ARKIVI:
5 Mars 2026

Edhe një sukses i Federatës së Mjekëve shqiptar në  Evropë  

Shkrime relevante

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Pas Vjosa Osmanit qëndron një burrë që zhgënjeu, zhgënjeu kombin që e zgjodhi atë

Aurel Desarioti Gra si Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla kanë një rol...

Shpërndaj

                                                                                     

Shkruan: Hajriz Mamaj

Tiranë 9 Mai 2025

  • Mjekët të gjithë në luftë kundër kancerit

Konferenca e 24 e Ferades së Mjekëve Shqiptarë në Evropë përmbylli me sukses  Projektin një vjeqar  të aktivitetit të mbështetur Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GmbH (GIZ-i ). Ky projekt u realizuar në bashkëpunim edhe me  Shoqatën Europa Dona Albania.

Tirana sot si edhe herave të tjera ka mbledhur ekspertët më të njohur nëfushën e mjekësisë nga vëndi dhe diaspora për të trajtuar një temë shumë të rëndësishme që prekë shumë njërëz në mbarë botën.  Faja është për sëmundjen e kancerit nga e cila sot vuajnë me qindra dhe mijëra njerëz në mbarë rruzullin toksor.  Federata e Mjekëve Shqiptar në Evropë duke i qendruar besnik misionit të saj të themelimit edhe kësa here  për realizimin e këtij projekti  ka ftuar mjekët më eminent nga radhat e veta të cilët punojnë në vende të ndryshme evropiane  si dhe nga  vendet shqipfolëse e në  veçanti ekspertët nga Tirana për ti shpallë luftë sëmundjes së kancerit, kësaj të keqe për njerëzimin.

Bujar Bilali, përfaqësues i GIZ-it gjerman

Ky projekt më rendësi natyrisht se bazën e ka tek  GIZ-i Gjerman që ndihmonë shoqatat dhe asociacionet që mirren me aktivitete të ndryshme në diasporë. Federata e Mjekëve Shëiptarë e drejtuar me sukses nga Dr. Aurora Dollenberg  e mbështetur në realizimin e  projekt nga GIZ-i gjerman  ka arritur të përmbyllë  këtë aktivitet me shume sukses duke sjellë në Tiranë ekspertë  të  mjekësisë . Ky aktivitet u zhvillua edhe me Shoqatën partnere Europa Donna Albania.

Dr. Esmeralda Babamusta, dermatologe

Ndonëse në Tiranë levizjet e njerëzve  ishin të mëdha drejt tubimeve elektorale ,nuk i pengoi mjekët dhe të interesuarit për të marrë pjesë në  konferencën që mbahej në Hotel Rogner për të përcjellë punimet një ditore të konferencës që për temë kishte;

“ Parandalimi i kancerit dhe praktikat më të mira për trajtimin tek gratë”

Konferenca i filloi punimet me fjalimet përshendetëse nga të tre organizatorët GIZ-i gjerman, Shoqata Europa Donna Albania dhe Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë.

Me një fjalë përshendetëse në emër të MEG- GIZ Albania  pjesëmarrësve iu drejtuar Burim Bilali , Junior Advisor.

MSc Donjeta Zeqa Advokuese e Pacientëve, Tiranë

Të nderuar pjesëmarrës,të nderuar profesionistë të shendetit, përfaqësues të institucioneve publike,organizatave partnere dhe anëtarë të diasporës shqiptare ,mirë se keni ardhë në këtë konferencë kaq të rëndësishme që i kushtohet një prej çështjeve më kritike të shendetit publik në Shqipëri siç është” Parandalimi i kancerit tek gratë”. Jam i lumtur që në emër të GIZ Albania dhe Programit” Formësimi i Migracionit të Orjentuar drejt Zhvillimit( MEG) i cili mbështet organizatat e diasporës shqiptare që japin kontribut për zhvillimin social dhe ekonomik të  vendit tonë t´ju përshendes dhe t´ju uroj punë të mbarë në konferencë. Dua të shtoj edhe këtë se Projekti CaPAË i zbatuar nga FMSHE dhe Shoqata Europa Donna Albania është një shëmbull i shkelqyer bashkëpunimi  në të mirë të shendetit publik.Edhe kryetarja e Shoqatës Europa Donna Albania , zonja Donjeta Zeqa bashkëorganizatore e konferencës me një fjalë rasti iu drejtua të pranishmëve. Kam kënaqësinë  që sot të nisë përshendetjen time për ju me një falenderim të veçant për temën që po e trajtojmë ngase unë përsonalisht  nga kjo sëmundje më janë atakuar disa anëtarë të familjes dhe vet mamaja ime. E mblodha  forcën për të vënë dien dhe njohuritë e mija për të dhënë kontributin tim në sherbim të njerëzve në nevojë që sa më lehtë ta përballojnë këtë sëmundje deri në sherim të plotë. Me këtë rast dua ti drejtoj një falenderim të veçant Dr. Orges Spahiut, Radiolog-Onkolog i cili me përkushtimin  dhe humanizmin e tij prej profesionisti e vuri në sherbim të nënës sonë. Shpreso që sot publikimet në këtë konferencë nga ekspertë  pjesëmarrës do e ndihmojnë shumë trajtimin e të prekurve nga kjo sëmundje. E falenderoj edhe Doktoreshën Aurora Dollenberg që nuk ka hezituar ta bashkoj aktivitetin  e kësaj Federate me ne dhe asociacione tjera në Shqipëri. Punë të mbarë dhe suksese.

Dr. Aurora Dollenberg, kretare e FMShE

Në fjalën përshendetëse zonja Dollenberg falenderoi të gjithë të pranishmit si dhe mbështetësin kryesor ne realizimin e këtij projekti  GIZ-in gjerman dhe Shoqatën  Europa Donna Albania. Suksesin tonë të përbashkët do ia adresojmë  të gjithë atyre që presin nga ne që së paku tua lehtësojmë dhimbjet dhe vuajtjet me punimet tona nga kjo sëmundje e rëndë. Besoj shumë që sot do kemi rastin të dëgjojmë ekspertë të shumtë të kësaj fushe dhe të gjitha arritjet ti adresojmë tek ata që kanë nevojën tonë si profesionistë mjekësor. Ju falemnderit dhe konferencës i uroj punë të mbarë.

Burim Bilali , këshilltar MEG- GIZ dhe Dr. Aurora Dollenberg

Punimet i nisi  Dr.Esmeralda  Babamusta specialiste e dermatologjisë në Tiranë , njëherit edhe Kryetare e Degës së Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Tiranë e cila për konferencën e sotme kishte zgjedhur temën: “Mbështetja Psiko-Sociale për pacientët më sëmundje kanceroze”.Zonja Babamusta në fillim të ligjerimit të saj theksoi se kanceri është një ndër sëmundjet më sfiduese jo vetëm për pacientin por edhe për familjaret e tytre të cilët shpesh përballën me pasoja emocionale dhe psikologjike të thella. Diagnostifikimi i një familjari apo një të afërmi mund të shkaktoj një varg reagimesh emocionale që përfshijnë frikë,pasiguri,trishtim dhe ndjenja të fuqishme të shqetësimit shpirtëror. Qëllimi i këtij studimi nënvizoj Dr. Emeralda synon të identifikoj sfidat dhe reagimet emocionale të eksplorojë përvojat përsonale  dhe psikologjike të individëve dhe famoioljarëve të tyre. Doktoresh Esmeralda u përgjigj edhe në shumë pyetje të të pranishmëve sidomos nga sëmundjet kancerogjeze të lëkurës tek pacientet.

Dr. Bujar Gjikolli, Radiolog

Zonja Donjeta Zeqa,kryetare e Shoqatës Europa Donna Albania u ndal në përjetimet më të sëmuarit nga kanceri duke i sjellë në konferencë edhe përjetimet e saja me familjarët e atakuar nga kanceri. Në diskutim ajo rrefeu edhe përvojat dhe pengesat me të cilat ballafaqhen pacientët e atakuar me këtë sëmundje.

Gjergji Pashaj, sekretar i përgjithshëm i FMSHE

Shqetësimeve të zonjës Zeqa me shumë profesionalizëm u mundua tu jepte  Dr. Negjyp Sopa Specialist i gjinekologjisë,infertilitetit CEO Klinika Gjikonologjike në  Kopenhagë. Dr. Sopa në këtë konferencë në punimin e tij u ndalë të “Kanceri në qafën e mitrës” Me një përvojë të gjatë në fushën  e gjikonologjisë Dr.Sopa shpjegoi mundësitë e diagnostifikimit sa më të hershëm   deri në sherim të plotë. Nga Danimarga Dr. Sopa në këtë konferencë solli edhe metodat më të reja të zbulimit të kancerit dhe apeloj që edhe në Shqipëri të zbatohen ato dhë Qendrat mjekësore të paisen me teknologji moderne në diagnostifikimin sa më të hershëm. Doktorr Sopaj u përgjigj edhe në shumë pyetje sa i përket edhe kancerit të gjirit të gratë të moshave të ndryshme. Një studim i thell në fushën e “ Menagjimit Multidisiplinar të Kancinomës Squamocelulare të Kavitetit Oral (OSCC) u  paraqit dhe u përcoll me shumë vemendje Dr. Orges Spahiu Radio-onkolog në Tiranë.  Vetë tema e trajtuar nga një ekspert që ndër të parët e përcaktonë diagnostifikimin  edhe interesimi ishte tejet i madhë. Doktor Spahiu me një përkushtim të madh analizoi mundësinë e diagnostifikimit dhe të sherimit. Për kushtet e punës dhe teknologjin ë që posedojnë Institucionet shendetsore të Shqipërisë janë të kënaqshme por mbetet akoma për tu përmirësuar. Me një punim shumë të mirë në këtë konferencë u paraqit edhe Dr. Genc Selmani, Mjek i Mjekësisë Familjare nga Kërçova i cili  në punimin e tij kishte bërë një hulumtim në Kërçovë dhe rrethinën evendbanimeve shqiptare.

Dr. Aurora Dollenberg në studimin e saj “Të mbijetuarit nga kanceri vuajnë nga Stresi post-traumatik” Si Psiko – Terapiste zonja dollenberg solli në konferencë përvojat e saja me të prekurit nga kjo sëmundje, dhe socializimin e tyre në jetë normale. Zonja Dollenberg u përgjigj edhe në shumë pyetje që iu drejtuan asaj.Në këtë konferencë me një punim të përbashkët u paraqiten Dr. Esmeralda Babamusta,specialiste e dermatologjise dhe kryetare e degës së Federatës në Tiranë  dhe Msc. Gjergji Pashaj, ekspert i shendetit publik dhe Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Mjekëve Shqipütar në Evropë. Në këtë studim të dy bashkëautorët kishin bërë një studim të hollësishëm reth  diagnostifikimit të grave me kancer. Gjatë referimit nga ana e Gjerji Pashaj mësuam statistika të shumta që autorët kishin hulumtuar në europë dhe më larg. Zoti Pashaj me theks të veqant në punimin e tij u ndal në Shqipëri dhe tregoi se kanceri i  gjirit  më i përhapur  është tek popullata e femërave dhe për vitin 2020 ishin diagnostifikuara 936 femëra me kancerin e gjirit.Zoti Pashaj theksoi se që sa më mirë të kuptohen edhe faktorët e rrezikut e në të shumtën e rasteve lidhen edhe me faktorin gjenetikë Në fund zoti Pashajpër të pranishmit solli edhe statistika  krahasuese në vende të ndryshme dhe e përfundoi punimin e tij me thënjen se: sëmundja më mirë është të zbulohet se sa më vonë të shernepërmjet  sllajdeveohet.Punimi që zgjoi vëmendjen e të pranishmëve ishte edhe ai i Dr.Bujar Gjikollit nga Kosova  që për këtë konferencë kishte trajtuar “ Marrjen e biopsisë së gjirit,realizimin dhe rëndësinë e diagnostifikimit”

Nepërmjet përvojës shumvjeqare si Radiolog Dr. Gjikolli në këtë konferencë solli metodat me të përparuara në maarrjen e biopsisë përpunimin dhe diagnostifikimin. Sipas Dr. Gjikollit diagnostifikimi i hershëm jepë shpresë për një sherim dhe tretman më të suksesshëm sidomos tek gratë me kancer të gjirit dhe të qafës së mitrës. Dr. Gjikolli  nepërmjet sllajdeve konkretizonte format dhe metodologjitë më të reja për marrjen e biopsisë.

Përqafimi i mjekeve …

Me punimet e tyre u paraqiten edhe Dr.Fadil Avdiu Internist nga Gjermania  me temën:”Parandalimi i Tumoreve të shkaktuara nga HPV, Dr.Msc Arsim Gerxhaliu,Patolog ligjor nga Kosova “ Situata Aktuale Onkologjike e Kancerit të Gjirit në Kosovë. Edhe zonja Dr. Kozeta Filipi, Epidemiologe në Tiranë trajtoj temën:”Prirjet dhe Kontrolli i Kancerit te  Zorrës së Trashë në Shqipëri” Me punimin Kanceri në Shqipëri : Sfidat Shëndetësore dhe financiare u paraqit Dr.Bernard Progi,internist në Tiranë. Në këtë Konferencë problemin e Teroides e preku Dr.Ilirjana Agolli nga Tirana e cila vuri theksin në “Shendetin e Tiroides me rëndësi të veçant” Dr. Kleida Mati,Onkologe nga Tirana theks të veçant i dhe punimit të saj në” Evolucionin në Trajtimin e Kancerit Renal. Me një punim me peshë u prezentua edhe Specialistja e inermerisë Intenzive nga Gjermania  MSc Eljona Istrefi me temën:  “Kujdesi infermieror tek  Pacientët me Kancer”

Punimi i Prof.Asc Oltiana Petri, mikrobiologe nga Tirana që për këtë konferencë kishte zgjedhë temën e .” Rëndësinë e  Diagnozës nepërmjet Tipizimit të HPV” e cila u mirëprit nga pjesëmarrësit në konferencë.

Negjyp Sopa specialist gjinekolog në Danimarkë

Nga Kosova ekipi i urgjencës sq qytetit të Prishtinës i kryesuar nga  Prof.Ass. Isuf Bajrami specialist i Urgjencës u ndalë në temën: Koncepti “ Pesë Hallkat “ në trajtimin e dhimbjes së  gjoksit” Profesor Bajrami në mënyr të  shkelqyeshme i analizoj këto pesë hallka duke i materjalizuar edhe me mjete rrethanore që për të pranishmit u mirëprit shumë mirë.

“Ana e errët e Klonit:” Plakja qelizore, Dominanca dhe rezistenca në Malinjitetet Hamatologjike”ishte tema që u prezentu nga Dr. Adela Perolla,Hematologe nga Tirana. Ndërsa për fund u prezentu edhe  Mimoza Malka,Farmaciste nga Tirana. Me rëndësinë që paraqesin barrnat dhe farmakologjia në sherimin e të prekurve  nga Kanceri u mbyllen edhe punimet e Konferencës së 24 të Federatës së Mjekëve Shqiptar në Evropë.

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu