Të vrarë e të pa varre
Poezi
(Kjo poezi u kushtohet Aliut, Jahjas dhe Lucie Geo-Fushës, të zhdukur pa gjurmë nga sllavo-komunistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Familja Fusha, që për dekada mbeti në pritje të së vërtetës, ngre zërin kundër heshtjes së imponuar dhe thërret për ndriçimin e kësaj ngjarjeje përtej propagandës dhe frikës.)
Jahja Fusha, shtatlartë e shpatullgjerë,
me guxim dha kushtrimin:
“Bashkohuni, Prishtinë, Shkup, Preshevë e Tiranë,
se këtij vendi gjithmonë Shqipni i kanë thanë!
Zgjohuni, Shkodër, Ulqin, Hot e Grudë,
Sjenicë e Pazari i Ri —
ta mbrojmë të shenjtën Shqipni!”
Ai, edhe në Lidhjen e Dytë të Prizrenit,
më 16 shtator 1943, si delegat i saj,
me fjalën e tij të matur e me peshë
zemrat e të gjithëve i çoi peshë.
Jahjaja apeloi kudo ndër shqiptarë
që Shqipnisë zot me i dalë.
Ai tha:
“Po nuk u mbrojt sot Shqipnia,
do të na mallkojë Perëndia
dhe gjatë do të na sundojë serbo-sllavia.”
Shtriga e tërbuar nga zemërimi
mblodhi sahanlëpirës e zagarë:
vrau Aliun
dhe kidnapoi Jahjan me Lucien.
Ekzekutoi Lucien shtatzënë,
me tortura shtazarake,
e mbyti Jahjan.
U humbi gjurmët
dhe i la pa varre.
Të shitur e paçavure
i këndonin Jugosllavisë
e vëllazërim-bashkimit;
s’çanin fare kokën në ç’mjerim
ishte zhytur Shqipnia —
verbërisht ishin dhënë pas internacionalizmit proletar,
pamëshirshëm varnin e masakronin burra e djem shqiptarë.
Të punojmë e të ndriçojmë historinë,
të mos i harrojmë ata
që me jetë mbrojtën Shqipërinë.
Me luhatje, diktate e inate
nuk shkruhet historia,
as nuk bëhet kurrë unike Shqipëria.

ARIF EJUPI
Gjenevë, 9 shkurt 2026



Kjo poezi është një thirrje e fuqishme kujtese, dhimbjeje dhe ndërgjegjësimi kombëtar. Ajo nuk është vetëm një rrëfim poetik për fatin tragjik të disa individëve, por një dëshmi e gjallë e një periudhe të errët historike, ku dhuna, zhdukjet dhe heshtja e imponuar lanë plagë të thella në ndërgjegjen kolektive shqiptare.
Figura e Jahja Fushës paraqitet si simbol i qëndresës dhe i idealit kombëtar. Ai del në vargje si një burrë me vizion, që thërret për bashkim mbarëshqiptar dhe për mbrojtjen e atdheut. Fjalët e tij janë të mbushura me përgjegjësi historike dhe me një ndjenjë të fortë paralajmërimi, që e bën figurën e tij edhe më tragjike në fundin që pëson.
Poezia ndërton një kontrast të fortë mes idealit dhe tradhtisë. Nga njëra anë kemi figurat e sakrificës — Aliun, Jahjan dhe Lucien, ndërsa nga ana tjetër shfaqen ata që, të verbuar nga ideologjitë, bëhen vegla të dhunës dhe harresës. Termat e përdorur për këta të fundit janë të ashpër dhe të drejtpërdrejtë, duke reflektuar revoltën e thellë të autores ndaj padrejtësisë historike.
Një nga kulmet emocionale të poezisë është përshkrimi i fatit të Lucies, një grua shtatzënë e vrarë me mizori. Ky moment e thellon dimensionin tragjik dhe human të poezisë, duke e shndërruar atë në një akt akuze jo vetëm historike, por edhe morale.
Vargjet e fundit e zhvendosin poezinë nga rrëfimi në një mision: nevojën për të ndriçuar historinë dhe për të mos lejuar harresën. Ato përçojnë një mesazh të qartë se e vërteta nuk mund të ndërtohet mbi heshtje, manipulim apo diktat, dhe se vetëm përmes kujtesës dhe drejtësisë mund të ndërtohet një e ardhme më e ndershme.
Në tërësi, kjo poezi është një elegji për të vrarët pa varre, por edhe një akt i fortë rezistence kundër harresës. Ajo i jep zë atyre që nuk mundën të flasin më dhe na fton të gjithë të mbajmë gjallë kujtesën historike me dinjitet dhe përgjegjësi.
Po pse istucionet tona që nga pas lufta e knena nuk dalin të flasin te verteten. Prof dr Hakif Bajrami din se kush dha urdhër ti vras kët trim te pa epor bashk me gruan e ti. Si dhe ishë Nenprofektin e Podujeves Shaqir Halil Visoken të thuhet e verteta pse dha urdher ky shqip fols i cili vjen nga ni fshat shum afer podujeves mund ta quajm si para laxhë te podujeves.qe u sillke per qytet me plis ne kok pa kurfar turpi.