
Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë
Fara e keqe, kur ta merr era, nuk dihet se ku përhapet dhe kur ndalet. Ajo hyn në tokë të pambrojtur, mbin në heshtje dhe, pa u vënë re, fillon të zëvendësojë vlerat e një shoqërie. Ky është një nga mjerimet më të mëdha që po përjeton sot kombi shqiptar.
Pamjet që dikur do të dukeshin të paimagjinueshme, sot po bëhen të zakonshme: vajza të vogla, ende në moshë loje e ëndrrash, me shami në kokë. Në vend që të gëzojnë fëmijërinë, të rriten të lira dhe të ndërtojnë identitetin e tyre me vetëdije, ato mbulohen me të zeza, sikur u merret drita e jetës që në fillim. Fëmijëria nuk duhet të jetë e rënduar me barrë ideologjike apo fetare të imponuar – ajo është kohë e pafajësisë, e zhvillimit dhe e lirisë.
Gruaja shqiptare, historikisht shtylla e familjes dhe ruajtësja e identitetit kombëtar, sot në shumë raste po përballet me një realitet tjetër: injorim, shtypje dhe kufizim nën ndikimin e asaj që shpesh quhet islam politik. Në vend që të respektohet dhe të fuqizohet, ajo reduktohet në një rol të imponuar, ku liria e saj personale dhe shoqërore kufizohet. Ndarja sipas gjinisë, imponimi i mënyrës së veshjes dhe kufizimi i pjesëmarrjes në jetën publike janë shenja të një regresi të rrezikshëm për një shoqëri që synon përparimin.
Ndoshta kemi reaguar vonë. Ndoshta kemi heshtur përballë një rryme që është forcuar gradualisht. Për një kohë të gjatë, shumë shqiptarë zgjodhën të mos flasin, të mos kundërshtojnë, të mos përballen me këtë realitet. Por heshtja nuk është neutralitet – ajo shpesh është dorëzim.
Siç ka thënë Jean-Paul Sartre: “Elitat janë zemra e kombit. Kur ato heshtin, shoqëria mbetet pa drejtim.” Kjo thënie tingëllon sot më aktuale se kurrë. Kur intelektualët, mësuesit, prindërit dhe udhëheqësit shpirtërorë heshtin, boshllëku mbushet nga ideologji që nuk përputhen me traditën, historinë dhe aspiratat e një kombi.
Çështja nuk është kundër besimit, por kundër instrumentalizimit të tij për qëllime politike dhe kontrolli shoqëror. Kombi shqiptar është ndërtuar mbi bashkëjetesën, tolerancën dhe respektin për lirinë individuale. Çdo devijim nga këto vlera përbën rrezik për identitetin tonë kolektiv.
Sot është koha për reflektim dhe reagim. Të mbrojmë fëmijërinë, të ruajmë dinjitetin e gruas dhe të forcojmë identitetin kombëtar nuk është vetëm një detyrë morale, por një domosdoshmëri për të ardhmen tonë si shoqëri.
Pyetja që mbetet është e thjeshtë, por thelbësore: a do të vazhdojmë të heshtim, apo do të gjejmë guximin për të folur?



Zonja Nexhmije e keni trajtuar një temë shumë të rëndësishme për shoqërinë tonë .
Vitin e kaluar më ka rastisur të shoh në Prishtinë vajza të mbuluara .
Katër – pesë raste komplet të mbuluara me të zeza, ku vetëm sytë u shiheshin . Mendimi im është që kjo e keqe arrihet në familje të varfëra dhe të paarsimuara . Personalisht nuk më pengon e drejta e besimit të askujt , derisa ajo garantohet me ligjet e së drejtës ndërkombëtare .
Por, më pengon dhe më nxjerr plotësisht nga vetja loja e ndytë e disa rrymave fetare që për axhenda të huja hipnotizojnë rininë , sidomos ata që ende nuk kanë bindje të pavarura . U premtojnë përkrahje materiale u ligjërojnë për botën e përjetshme duke i bërë pesimist në jetë , dhe duke i çuar në depresion të imponueshëm .Thjesht ua shpërlajn trurin .
Kjo kategori e të rinjve sinqerisht është për dhembje sepse pagrimë faji zhytet në batakun e injorantëve . Duhet t’ i kujtojmë vitet e errëta kur bartej ferexheja .Armiqtë tanë pastaj luanin me fatin tonë kinse ata luftuan për emancipimin tonë dhe heqjen e ferexhes.
Ato që duan një veshje ndryshe nga lakuriqësia le ta praktikojnë veshjen e bukur të Dukagjinit . Veshje tipike shqiptare dhe e këndshme për syrin .
1. ky shkrim të gjason si prelud i një romani arab; Që nga fjalia e parë – çdo fjali e pakuptimt dhe pa konkretizuar
2. ky shkrim të gjason si një orë mësimi pa mjete konkretizimi
3. në këtë shkrim nuk ka asgjë konkrete, por vetëm mendim i autorës
3. ky shkrim të gjason si në një shkretëtirë të pafundme…
4. ky shkrim është “asgjë”, përveç se një “ofendim” për familjet shqiptare
5. Vetë titulli i shkrimit është i pa kuptimt, ka kuptim të keq!
PS!
Komenti i z. Ejupi e pa kuptimt! Nuk di çfarë kuptimi ka fjala “batak” që e përdor në koment¨
Komenti i Z. Ejupi është me plot kuptim . Nuk cenon të drejtën e besimit por bën vërejtje serioze që mos të kopjojmë kultura të huaja që shkatërrojnë kulturën e traditat shqiptare . Shembulli me ferexhën mjafton …
Fjala batak do të thotë moçal …
Zamira,
në asnjë vend nuk është përmend emri yt, pa luan rolin e avokates se Nexhmijes dhe Arifit. Keq.