ARKIVI:
18 Qershor 2026

Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Beqir Berishës, atdhetarit e intelektualit të shquar nga Tetova

Shkrime relevante

Një “PO” e madhe për gazin amerikan – Një investim në të ardhmen e Kosovës

Prof. Sabri Tahiri, Gjilan Kosova gjendet përballë një vendimi që tejkalon politikën...

Kur politika flet, por shkenca mungon: Si mbeti Kosova pa mendimin e saj energjetik

Agim Vuniqi, Vashington ____ Nga historia e zhvillimit industrial të Kosovës del një...

A po hyn Shqipëria në një fazë të mosbindjes totale qytetare?

Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog, Prishtinë Në traditën e demonstrimeve qytetëruese, apo...

Kur ndërgjegja vlen më shumë se disiplina partiake

Nga Frank Shkreli ________ “Nuk ua kam marrë mandatin e deputetit. Ma keni...

Gazi Amerikan, Kosova dhe keqinterpretimet gjeopolitike

Nga Agim Vuniqi, Vashington ____ Në debatin publik është përsëritur shpesh pretendimi se...

Shpërndaj

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Beqir Berishës, atdhetarit e intelektualit të shquar nga Tetova.

Në emër të Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes së tij si dhe të gjithë shqiptarëve, për këtë humbje të madhe.

Beqir Berisha do të kujtohet me respekt si njeri i qëndresës, i dijes dhe i dinjitetit; si filozof, gazetar, autor dhe i burgosur politik, që jetën e tij e lidhi me lirinë dhe me idealin kombëtar shqiptar.

Me veprën e tij letrare dhe studimore, me qëndresën e tij morale dhe me përkushtimin ndaj fjalës së lirë, Beqir Berisha la një gjurmë të pashlyeshme në kulturën shqiptare. Librat e tij dhe artikujt e shumtë nëpër gazeta, nga aktualiteti kulturor e politik e deri te kujtesa dokumentare e refleksionet filozofike, mbeten dëshmi e një jete të kaluar në shërbim të dijes, identitetit dhe dinjitetit kombëtar e njerëzor.

Ai ishte gjithashtu mbështetës i madh i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” dhe i kauzës sonë për ngadhënjimin e drejtësisë për gjenocidin e kryer nga forcat serbe kundër shqiptarëve të Kosovës.

Edhe në ditët e vështira të përballjes me sëmundjen, Beqir Berisha nuk iu nda librit dhe kërkimit të së vërtetës. Libri i fundit që lexoi ishte romani i të birit të tij, Bardhyl Mahmuti, “Revolta e Syzifit”, një vepër kushtuar krimit të gjenocidit në Poklek të Vjetër. Ky fakt e bën edhe më të veçantë kujtimin për të.

Në këto çaste të rënda dhimbjeje, ndajmë pikëllimin me familjen e tij, me të afërmit, miqtë dhe bashkëveprimtarët e tij si dhe të gjithë shqiptarët që humbën një zë të rëndësishëm të kulturës dhe mendimit shqiptar.

Lavdi jetës dhe veprës së atdhetarit Beqir Berisha!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e tij.

Gjenevë, më 3 maj 2026

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”

Adnan Asllani, Zëvendëskryetar

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. Ngushellime per doajenin e gazetarise Dardane zt.Beqir Berisha!
    Ngushellime familjes Mahmuti!
    Ngushellime Mr.sci.Prof.Bardhyl Mahmutit per shkuarjen ne amshim te babas! U prefte shpirti i tij brilante ne Parajse! Beqir Berisha i ndjere ishte kryeredaktori i pare i revistes pedagogjike “ Shkendia” ne kuader te Nderrmarrjes “ Rilindja” ne te cilen kane qene edhe disa pena te ndritura te Dardanise si prof.Hasan Hasani, Prof.Jonuz Fetahu,prof.Sabit Jaha, prof.Rexhep Hajdari e shume te tjere!
    Me respekt!

    Prof.dr.pHD.Flori Bruqi, AAAS

  2. Vdiq atdhetari prof.Beqir Berisha

    Ka vdekur nga një sëmundje e rëndë në moshën 91-vjeçare atdhetari dhe i burgosuri politik, profesor Beqir Berisha, babai i përfaqësuesit politik të UÇK-së për mërgatën Mr.sci.politologut Bardhyl Mahmuti.I lindur më 11 shkurt 1935, ai ishte këshilltar i arsimit për Tetovë dhe Gostivar dhe profesor i filozofisë dhe sociologjisë në gjimnazin e Tetovës. Pas shpërthimit të demonstratave të vitit 1968 dënohet me 1 vit burgim. Pas vuajtjes së dënimit shpërngulet në Prishtinë ku ka punuar si gazetar i gazetës arsimore “Shkëndija”.

    Po ashtu ai ka shkruar 16 vepra nga fusha e filozofisë, pedagogjisë dhe politologjisë. Shtëpia e tij ka qenë strehë për ilegalet dhe shume mbledhje e organizime për çlirim janë mbajtur në banesën e tij.Mahmuti ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në Tetovë në ora 13:30, por ai u ka apeluar bashkëveprimtarëve (ish-pjesëtarëve të UÇK’së), që të mos udhëtojnë drejt RMV-së për ceremoninë e varrimit për shkak të telasheve që mund t’u dalin në kufi me autoritetet maqedonase.
    F.B.

  3. Vdiq atdhetari prof.Beqir Berisha

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu