
Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina
__
Ose; Përse, mediet kosovare, nuk i dhanë publicitet pritjes dhe fjalimit të Presidentes Vjosa Osmani në Bernë?
1. Është pak i çuditshëm, e për gjykimin tim edhe injorues fakti i mos dhënies publicitet kësaj vizite! Jo për për shkakun e ambicieve e synimeve eventuale (normale) që mund t’i ketë Ajo për ta marr edhe një mandat të dytë, por, për shkakun; se Ajo (o njeréz të mirë!) perfaqëson një Republikë të re që kërkon me ngulmë të bëhet e barabart me të tjerët.
2. Nderi që e dëshmoj Zvicëra për Republikën e Kosovës, por, edhe paralelja e Presidentes që e theksoj publikisht për shqiptarët e Luginës së Presheves (që Shqipëria, për dallim nga Kosova e ka edhe obligim Kushtetues!?) me serbët e Kosovës, është dashur fare pa hamendje të transmetohet edhe te publiku shqiptar!
3. Se përse, ndodhi kjo, nuk e di. Ama dyshimet na rriten, kur evenimente të tilla diplomatike që janë puro interes i shtetit e i kombit, thjesht heshten!
Dikush (si thotë populli) nga mediet “po na e pi duhanin tinza”!?



Mendoj se punë e vështirë për njeriun është:
1. Të dëgjojë,
2. Të shoh,
3. Të hesht
Po ashtu mendoj se:
Në qoftë se dikush e pi duhanin tinëz, ai që nuk e pi (duhanin) ia ndien erën larg…!
***
IMH
e-mail: ekspertimh@hotmail.com