burra, le e rritun
Me armё mizore n’dorё, e qi fatosa
T’parёt i kanё pasё,me ndejё kshtu sod t’topitun
Si t’dehunt n’vorre,sod qi i mbrika sosa
Se mjeres moj Shqypni edhe shqyptarvet,
E u shueka Atdheu, e u shueka ndera e t’Parvet!
Ktu, ktu, shqyptarё!…A ndiet?….Ku e kam….Ku jeni
Mo’leni,burra!….M’armё!…; Mbaroi Kosova!…
Janina humbi!….e ndoshta, Tepeleni…
Shkoi Manastiri, Dibra edhe Gjakova!…
Vendet ma t’mira ne na i mori shkjau,
E shk’asht ma zi, nё vlla me vlla na ndau!
Ah! m’kambё,bre burra! m’kambё! shka jini mshehun
Nder furrka t’gravet, si do role t’kqija?….
Sod armёt duen rrok; taganat sod duhen mbrehun;
Asht turp, per Zotin! Shurdhё me hupё Shqypnia,
Mo’leni burra, bre! Kushtrim! Kushtrim
A gjall me nderё, a dekun grue e trim!
Ku je, Bibdoda,ti nji rrfe prej qielle?
Je derёz bujare, e trim i drejtё je!
Flamurin e Shqypnis’sod n’ajri ti shtielle;
E grishi malet me qindrue p’r’Atdhe.
Ku themra e jote pёr Atdhe tё shklase,
Atje kryet tona,po pёr Atdhe t’humbasё!
Mo’le’Toptan,qi me shpatё tande binde
Nji shekull mbarё m’at maje Taraboshi!
Prap shpatёn njesh, e priju prap ti gjind’e,
Ndenjun n’votёrs’prarohet jo kodoshi….
Mblidh toskё e lapё, e sod pёr shqyptari
Qindro, si’i herё qindrove me trimni.
M’kambё Ded Gjo’Luli! Thonё se’i t’birit t’shkines
Lekёt e Malcis sod t’dhetat do t’ja lajn’
Se edhe do t’vejn kapicёn e Cetinёs:
A’i mend thue,ti, kaq marre do ta bajn;
Ata sokolat tu Lekёt e Malcis’
Qi aq gjak kanё dherdhun pёr Liri t’Shqypnis’?
Jo kurr! Jo kurr! Por mbi Deçiq ti xiri
Shka asht i Lekё, e thueju, se Shqypnia,
Aty kufin e ka, perball me Viri,
E ke me pa ti atёherё, se rrokullija
Me u çue m’e zhgulё andej, nuk mund ta hjekun;
Pse pёr Shqypni malcorёt janё msue me dekun.
Ah! M’kambё shqyptarё! E mos t’u lshojё,jo,zemra,
Pse Perёndija s’ka me u lanё me u thye.
T’u biejё ndёr mend, se fort ma e rand asht themra
E shkjaut kokёtrashё, se guri i vorrit m’krye.
Urra! Po, djelm! Shqyptar kushdo ka le,
N’mos mujtё shqyptar me mbetё, shqyptar t’hije n’dhe!
E n’kjoftё se lypet prej s’hyjnueshmes Mni
Qi flije t’bahet ndo’i shqyptar m’therore,
Qe, mue tek m’kini, merrni e m’bani fli
Per shqyptari, me shue çdo mni mizore.
Oh! Edhe pa mue Shqypnia kjoftё e rrnoftё,
E nami i sajё pёr jetё u trashigoftё!
Po;rrnoftё Shqypnia! E porsi krypa n’Dri
E porsi krandja e thatё n’nji flakada,
U shoftё me arё, me farё me mal e vri
Kushdo shqyptar, qi s’brohoritё me uzdajё:
Oh! Rrnoftё Shqypnia! Rrnoftё Flamuri i sajё!
____
E përgatiti: Agim Vuniqi



z. Vimiqi!
Më paska marrë malli me lexue poezi nga At’ Gjeergj Fishta.
Kam botue një libër kushtue At’ Gjergj Fishtës dhe babës tem Mustafës.
Në libër kam theksua FAKTIN se eshtnat e Fishtës NUK JANË HUDHË në Dri, por gjinden në Rrëmaj të Shkodrës.
Librit ja kam bashkangjitë Letr’en e mikut tim Fritz Radovani nga Australia.
Po ashtu ia kam bashkangjitë 5 (pesë) kangët nga Lahuta: CUBAT, OSO KUKA, VRANINA, PRÉJA, DEKA.
*
Të lumtë mendja e të lumtë dora!
Respekt,
IMH