ARKIVI:
6 Mars 2026

Djegia e mundshme e Kuranit është e ulët, mirëpo, pa një pa dy, Sulltani akuzoi të gjithë ata që kanë mendim të kundërt

Shkrime relevante

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Pas Vjosa Osmanit qëndron një burrë që zhgënjeu, zhgënjeu kombin që e zgjodhi atë

Aurel Desarioti Gra si Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla kanë një rol...

Shpërndaj

Fotoja është e përpunuar nga Tim Shkupi, “Imami i Shqiptarëve”.

Fatmir Gashi, Lipjan

Myftiu i Kosovës ef- Naim Tërnava e paska quajtur krim djegien e Kuranit. Natyrisht se është akt i ulët, nga kushdo që të jetë bërë kjo vepër. Mirëpo, pa një pa dy, Sulltani akuzoi të gjithë ata që kanë mendim të kundërt. Duke paragjykuar përfoli subjekte, që ai pretendon ti akuzoj për këtë vepër. Po ia kujtoj myftiut se Kurani është djegur disa herë nga vetë myslimanet e devotshëm deri në shkrimin e formës së tij përfundimtare, – dhe ata që kishin urdhëruar djegien sot po nga këta mysliman konsiderohen si fytyra të ndritura të historisë myslimane.
Kurani i parë konsiderohet se është përmbledhur në kohën e kalifit Ebu- Bekr në vitin 632 nga Zaid ibn Thabit. Mendohet se manuskriptet e para janë shkruar në pergamene, pllaka guri, eshtra etj. Mendohet se kjo manuskript iu ka dhanë Hafses (njërës nga gratë e profetit, vajzës së Omerit) për ta ruajtur. ” E habitshme pse jo Ajshes gruas me të dashur të Muhamedit”!
Fillimisht e deri vonë, në mes arabëve, kishte konflikte rreth interpretimit të Kuranit, sepse arabet e interpretonin në mënyra të ndryshme, nuk kishin alfabet dhe shkrim të konsoliduar dhe të spikatur.
Kalifi i tretë Uthman Ibn Affan kishte vendosur të krijoj një grup dijetaresh, të cilët do ta rishkruanin Kuranin, kështu që kishte kërkuar nga Hafsa ti dorëzohen të gjitha dorëshkrimet që ajo posedonte për ti larguar dilemat dhe përçarjet e mundshme brenda komunitetit. Komisioni për rishkrim përbëhej nga:
Abdallah Ibn Zubayr
Sa’id ibn al-As
Zaid ibn Thaif
Abdurrahman ibn Harith
Një vit pas, komisioni kishte përpiluar një Kuran i cili quhej Kurani i Uthmanit(Osmanit). Pas kësaj Kalifi Uthman urdhëroi djegien e të gjitha shkrimeve, dosjeve të mëparshme. E çuditshme që një Mysliman i rangut ma të lartë kishte urdhëruar djegien e te gjithë ekzemplarëve të mëparshëm dhe sot përkujtohet si fytyrë e rëndësishme historike fetare.
_____
Bashkësia Islame e Kosovës
DEKLARATË E MYFTIUT NAIM EF. TËRNAVA ME RASTIN E DJEGIES SË KURANIT TË SHENJTË
Jam thellësisht i tmerruar dhe i tronditur nga akti vandal dhe kriminal i djegies dhe përdhosjes së Kuranit të Shenjtë, i kryer me porosi dhe mision të qartë kriminal nga persona ende të panjohur në Çabrat të Gjakovës.
Një veprim i tillë është plotësisht i papranueshëm, pasi cenon rëndë vlerat universale humane të qytetërimit botëror dhe, njëkohësisht, godet drejtpërdrejt parimet, traditën dhe identitetin e popullit tonë.
Populli shqiptar, ndër shekuj, është njohur dhe është identifikuar për harmoni, bashkëjetesë dhe mirëkuptim ndërfetar, si dhe për respektimin e besimit, kulturës dhe traditës së tjetrit, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështje të ndjeshme që lidhen me fenë dhe besimin.
Fatkeqësisht, këto vlera dhe parime janë vënë në shënjestër kohëve të fundit nga lëvizje të errëta që, në emër të një “shqiptarie” të deformuar dhe të ashtuquajturit “kthim në rrënjë”, po promovojnë urrejtje, përçarje dhe dhunë.
Individë të caktuar dhe grupe të organizuara, duke manipuluar, shpifur dhe instrumentalizuar opinionin publik, po përhapin gjuhë urrejtjeje dhe po bëjnë thirrje të hapura për dhunë ndaj shqiptarëve të besimit mysliman, si dhe për zhdukjen e trashëgimisë dhe kulturës islame.
Kjo propagandë e rrezikshme, në raste edhe tronditëse, është përkrahur madje nga persona, që mbahen dhe paguhen si profesorë universitarë, duke marrë shembuj dhe modele të errëta të gjenocidit grek dhe serb ndaj shqiptarëve myslimanë.
Djegien dhe përdhosjen e Kuranit në Gjakovë e shohim si një akt konkret dhe alarmues, si pasojë direkte e këtyre ideologjive antishqiptare dhe antiislame, të cilat synojnë realizimin e projekteve dashakeqe sipas modeleve të huaja që historikisht kanë qenë armiqësore ndaj shqiptarëve të besimit islam.
Me këtë rast, kërkojmë nga organet kompetente shtetërore që të ndërmarrin menjëherë veprimet e nevojshme ligjore ndaj autorëve të këtij akti kriminal, por edhe ndaj ideatorëve, mentorëve dhe ideologëve të kësaj ideologjie të rrezikshme, të cilët veprojnë duke u fshehur pas parullave të rreme të “fjalës së lirë”, “të drejtës së besimit” dhe një shqiptarie të deformuar sipas interesave të tyre.
Ftoj institucionet shtetërore, edhe njëherë, që të marrin masa adekuate dhe konkrete për të ruajtur kohezionin shoqëror, vlerat autentike të popullit tonë, harmoninë ndërfetare dhe interesin e përgjithshëm të qytetarëve dhe të trojeve tona.
Prishtinë, 27 janar 2026
Myftiu i Kosovës
Naim ef. Tërnava

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Katolikt nuk kan asnji arsy dhe asnji interese ta djegin Kuranin.
    As ata musliman, qe rikethehen ne besimin e te parve te tyne ,nuk kan nevoje ta djegin, sepse per ata Kurani nuk ka ma vlere.
    Vetem atyne qe u djeg RIKETHIMI I MUSLMANVE NE RRAJT E VETA, vetem ketyne u djeg. Keto mund te jene ose serb ose fanatike musliman.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu