ARKIVI:
10 Qershor 2026

Dreka e kobshme e janarit 1953 në Split, mes Titos dhe “arnautit” Mehmet Fuad Köprülü, që ishte “më turk se turqit”

Shkrime relevante

Protestat po përhapen gjithashtu në Skoci pas sulmit me thikë në Belfast

Peder Jensen / Document.no Protestat po përhapen edhe në Skoci pas sulmit...

Kujtime e mendime të Ibrahim Kelmendit për Lidhjen e Prizrenit, në 148 vjetorin e themelimit

Ibrahim Kelmendi, Gjermani Para 148 viteve: LIDHJA E PRIZRENIT Në momentin vendimtar, historik,...

Kërcënimi i Vjosës me zgjedhje, sëmundje kronike për pushtet!

Florim Zeqa Qytetarët nuk dolën të votojnë sepse nuk kishin për çka...

Shpërndaj

Në foto: Mehmet Fuad Köprülü
Nga Blerim Latifi.
Ishte janari i vitit 1953. Tito kishte lënë Beogradin dhe ishte nisur në drejtim të Splitit. Atje ishin bërë të gjitha përgatitjet e duhura për drekën speciale të cilën diktatori jugosllav po e shtronte për një mik të tij special. Fjala ishte për ministrin e punëve të jashtme të Turqisë,
Mehmet Fuat Kopruly. Kopruly ishte pinjolli i fundit nga familja Kopruly, e cila gjatë shekujve 17 e 18 kishte arritur deri në majat më të larta të pushtetit osman. Kjo familje ishte me origjinë shqiptare por, duke qenë krejtësisht e asimiluar, njerëzit e saj nuk kishin bërë asgjë për atdheun e të parëve. Këshilltarët e Titos ia kishin tërhequr vërejtjen atij se mbase origjina shqiptare e ministrit turk do të përbënte ndonjë pengesë për planet që kishte në mendje Tito, por ai ua hoqi merakun shpejt :
– Mos u shqetësoni, miku im është më turk se turqit.
Dreka kaloi në mënyrë shumë miqësore. Tito, që kërcenohej nga një pushtim i mundshëm sovjetik, kërkonte gjithandej mbështetës, dhe Turqia ishte një shtet shumë i përshtatshëm për të qëndruar në anën e Jugosllavisë.
Kështu lindi Pakti Jugosllavi- Turqi-Greqi. Pjesë e këtij pakti ishin edhe kërkesat dypalëshe, të cilat u shtruan në Drekën e Splitit.
Ministri turk, me origjinë shqiptare, i kërkoi Titos që të krijohej pakica turke në Kosovë, ndërsa Tito, nga ana e tij, e rihapi çështjen e Konventës së vitit 1938 midis qeverisë jugosllave dhe qeverisë turke për shpërnguljen e shqiptarëve të Kosovës e Maqedonisë në Turqi. Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord rreth këtyre dy çështjeve. Në Kosovë do të sajohej shpejt një pakicë turke, e cila kurrë nuk kishte ekzistuar, ndërsa të dy palët do të nisnin menjëherë punën që të rifillonte shpërngulja e shqiptarëve drejt Turqisë. Pjesa tjetër e historisë njihet gjerësisht.
_________
Vërejtje e Drinit
Në mesin e familjeve që me dekret shtetëror e kishin formuan të ashtuquajturën “pakicë turke” që përbëhej prej shqiptarëve në Kosovë, ishte edhe ajo e kryeredaktorit të gazetës Rilindja në Prishtinë, me prejardhje nga Llapi, që fillimisht ishte një titist dhe ithtar i madh i bashkëjetëseës së “kombeve e kombësive tona të barabarta”, pastaj një “shqiptar i madh”, por që familja e tij deri kah fundi i viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar në shtëpi e ka folur vetëm gjuhën turke!

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Reagim me vend dhe duhet të shprehemi më guximshëm edhe të gjithë ne të tjerët. Mbase Rexhep Qosja tani don të manipuloj me numrat e islamistëve që të ketë nji përjkrahje, përndryshe po humbet nga skena, mjerisht!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu