Dritan Goxhaj, Tiranë
PERËNDIMI NË DUART E SOCIOPATËVE NARCISTË
Pjesa e parë
Amerika, nuk është i vetmi vend në këtë dynjanë tonë të rrejshme, që shpesh, sidomos në këto kohët e fundit, udhëhiqet nga sociopatët dhe narcistët. Po ashtu, edhe Izraeli me aparteidin dhe genocidin e tij të vazhdueshëm ndaj palestinezëve dhe agresionin e vazhdueshëm të tij ndaj fqinjëvë arabë vepron në të njëjtëm mënyrë si aktualisht Amerika, si rezultat i udhëheqjes sociopate dhe narciste të tij.
Po, as Europa jonë nuk mbetet pas këtij trendi të narcizmit dhe sociopatisë; mjafton të shohësh për këtë sesi ata, të ashtuquajtur “udhëheqës” të saj, përkulen me paturpësi ndaj kërkesave amerikane edhe kur ato duket qartë që do të shkatërrojnë totalisht vetë Europën dhe, nën ndjenjën e narcizmit dhe të udhëhequr nga sociopatia që i dallon, gjithçka e bëjnë vetëm për të qënë të besueshëm për njerëzit shumë të pushtetshëm të kësaj bote, (aktualisht ndaj Trumpit).
Për të kuptuar më mirë sociopatinë dhe narcizmin e këtij Perëndimit, mjafton të analizojmë tre ngjarje të ndodhura në harkun kohorë të 25 ditëve të fundit.
Ngjarja e parë ka të bëjë me mbledhjen në Paris, të ashtuquajturve “udhëheqës” Europianë, të mbledhur nga Presidenti i Francës, Makron dhe Kryeministri Britanik, Staimer, me bashk iniciaivë të Kancelarit Gjerman Mertz dhe Kryeministres Italiane, Meloni, me qëllim të formimit të të ashtuquajturit –“Koalicion i të Vullnetëshvme- për në Ukrainë”.
Ngjarja e dytë ka të bëjë me deklaratat e lëshuara nga zyra e Komisioneres së Bashkimit Europian, Ursula Von der Lejen ,se avioni me të cilin ajo po udhëtonte në drejtim të Bullgarisë, gjoja pësoi një sulm elektronik nga Rusia, duke i bllokuar GPS avionit.
Ngjarja e tretë ka të bëjë me sulmin e Izraelit në Doha të Katarit, me qëllim: vrasjen e gjithë udhëheqësisë së Hamasit.
Le t’i analizojmë një e nga një këto ngjarje, të ndara në tre pjesë, duke e nisur nga ngjarja e fundit, e cila është edhe më e freskëta.
Ngjarja e tretë – Sulmi Izraelit në Doha të Katarit.
Dje, më 9 shtator 2025, Izraeli tentoi të vriste udhëheqjen e Hamasit në Doha të Katarit, të cilët ishin mbledhur me kërkesë të Amerikës, për të diskutuar një propozim amerikan për armëpushimin në Gaza.
Në këtë mbledhje merrnin pjesë:
1.Udhëheqësi i Hamasit në Gaza, Khalil Haja;
2.Udhëheqësi i Hamasit për Bregun Perendimor, Zaher Jabarin;
3.Kreu i këshillit SHURA të Hamasit, Muhamed Daruish;
4.Kreu i Hamasit për jashtë vendit, Khaled Mashal
Mbledhja e tyre bëhej në Katar, dhe kjo me kërkesë të vetë amerikanëve, të cilët, në vitin 2024, kur Katari vendosi të mbyllte zyrën e Hamasit në Doha, atëherë presidenti amerikan, Biden i kërkoi publikisht Katarit që mos ta mbyllte zyrën dhe të vazhdonte të bëntë ndërmjetësin në bisedimet me Hamasin.
Kjo, ngaqë Katari është një aleat strategjik i Amerikës në Lindjen e Mesme, pasi aty është e vendosur baza më e madhe amerikane në rajon dhe në të cilën ndodhet edhe CENTCOM – Komanda Qëndrore e Forcave Amerikane.
Sulmi izraelit ndaj Hamasit në Doha u bë me avjonë luftarakë, të cilët lëshuan rraketa me precision të lartë ndaj godinës ku pretendohej se ndodheshin udhëheqësit e Hamasit.
Për të bërë këtë sulm, avionëve Izraelitë u është dashur të udhëtojnë për 4000 km, vajtje – ardhje. Për këtë mison, izraelitët nuk kanë angazhuar më shumë se dy avjonë luftarak të tipit F-15; por, që ky mision të kryhej, duhej që këta avjonë të furnizoheshin në ajër me karburant, prandaj kanë angazhauar edhe dy avionë çisternë, për ruajtjen e të cilëve ka angazhuar, të paktën, 8 avjonë të tjerë luftarakë.
Për të mbërritur në Katar, Izraeli ka shfrytëzuar hapësirën ajrore Siriane, më pas ka hyrë në hapësirën ajrore Irakene, derisa ka dalë mbi ujrat ndërkombëtare mbi Gjrin Persik.
Normalisht, Siria nuk ka mbrojtje ajrore dhe, që prej rrëzimit të Asadit nga Pushteti aviacioni izraelit e përdor hapësirën ajrore siriane sipas dëshirës.
Ndërsa hapësira ajrore Irakene manaxhohet nga forcat amerikane, ndaj edhe aty izraelitët kanë hyrë e dalë sipas dëshirës.
Ndërsa, hapësira ajrore e Katarit manaxhohet dhe mbrohet nga vetë forcat ajrore të Katarit, të cilët kanë avionë luftarakë në dispozicion dhe Mbrojtjen Kundërajrore e bëjnë nëpërmjet sistemit Patriot.
Dhe këtu është edhe kleçka, pasi Mbrojtja Kundërajrore, pra sistemi Patriot, nuk ka arritur të dallojë aspak avjonët Izraelitë. Kjo tregon se ajo nuk ka funksionuar.
Lind pyetja: Pse nuk ka funksionuar?
Sepse ajo, në momentin e përshtatshëm është fikur në distancë nga CENTCOM, ngaqë Sistemi Patriot e ka një opsion të tillë – kjo ishte edhe një nga arsyet pse turqit nuk morrën Patriot, por S400- sepse në çdo kohë amerikanët mund ta fikin atë.
Dmth, Izraeli sulmoi ushtarakisht Katarin, një aleat të Amerikës dhe nën mbrojtjen e armëve amerikane të kontrolluara prej tyre.
Ky sulm i Izraelit, i cili nuk ia arriti qëllimit ndaj Hamasit në Katar, është një veprim sociopatësh dhe narcistësh të cilët përveç interesit të tyre personal, dhe mburrjes që do bënin në rast të suksesit, nuk sjell asnjë lloj avantazhi: as taktik, as strategjik e as politik, as për Izraelin e as për Amerikën. Ky akt terrorist i Izraeli ka edhe njw tw mirë, sepse i gjithw njerwzimi botwror po bindet për çdo ditë e më shumë, se Izraeli është thjesht një shtet terrorist i drejtuar nga sociopatë dhe që nuk duhet në asnjë mënyrë të kihet marëdhënie më këtë lloj shteti e etniteti.
Ndërsa, për Amerikën, kjo është një katastrofë diplomatike, pasi tregon se Amerikës nuk mund t’i besohet për asgjë; ngaqë ajo sot udhëhiqet nga një narcist, i cili mendon vetëm për lavdinë e tij, dhe aspak për imazhin e Amerikës.
Në këtë mënyrë e me këto veprime, vetëm se dëmtohet totalisht besueshmëria dhe reputacioni amerikan, jo vetëm në Lindjen e Mesme, por në gjithë botën, dhe se askush nesër nuk ka për ta marrë më seriozisht Amerikën, si dhe të gjithë ata që ndihen të pasigurt nga kjo lloj pabesie amerikane do mundohen të gjejnë aleanca të tjera, të cilat mund t’ju japin garanci egzistence.
Pse askush nuk do besojë më tek Amerika?
Sepse, siç edhe e shpjegova më lart, nuk ka asnjë mundësi teknike që ky sulm të ketë ndodhur pa miratimin direkt të Presidentit të Amerikës, si Komandant i Ushtrisë Amerikane, pasi vetëm me urdhër e dijeni të tij, forcat izraelite kanë mundur të navigojnë hapësirat ajrore të vendeve të cilat manaxhohen nga Amerika, dhe vetëm me dijeni e urdhër të Presidentit Amerikan mund të fiket sistemi “Patriot” në Katar.
Por ky sulm nuk ia arriti qëllimit. Pse?
Dikush e ka sinjalizuar Hamasin për këtë sulm izraelit.
Kush, vallë, mund ta ketë lajmëruar kryesinë e Hamasit, për këtë sulm ndaj tyre?
Vetëm tre vende e kanë mundësinë ta bëjnë atë, në atë rajon: Irani, Rusia dhe Kina.
Rusia ka në bazën ajrore të Hmeimit, në Siri, sistemin S400, dhe është ajo që ka dedektuar e para lëvizjen e avjonëve izraelitë, si dhe drejtimin e tyre, pasi ky sitem mundet t’i indetifikojë abjektet fluturuese deri në distancën 600 km, pra deri në mes të Irakut ka mundur të bëjë gjurmimin e tyre me S400; pastaj, nga aty ka mundur ta bëjë me anë të satelitëve, por edhe me anë të sistemit tjetër S400 që ka instaluar në Iran, në centralin bërthamor të Busherit.
Edhe Iranianët kanë mundur t’i gjurmojnë avionët izraelitë, në momentin kur ata kanë hyrë në hapësirën ajrore të Irakut, e që janë drejtuar drejt Gjirt Persik.
Po kështu, zbulimin e këtyre avjonëve kanë mundur ta bëjnë edhe dy anijet Kineze të zbulimit, të vendosura para 6 muajsh në Gjrin Persik.
Gjithashtu, si rusët edhe iranianët, kanë lidhje direkte me Hamasin, pasi të dyja e njohin atë organizatë si Organizatë Çlirimtare, si dhe kanë edhe marëdhënie politike dhe diplomatike me të.
Duke pasur dijeni, që Kryesia e kësaj Organizate ka qënë e mbledhur dje në Katar, për diskutime, nuk ju është dashur shumë kohë për të bërë një kalkulim të thjeshtë arithmetik, se ku shkonin ata avjonë izraelitë; prandaj, menjëherë nëpërmjet kanaleve të tyre direkte me Hamasin kanë bërë të mundur largimin nga godina të udhëheqësisë së tyre, duke e dështuar kështu gjithë operacionin e Izraelit.
Kjo tregon qartësisht që atë zonë, tashmë e kontrollojnë të tjera forca globale, dhe me këto veprime Amerika vetëm rrezikon të mbetet në të ardhmen e afërt thjesht një mysafir i padëshiruar në atë rajon.
Ps: Dy aleatë të ngushtë të Amerikës (Turqia dhe Arabia Saudite) i janë ankuar Amerikës: pse ka lejuar që një aleat tjetër i ngushtë i sajë (Izraeli), të sulmojë një aleat tjetër të ngushtë të tyre, Katarin.
Kësaj i bje muhabet pa bereqet.
10.9.2025



LINDJA ne duart e diktatorve kriminel te Rusise, Kines dhe Kores se Veriut.