ARKIVI:
6 Mars 2026

Djallëzor dhe mashtrues

Shkrime relevante

Etihad Airways rifillon fluturimet nga Abu Dhabi, aftësia e Iranit për sulme është zvogëluar ndjeshëm

A displaced man with his family fleeing Israeli airstrikes in Beirut's...

Mbrojtja e identitetit nuk është urrejtje, është instinkt normal i çdo kombi që respekton veten

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Ta quash “banalitet” mbrojtjen e kulturës dhe identitetit shqiptar...

“6 Marsi – Dita e Dëshmorëve” – të zyrtarizohet sa më parë…!

Bashkim Fazliu - "Migjeni", Ferizaj  Sot është Dita e Dëshmorëve në Kosovë...

Lufta e Jasharajve dhe ndikimi i saj

Kolonel Dilaver Goxhaj, Tiranë, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së 28...

Shpërndaj

Isuf Bytyçi, Munih

  • Dinakëritë janë për të marrë, kurse sinqeriteti dhe respekti për njerëz të mençur

Nuk është rastësi por qëllim, që Delija Balidemaj është një person kaq i komplikuar! Kush e njeh dhe kush ka pasur punë me te, e njeh mirë, por shumica nuk e thonë hapur! Nuk është leht ta thuash të vërtetën, sepse do të ballafaqohesh me presion! Kurse, unë jam ai që e kam thënë, tani e them dhe sa ta kem shëndetin e mirë, do ta them të vërtetën.     

Ta shikosh në rastin e parë, e merr për të urtë, joagresiv, të besueshëm në vete dhe menjëherë i beson shumë shpejt! Kurse ai, si ta kuptojë se ti je duke i besuar pa rezervë, aty fillon interesin për mashtrim dhe ky është i sigurt se do të fitojë, kundër teje! S`ka rëndësi se si? Stil të errët personaliteti, ka!

Fjala: Deli, është fjalë turke, që në gjuhën shqipe do të thotë; budalla! Pra, emri i tij është fjalë turke dhe emër shqipfolës në trajtën e shquar të dialektit Gegë; Deli-ja, që do të thotë : budalla-i. Gabimisht ia ka lënë babai apo gjyshi këtë emër, sepse ky nuk është budalla! Ky është dinak, intrigant dhe mashtrues, por jo edhe “i mençur”. Karakteri i tij është narcisoid (i vetëdashuruar) pa fund! Sillet mirë, bëhet i pëlqyeshëm në shoqëri, qeros,  duket partner i suksesshëm, kurse, në tërë kohën mendon se si të kontrollojë dhe si të mashtrojë! Pra, duhet të kemi kujdes dhe të dijmë t’i njohim tipat e tillë dhe sa më larg t’u rrimë atyre, aq më mirë është për ne! Si e dallojmë këtë tip karakteri? Vjen me një buzëqeshje, deri në vëmendje e interes, por i ka tiparet e theksuara, që të bën të ndiehesh fajtor para tij! Në fillim, të tjerëve nuk u besosh kur flasin për te, derisa t’i vijë rasti  që ty të mashtrojë dhe të trathtojë.

Duket tip i qetë dhe të dëgjon, por nuk hapet, të pyet për shumë gjëra, por asgjë nuk tregon, ti flet për ndjesi, por ai i analizon, jo që të ndihmojë, por që të kuptojë se sa i dobët je! Duket i arsyeshëm në imazhin që tregon, i drejtë, patriot e njerëzor, por është tepër pervers e djallëzor. Në realitet, këtë e sheh si një lloj pozicioni të kontrollit, krijon iluzion lidhjeje, që ti të jesh i përfshierë, i kuptuar dhe i veçantë! Por, sa ta kuptojë se ti nuk i shërben interesit të tij, ky zhduket, ftohet ose të përbuzë në mënyrë të  heshtur.

 

Ky në fotografinë e parë është Delija Balidemaj, kurse fotografia e dytë, e mëmoshtme, është publicitet për votuesit me emrin e tij në fund, për asambleist komunal.

Kurse këtu në fotografinë e tretë është publikimi i logos së shoqatës “FORUMI SHQIPTAR NË BAVARI”, që krejtësisht i përket ideologjisë islamike dhe fotografia e katërt është me përfaqësuesit e këtij forumi, ku në mesin e tyre gjendet edhe Delija Balidemaj, që unë asgjë s’kam kunder tyre! Por, qëllimi im është ta paraqes prezencën e tij kudo, në tri forma: 1) para gjermanëve si njerëzor, 2) para shqiptarëve si kombëtar dhe 3) para përfaqësuesëve islamikë si musliman i devotshëm. Gjë që në të tria këto institucione, e ka dëshmuar të kundërtën. Dhe, tani më datën 08.03.2026 janë zgjedhjet komunale në Bavari, që djallëzorët shqipfolës do ta thejnë qafën duke vrapuar pas tij sikur kërriçi mbas gomaricës, për t’ia dhënë votën “haxhi” Delijas, bashkë me njerëzit e painformuar apo  më mire të shkruaj, të keqinformuar shqipfolës, që jëtojnë e punojnë në qytetin e Munihut.

Delija Balidemaj, para sa vitesh ishte asambleist komunal në partinë “E Gjelbërt” (Grüne Partai) në Bavarinë gjermane. Aty kandidate ishte dhe tani është Lendita Musliu, shqiptarje nga Presheva, kusherirë e afërt e heroit të luftës së fundit për lirinë e tokave shqiptare nga Serbia në vitet ’90-ta, Jonuz Musliut. Por, çka bëri ky që të fitojë sa më shumë vota? Sipas të gjitha gjasave e organizoi një grua gjermane bashkëpunëtore partie, që ta eleminojnë znj. Musliu, për ta treguar një histori të paqenë, të cilën sipas të gjitha gjasave do ta ketë krijuar Delija Balidemaj, gjë që as djallit nuk do t’i binte ndërmend ta bënte, kaq keq!

Kjo është historia: Tri-katër ditë para kandidimit të personave për asambleistë komunalë në Munih, me rastin e paraqitjes së kandidatëve; Delija Balidemaj edhe Lendita Musliu, një grua në “Partine e Gjelbërt” u ngrit dhe tha:

“E mirë është zonja Lendita Musliu për kandidate, por kam informata nga një fqi i imi e vendas i saj se një familjar i znj. Lendita Musliu ka qenë komandant i UÇPMB-së (Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegje dhe Bujanovc) dhe ka bërë masakra mbi popullatën civile serbe në Preshevë, në luftën e fundit! Që mendoj se prezenca e saj në parti nuk na bën nder”.

Gjë që nuk është e mundur se gjermankës i dha një fqinj-e këtë informatë të rrejshme, por pikërisht Delija Balidemaj ka mundur ta trillojë këtë gënjeshtër, për ta asgjësuar Lenditën nga pozita e kandidimit pë asambleiste, që shumë kombëtare dhe njerëzore është.

Kurse tani, për këtë vit Delija Balidemajn, për një moment e shohim si kandidat të tjetrës parti gjermane, me emrin; “CSU”. Arsya është sipas të gjitha gjasave se gënjeshtra, të cilën e ka ndërtuar dhe lënsuar Delija Balidemaj kundër znj. Lendita Musliut, mund të jetë kuptuar dhe kritikat që mund t’i bëheshin Delijajt, nuk do të kishte mundësi t’i përballonte e t’i kundërshtonte, për shkak të gënjeshtrës që e ka bërë në dëm të saj. Dhe, pasi që e bëri bërllok aty, iku në partinë tjetër dhe, derisa ta kuptojnë këtu se çfar karakteri është, edhe ky plaket sëbashku me gënjeshtrat e tij dhe ik.

Sa dinak që është, që nuk le udhëheqës partiak e shoqate pa e takuar e dreka për t’u dhënë dhe secilit ka për t’i thënë se; “unë jam vetëm me ty dhe partinë apo shoqatën tënde, kurse të tjerët vetëm se i mashtroj!” e, si t’ia kthejë shpinën, i thotë; “shko në djall, ti me gjithë partinë apo shoqatën tënde, që ke!” Pra, ky është Delija Balidemaj – ujku nën lëkurën e qingjit.

Pse janë kaq të rrezikshëm këta tipa?
Të bëjnë të qeshësh, por të kafshojnë përbrenda! Nuk të godasin me zë, por në heshtje! Të bëjnë të biesh në pozitën e vetëkontrollit emocional dhe nëse nuk je i aftë të dalësh nga kjo situatë sa që do të mendosh se je i paaftë dhe fajtor.  Ndërsa ai mbetet i ftohtë, i qetë dhe i paprekur. Secili që bie pre e këtyre tipave, fillon të vuajë nga ankthi social, vetëvlerësimi i ulët, vështirësi për t’u besuar të tjerëve, lidhje emocionale kronike, sepse duke jetuar me një njeri të tillë është sikur të flesh me nje gjarpër. Kurrë nuk je i sigurt dhe i qetë.

Më së miri është t’u largohesh këtyre tipeve karakteresh, sepse këta kanë energji të shumtë negative. Këta vuajnë, vetëm atëherë kur t’u largohen miqtë, sepse i konsiderojnë viktima, ata.

A ka shërim për tipa karakteresh, sikur që është Delija Balidemaj?  Kjo është pyetje e rëndë dhe me vështirësi kërkojnë ndihmë psikiatrike këta! Dinakërinë dhe intrigat që i kanë, ata i konsiderojnë si aftësi, kurse sinqeritetin e të tjerëve e keqkuptojnë dhe e konsiderojnë si marrëzi!

Largimi nga këta tipa të tillë është akt vetëshpëtimi! Jo frikë. Këta tipa karakteresh përdorin fjalë të zgjuara, veprime të trishtuara, ndjenja faji dhe mbajtje të ndjenjave emocionale larg. Ai tip që ju bën të dyshoni në vlerën e juaj nuk është i mençur as i ditur, por është intrigant i rrezikshëm dhe djallëzor. Por, mos harroni se këta tipa nuk janë të gjithëfuqishëm! Kur fillosh t’i njohësh, kur t’u vesh emër, kur ndërtosh kufinj dhe kur të largohesh prej tyre, këta ndjehen si peshku pa uje, fuqia e tyre bie përdhe dhe venitet. Pra, e tëra ajo çka mbetet, del rezultati se ky është një qenje e vogël, që përdorte dinakërinë, për ta fshehur zbrazëtinë e vet. Kurse ti mos lejo, që ta krijojë zbrazëtinë brenda teje, sepse nuk je aq i vogël e i pavlerë, siç përpiqet ai, që të bëjë të ndjehesh.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu