Më 20 nëntor 2026
Në Pejë, ku pata kënaqësinë me mbajtë nji ligjëratë në Universitetin “Haxhi Zeka” mbi turizmin e gjelbër dhe zhvillimin e komuniteteve vendase. Peja mbart nji randësi të veçantë edhe për lidhjet historike me Shkodrën e Dukagjinin.

Natyrë dhe Histori, Identitet dhe Zhvillim: ri-lidhja e maleve tona nuk mbetet vetëm portë e Bjeshkëve të Namuna, por bahet shtegu i nji rajoni malësor, ku Rugova, Dukagjini, Plava e Gucia afrohen edhe ma shumë mes vete, tue i përforcu potencialet e përbashkëta, të cilat s’kanë kurrgja ma pak se Alpet e Europës, të vizitueme prej tanë botës.





