ARKIVI:
25 Korrik 2026

Dje në Tiranë u promovua libri im “Terrorizmi bashkëkohor – Klasifikimi, tipologjia dhe format e manifestimit”

Shkrime relevante

Mos e humbni trenin e fundit për shpëtim?!

Florim Zeqa Pas shpalljes së kandidaturës time për kryetar të LDK-së, me...

Protestat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, përballë dy sfidave dhe heshtjes së shteteve amë

Aleksandër Ndoja, Tiranë - Protestat e fundit në Shkup dhe Tetovë janë...

Dje në Tiranë u promovua libri im “Terrorizmi bashkëkohor – Klasifikimi, tipologjia dhe format e manifestimit”

Kolë Krasniqi, Tiranë Dje, në ambientet e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë,...

Një shkrim për ata që na quajn islamofob!

Arber Hoxha, Prishtinë Një shkrim më “detyroi” ti them ca fjalë, si...

U promovua monografia “Terrorizmi Bashkëkohor” i Dr. Kolë Krasniqit në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Aleksandër Ndoja, Tiranë Në Akademinë e Shkencave u promovua monografia “Terrorizmi Bashkëkohor”...

Shpërndaj

Dje, në ambientet e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, në praninë e një numri të madh akademikësh, intelektualësh dhe zyrtarësh të lartë shtetërorë nga Kosova dhe Shqipëria, u bë promovimi i librit tim më të ri:
“Terrorizmi bashkëkohor – Klasifikimi, tipologjia dhe format e manifestimit”.
Pas kumtesave dhe vlerësimeve profesionale të recensentëve të nderuar, prof. dr. Pajtim Ribaj, prof. dr. Xhavit Shala, prof. dr. Azem Hajdari dhe prof. dr. James Albrecht, pata nderin të pranoja edhe disa vlerësime të veçanta.
Akademia e Artit, Shkencës dhe Letrave “Mirdita” më akordoi medaljen “Yjet e Arbërit”, ndërsa Rrjeti Intelektual Shqiptar dhe IPA Shqipëri më nderuan me mirënjohjet e tyre.
Me këtë rast, shpreh falënderimin dhe mirënjohjen time të thellë për këto vlerësime, të cilat i pranoj me respekt, krenari dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie.
Për mua, ato nuk përbëjnë vetëm një nderim personal, por edhe një vlerësim për punën time shumëvjeçare shkencore e akademike dhe për përkushtimin tim në shërbim të dijes, së vërtetës dhe interesit kombëtar.
Falënderim të veçantë u drejtoj të gjithë akademikëve, intelektualëve, përfaqësuesve institucionalë dhe miqve nga Kosova dhe Shqipëria, të cilët, me praninë, kumtesat, vlerësimet dhe fjalët e tyre të çmuara, i dhanë kësaj veprimtarie një rëndësi dhe vlerë të shtuar akademike, institucionale dhe kombëtare.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu