ARKIVI:
8 Mars 2026

Dijana Toska nga Shkupi: Pse kaq shumë xhami, e kaq pak vlera e njerzi në mesin tonë?

Shkrime relevante

Provokim në zemër të Kosovës: Flamuri i një shteti të huaj në Mitrovicë , policia e ruan atë…!

Luan Dibrani, Gjermani Ngjarja e fundit në Mitrovica, ku policia e Kosovo...

Përçarje brenda Iranit midis Gardës Revolucionare dhe udhëheqjes politike

Njerëzit vizitojnë Parkun Kombëtar Hapësinor të Gardës Revolucionare, pak jashtë Teheranit,...

Sipas historianit Kristaq Prifti, në Kosovë nuk ekzistonte popullsi turke

Msc Belisar Jezerci, historian POPULLSI TURKE NË KOSOVË NUK EKZISTON ! Ne bazë...

Urime për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

Luan Dibrani, Gjermani  Sot, më 7 Mars, në këtë ditë të shënuar të...

Fjalë respekti dhe mirënjohjeje për Mësuesin tim, Sabri Raçi

Arif Ejupi, Gjenevë Disa njerëz kalojnë në jetën tonë pa lënë fare...

Shpërndaj

Ligjet e moralit e haramit!
Kjo shoqëri që moti po lëngon dhe aq shumë ka metastazuar sa që asnjë spital vendor as ndërkombëtar nuk po i gjenë një krevat të lirë në korridoret e saj për ta shtrirë si pacient me nevoja psikosociale.
Kjo krizë shoqërore si pasojë e grumbullimit të problemeve të pazgjidhura, korrupcionit, padrejtësive sociale dhe mosbesimit në institucione ka sjellur deri tek përçarje të thella etnike, kulturore e fetare duke tronditur çdo familje që deri më tani është munduar të jetoj e veproj në bazë të vlerave të cilat ndikojnë në të mirën e shëndetit të përgjithshëm.
Kjo krizë ka shtuar ndjenjën e pasigurisë, ka rritur depresionin e dhunën, sjelljet antisociale dhe krimet, polarizimet e përçarjet duke krijuar radikalizma poltik, ideologjik, fetar me çka në esencë ka humbur kohezioni në shoqëri.
Në kriza të tilla për ta përmirësuar shëndetin mendor njeriu kërkon ndihmë në ushqim për balancim të kimisë së trurit. Por, shkuarja në treg është shndëruar ankth në vete për qytetarin mesatar që jeton me të ardhura nga puna profesionale që kryen, e për pensionistët e të pa punët është një dhimbje e padrejtësi e madhe, karshi milionerave të politikës që u vjen marre me pyet , sa po shkojnë specat në pazar.
Sot në treg,1 kilogram kajsi kushtonin 400 denar, pjeshkat, 350 denar, dredhëzat 250 denar, ndërsa specat e domatet 200 denar, çmime maramendëse të smuta. Ndërsa, për ushqimet tjera të pasura me acide yndyrore as nuk mund të flasim, sepse mund ta trazojmë depresion kronik.
Dikur në Çairin tim të lindjes ku harmonija e banimit me ekosistemin frymor i ipnin vendit tim sharmin e civilizimit human dhe tingullin e fjalës shqipe, këto vitet e fundit është kthyer në një hapësirë ku “shuhet zjarri” i çmendurisë me improvizime dhe në emër të “empatisë”.
Në çdo rrugë e qoshe ke barnatore për të blerë qetësues të firmave të ndryshme për ta zbutur zhurmën e padurueshme, kaosin urban, ajrin e ndotur, betonizimin, kulturën e ulët të banimit kolektiv të përzier me tinguj trazues gjuhësh që ta prishin rritmin e ditës.
Në çdo rrugë e qoshe ke çajtore të mbushura me profile të ndryshme të hallegjinjëve ku politika matet me fuqinë e përzierjes së çajit të rusit dhe ndikimit të mahallave në ndërtimin e politikave kadrovike e strategjike kombëtare. Sa më i zi çaji aq më i ashpër muhabeti për liderin e partisë dhe frymën kërcënuese që shpërndajnë në emër të punësimit dhe pasurimit të shpejtë nëse bëhesh pjesë e paketimit të tyre.
Në disa rrugë mund edhe të shohish ndonjë restoran të mirë, por nuk mund të kërkosh pije alkoholike se nuk guxojnë ti shërbejnë sepse hijet e nëntokës i bëjnë ligjet e moralit e haramit.
Në çdo rrugë ke gjithçka e asgjë përmbajtësore, as një librari, as një bibliotekë, as një kinema, as një shtëpi kulture, që do ta veçoje si vlerë apo koncept shoqëror për plotësim të nevojave të një shtrese të mbetur të qytetarëve.
Në Çair ekzistojnë xhamia të lashta historike që gjithmonë kanë shërbyer si Qendra Adhurimi dhe për nga arhitektura e tyre të kanë dhënë një ngrohtësi shpirtërore, estetike e kulturore.
Këto 10 vitet e fundit gadi në çdo mahallë është ndërtuar nga një xhami varësisht nga interesi që ka pas donatori për ta ndërtuar. Disa nga këto të rejat në formë bunkerash e minare në formë raketash të japin ndjesin se lufta veq sa nuk ka filluar. Ndërtimi i xhamive në parqe e në mes të banesave pa kurçfar plani urbanistik, nuk i bën nder as Zotit e as një muslimani, veq dikujt që me çdo kusht dëshiron ta dëshmojë fuqin politike e fetare të tij.
Nëse roli i xhamive në një shoqëri është shumëdimensional dhe përfshin aspekte fetare, sociale, kulturore dhe edukative, atëherë shtrohet një pyetje shumë njerëzore, pse kaq shumë xhami e kaq pak vlera e njerzëllëk në mesin tonë? Pse kaq shumë urrejtje e mostolerancë, përçarje e hakmarrje mes veti, vrasje e rrahje, drogë e prostitucion, prishje e mosrespekt në familje?
Bashkësia Islame duhet të reformohet urgjentisht dhe në xhami të vendos dhe kërkoj përgjegjësi nga predikuesit fetar nëse dëshiron ta kthej besimin e vërtet në postulatet e fesë islame tradicionale. Ky institucion duhet të reflektojë në jetën e përditshme të njerëzve dhe harmoninë e përgjegjësinë shoqërore që mbart me vete kudo që shkon e vepron një besimtar i devotshëm.
Xhamitë duhet ti kthehen, aktiviteteve e ligjeratave humane për ta ndihmuar xhematin emocionalisht.
Xhamitë duhet ta zgjojnë shpirtin vullnetar të rinisë në aspektin social, solidar. Në dhurim gjaku, në ndihmë të moshuarve, në pastrimin e varrezave për festa, në mbrojtjen dhe adoptimin e kafshëve në aktivitete që natyrshëm do mbushin shpirtin me mirësin e besimit në Zot.
Xhamitë duhet ta mobilizojnë xhematin në ruajtjen e identitetit kulturor e kombëtar, gjuhësor e tradicional si vlera të dhuruara nga Zoti për çdo komb e fe.
Xhamia është Shpi e Zotit në shërbim të bijëve të barabartë të Zotit. Vendi ku mësohet dashuria e shërbimi me zemër ndaj Zotit.
Shkuarja në Xhami, në Haxh e Umre nuk është punë qallëmi, as e domosdoshme, as marketing, as PR për politikanët, e mafiozët me tespi në dorë, por promovim i ndershmërisë, moralit, respektit, pastërtisë dhe paqës tënde shpirtërore.
Krizat psikosociale zgjidhen duke u rindërtuar, mendërisht, emocionalisht, ekonomikisht dhe shoqërisht kur e ke njetin (qëllimin) e mirë e zemrën e pastër, e Jo në emër të hallallit me mendime dhe veprime haram, të ndaluara!
Zoti është dashuri e besim personal. Jo, frikë e mashtrim publik.
17.5.2025

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu