ARKIVI:
19 Mars 2026

E vërteta shkencore përballë abuzimeve me faktet historike, si ajo se Sulltani “e paska ndihmuar nacionalizmin shqiptar”

Shkrime relevante

Fitore në sipërfaqe – por lufta po vendoset diku tjetër

Victoria Fitore Malo, Suedi Nuk mund të mohohet ajo që është arritur. Struktura...

Irani ka qenë një kërcënim i vazhdueshëm

Hans Rustad / Document.no Drejtori i CIA-së, John Ratcliffe, tha të mërkurën...

Të vrarë e të pa varre, poezi që iu kushtohet Aliut, Jahjas dhe Lucie Geo-Fushës

Të vrarë e të pa varre Poezi (Kjo poezi u kushtohet Aliut, Jahjas...

Mallin e të parëve që malsorët e Rrjollit e mbronin dikur me gjak nga serbo – malazezët, sot ua merr shteti shqiptar

 Pamje e Rrjollit Nga Frank Shkreli  “Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia,...

Shpërndaj

Në foto është Sulltan Mehmeti – Fatihu, njëri ndër sulltanët më gjakatar që ka ushtruar shumë gjenocide ndaj shqiptarëve


Dr. Nikollë Loka, historian, Tiranë

1.Vetëm një princ arbër (dhe jo disa) i ftoi osmanët, dhe ky ishte Karl Topia. Në vitin 1485 ai fitoi luftën kundër Balshajve me mercenarë osmanë, por një vit më vonë ishte vasal i venecianëve, që tregon se nuk pati asnjë pasojë nga ajo “ftesë”.

2.Në territoret shqiptare rezistenca ishte më e fortë, prandaj edhe dhuna ishte më e ashpër. Masakrat osmane në Elbasan, Shkodër, Drisht, Krujë, Qidhen etj. e dëshmojnë më së miri këtë.

3.Konvertimi në myslimanë në Shqipëri ishte më i dhunshëm se në vendet e tjera, përgjithësisht ortodokse, të Ballkanit. Për nevojat e tij, Sulltani e njohu institucionin e Patriarkanës së Stambollit dhe pati marrëveshje me të, sipas të cilës ortodoksëve u ruhej feja, po të pranonin statusin e të nënshtruarit (qytetar i rangut të dytë). Ndërsa Papati nuk e njohu pushtimin osman, dhe kjo u reflektua në terren. Territoret katolike që, falë sundimeve anzhuine dhe veneciane, mbizotëronin në një pjesë të mirë të Shqipërisë, u kthyen në myslimane. Në rastin e katolikëve, të gjitha format e dhunës osmane evidentohen qartë. Në territoret ortodokse u praktikua më shumë dhunë jo e drejtëpërdrejtë, siç ishte për katolikët. Prandaj, për t’u shpëtuar dhunës, taksave të shumta, së dhjetës së gjakut, angarive e detyrimeve të jashtëzakonshme për të krishterët, diskriminimit dhe keqtrajtimeve, apo për t’u pranuar si mercenarë me pagë në ushtrinë osmane dhe për të përfituar ofiqe e pasuri, familje e fshatra të tëra të krishtera pranonin të ktheheshin në myslimanë.

4.Është ironike shprehja sikur Sulltani “e paska ndihmuar nacionalizmin shqiptar”. Mjafton të përmendim këto të dhëna për arsimin: Në vitin 1892, në të katër vilajetet shqiptare kishte më shumë se 1,000 shkolla greke, 40 shkolla vllahe, 200–300 serbe dhe bullgare, dhe vetëm 2 shkolla shqipe (Ditërrëfenjësi, 1900: 153–154). Kishte dhe një numër të madh shkollash turke. Sipas statistikave të viteve të fundit të shek. XIX, në të katër vilajetet e atëhershme kishte 1,187 shkolla turke, nga të cilat 1,125 shkolla fillore, 57 shkolla qytetëse (ruzhdije) dhe 5 shkolla të mesme (idadije) (Buda et al., 2002: 247; Hoti-Dani, 2014:41).

Perandoria Osmane nuk i lejoi shkollat në gjuhën shqipe, edhe pas dekretit perandorak (Hatt-i-Humayun, 1856), kur me ligj të gjithë popujt e Perandorisë kishin trajtim të barabartë në arsim. Portës së Lartë dhe Patriarkanës së Stambollit iu interesonte t’i mbante shqiptarët të përçarë fetarisht (Skëndi, 2000: 26–27).

Në kushtet e ndalimit të arsimit shqip, për interesa të shtetit osman, nga autoritetet u lejuan dy shkolla shqipe në Korçë, për djem dhe për vajza. Por rezultatet e këtyre shkollave për ngritjen e vetëdijes kombëtare të shqiptarëve, si dhe veprimtaria e shkollave të fshehta shqipe, të hapura kryesisht në jug, e kishin shtuar shqetësimin e autoriteteve osmane dhe të Patriarkanës së Stambollit. Si rrjedhim, në fund të shek. XIX dhe në fillim të shek. XX, shpërtheu një fushatë ndjekjesh, burgimesh dhe internimesh të mësuesve dhe veprimtarëve shqiptarë (Historia e arsimit, 2003:167–168). Autoritetet osmane arritën deri aty sa të mbyllin edhe dy shkollat e Korçës, që i kishin lejuar vetë vite më parë. Në qershor të vitit 1902, pas 15 vjet pune, ishte mbyllur Mësonjtoria Shqipe për djem. Vështirësi po kalonte edhe shkolla shqipe e vajzave në Korçë. Pas urdhërit të Stambollit që ndalonte vijimin e kësaj shkolle nga nxënëset myslimane në vitin 1904, Porta e Lartë ndaloi përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë mësimi në këtë shkollë dhe, në fillim të vitit 1907, u lëshua urdhëri nga Veziri i Madh për mbylljen e saj (Historia e arsimit, 2003:169–171).

Kundërshtimin ndaj nacionalizmave ballkanike, që kishin zotëruar pjesën ortodokse të popullsisë shqiptare, Sulltani Abdyl Hamiti II iu kundërvu me politikën e turqizimit, përmes shtimit të shkollave turke. Shtimi i shkollave turke në trevat shqiptare u diktua dhe nga shtimi i madh i shkollave të huaja, kryesisht greke, serbe dhe bullgare. Kështu, në Prizren, në vitin 1886 kishte 17 shkolla turke (iptadije) për djem, 9 për vajza dhe 1 shkollë të mesme të ulët (ruzhdije). Sipas të dhënave të vitit 1898, në vilajetet shqiptare ekzistonin këto shkolla turke: fillore turke (iptadije): në Janinë 128; në Manastir 451; në Shkodër 101 dhe në Shkup 455. Shkolla të mesme të ulëta (ruzhdije): në Janinë 11; në Manastir 17; në Shkodër 5 dhe në Shkup 24. Shkolla të mesme të larta (idadije): në Manastir 2; në Korçë 1; Janinë 1 dhe në Shkup 1 (Koliqi, 2002:140–142).

Duke zhvilluar arsimin në gjuhën turke, lejuar arsimin në gjuhë të huaj, si dhe duke penguar zhvillimin e arsimit në gjuhën shqipe, Abdyl Hamiti II e ruajti praktikisht sistemin osman të mileteve, që i identifikonte shtetasit sipas fesë, duke theksuar identitetin fetar të pjesës myslimane të shqiptarëve dhe duke theksuar njëherësh “afërsinë fetare të myslimanëve shqiptarë me turqit” dhe dallimet fetare mes tyre. Duke vepruar kështu, ai i krijoi pengesa dhe vështirësi të shumta Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.

https://www.facebook.com/reel/2090516438403583

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu