Katedrala ”Shën Nëna Tereze” – Prishtinë


Katedrala ”Shën Nëna Tereze” – Prishtinë
____
Zelli është nëna e fatit të mirë, dhe përtacia, e kundërta e tij, kurrë nuk e çoi një njeri drejt arritjes së ndonjërës prej dëshirave të tij më të mira.
Nga Ismet M. Hasani, Suedi
A është Islami vërtetë religjion agresiv dhe i rrezikshëm?! (pjesa 4)
Një grimë dritë e zhdukë errësirën, e po të ndizen reflektorët e krejt botës, ditës nuk ia shtojnë dritën!
Mendim: Të drejtën dhe lirinë time për të shkruar atë që mendoj, nuk e sakrifikoj për asgjë, as për hir të shumë miqve që deklarohen se i përkasin religjionit islam, por të njejtit nuk e njohin drejtë, apo të shkruaj se nuk e njohin të vërtetën mbi të kuptuarit drejtë të Islamit, histoirnë e vërtetë të Muhamedit, të vërtetën mbi jetën dhe veprimet e tij, nuk e njohin drejtë hadithin e Muhamedit, nuk i ka mësur nga Imam Bahariu, as nuk e njohin drejtë Kur’anin, dhe kam mendimin që disa prej tyre as që e kanë lexuar ndonjëherë (Kur’anin). Ndaj, po e shkruaj: ë
Janë disa njerëz, të cilët, sa më shpesh shkojnë në kisha e në xhamia, aq më shumë mbushën me mëkate!
S’ka koment!
*
E shkrova – pak më sipër, me gërma të trasha ”kisha e xhamia”, ndaj së pari do shkruaj për Biblën e Shënjtë.
B I B L A E S H E N J T Ë
Kur jemi duke kaluar vështirësi të mëdha në jetë, është normale të lëkundet edhe besimi ynë tek Zoti. Ndaj edhe në këtë shkrim kam vendosur të sjelli disa pjesë nga Bibla se si të forcohet besimi, edhe në periudhat më të errëta të jetës. Shpresojë do t’iu ndihmojnë sa më shumë.
“Mos u shqetësoni për asgjë, por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderim. Dhe paqja e Perëndisë, që ia tejkalon çdo zgjuarësie, do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus”. Filipianëve 4:6-7
“Dhe Perëndia i çdo hiri, që ju thirri në lavdinë e tij të përjetshme në Krishtin Jezus, mbasi të keni vuajtur për pak kohë, do t’ju bëjë të përsosur ai vetë, do t’ju bëjë të patundur, do t’ju forcojë dhe do t’ju vërë themel”. 1 Pjetri 5:10
“Për Perëndinë asgjë nuk është e pamundur”. Luka 1:37
“Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të nxori nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë. Nuk do të kesh perëndi të tjerë para meje. Nuk do të bësh skulpturë ose shëmbëlltyrë të asnjë gjëje që ndodhet aty në qiejt ose këtu poshtë në tokë ose në ujërat nën tokë”. Eksodi 20:2-4
“Por ata që shpresojnë te Zoti fitojnë forca të reja, ngrihen me krahë si shqiponja, vrapojnë pa u lodhur dhe ecin pa u lodhur”. Isaia 40:31
“Jua kam thënë këto gjëra, që ta keni paqen në mua; në botë do të keni mundime, por merrni zemër, unë e munda botën!”. Gjoni 16:33
“Mos ki frikë, sepse unë jam me ty, mos e humb, sepse unë jam Perëndia yt. Unë të forcoj dhe njëkohësisht të ndihmoj dhe të mbaj me dorën e djathtë të drejtësisë sime”. Isaia 41:10
“Hidh mbi Zotin barrën tënde, dha ai do të të mbajë; ai nuk do të lejojë kurrë që i drejti të lëkundet”. Psalmet 55:22
“Unë po ju lë paqen, po ju jap paqen time: unë po jua jap, po jo si e jep bota; zemra juaj mos u trondittë dhe mos u frikësoftë”. Gjoni 14:27
“Përveç kësaj Zoti vetë ecën para teje; ai do të jetë me ty; nuk do të të lërë dhe s’ka për të të braktisur; mos u tremb dhe mos u tmerro”. Ligji i Përtërirë 31:8.
*
MENDIME PËR BIBLËN
Libri më i përkthyer dhe më i lexuar në botë – Mendime të njerëzve të mëdhenj për Biblën
Në qoftë se do të burgosesha dhe në qoftë se do të guxoja të merrja me vete vetëm një libër, do të zgjidhja Biblën. (Gëte)
Kur shkrimtari i madh Walter Scott, ndodhej në shtratin e vdekjes, i tha djalit të tij të madh: “Ma jep Librin”…
Pa e kuptuar, i biri e pyeti: “Cilin libër dëshiron?”
Scoti iu përgjigj: “Ka vetëm një libër që mund të quhet ‘Libër’ Bibla”
Pasi e lexoi Biblën për të njëqindën herë Spurgeoni tha: “Herën e njëqindtë m’u duk shumë më e mirë se herën e parë”.
Nëpër botë ka sot përafërsisht 2000 gjuhë e dialekte. E tërë Bibla ose pjesë të saj janë përkthyer përafërsisht në 1200 gjuhë, duke u bërë kështu libri më i përkthyer në botë. Bibla ka me mijëra botime të bëra në shekuj dhe ndodhet pothuajse në shtëpinë e çdo të krishteri. Nuk ka asnjë në botë që do t’i dinte të gjitha emrat e gjuhëve, në të cilat është përkthyer Bibla. Krahas gjuhëve të sotme evropiane, ajo është përkthyer edhe në gjuhën perse, kineze, sanskrite, hindi, nsenga, mpoto, omiene, bruy-bhasa, poneri-houen etj., etj., etj. Në vitin 1800 njiheshin 57 përkthime të Biblës, më 1900 kishte 567, më 1953 kishte 1167 përkthime dhe sot mbi 1200.
Në gjuhën shqipe është krijuar një traditë së paku treqindvjeçare e Kishës Orthodhokse Shqiptare, që nis me përkthimin dhe botimin e Dhiatës së Re e të Vjetër nga Grigori i Durrësit, në fillim të shekullit të 18-të, për të vazhduar pastaj me Grigor Gjirokastritin, që e botoi Dhiatën e Re në vitin 1824, 1827 e një botim tjetër më 1858. Sot Kisha jonë Orthodhokse përdor përkthimin e Kostandin Kristoforidhit, i cili e botoi Dhiatën e Re në vitin 1872 në dialektin geg, dhe në dialektin tosk me 1879. Po përgatitet dhe një përkthim i ri i Dhiatës së Re, i cili do të vihet së shpejti në duart e besimtarëve Orthodhoksë.
Bibla më e madhe në botë
Një zdrukthtar nga Los Anxhelosi, duke punuar çdo ditë deri natën vonë, e gdhendi të tërë Biblën në dru. Për këtë punë iu deshën plot dy vjet. Çdo fletë e librit u punua prej druri të hollë me madhësi njëmetërshe, ku janë shtypur shkronjat. Libri ka 8048 faqe, peshon 547 kg., dhe është i trashë 2,5 m.
Dhe më e vogla:
Ka madhësinë e një kutie shkrepëse, është 4,5 cm e gjatë, 3 cm e gjerë dhe 2 cm e trashë. Ajo ka 878 faqe dhe është shtypur në Angli. Eshtë e ilustruar me fotografi që paraqesin pamje nga tregimet biblike. Pesha e saj arrin vetëm 20 gram. Mund të lexohet shumë mirë me anë të një lenteje (llupe) zmadhuese.
( v a z h d o n )


