ARKIVI:
8 Mars 2026

Ekspozimi i aktiviteteve “parainformative”: Sfidë për sigurinë kombëtare!

Shkrime relevante

Provokim në zemër të Kosovës: Flamuri i një shteti të huaj në Mitrovicë , policia e ruan atë…!

Luan Dibrani, Gjermani Ngjarja e fundit në Mitrovica, ku policia e Kosovo...

Përçarje brenda Iranit midis Gardës Revolucionare dhe udhëheqjes politike

Njerëzit vizitojnë Parkun Kombëtar Hapësinor të Gardës Revolucionare, pak jashtë Teheranit,...

Sipas historianit Kristaq Prifti, në Kosovë nuk ekzistonte popullsi turke

Msc Belisar Jezerci, historian POPULLSI TURKE NË KOSOVË NUK EKZISTON ! Ne bazë...

Urime për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

Luan Dibrani, Gjermani  Sot, më 7 Mars, në këtë ditë të shënuar të...

Fjalë respekti dhe mirënjohjeje për Mësuesin tim, Sabri Raçi

Arif Ejupi, Gjenevë Disa njerëz kalojnë në jetën tonë pa lënë fare...

Shpërndaj

Ekspozimi i aktiviteteve “parainformative”: Shkelje e rendit kushtetues dhe sfidë për sigurinë kombëtare!
Rasti i publikuar para disa diteve nga gazetari i Klan Kosovës duhet të shihet si një akt me rëndësi të madhe në kuadër të transparencës dhe mbrojtjes së interesit publik.
Gazetari ka shërbyer si një zë i domosdoshëm për të ekspozuar një aktivitet që, në thelb, prek sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës. Mbështetja për këtë hulumtim është e domosdoshme jo vetëm për integritetin e gazetarisë hulumtuese, por edhe për vetë funksionalitetin e shtetit ligjor.
❗️Në aspektin juridik dhe kushtetues, Mbledhja, Grumbullimi dhe Përpunimi i informacioneve të ndërlidhura me strukturat e sigurisë vendore– qoftë për individ, grup, organizatë apo shtet të huaj – bie drejtpërdrejt në fushën e veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së shtetit.
❗️Një aktivitet i tillë, pavarësisht mbulesës së “OJQ-së” apo formës “civile”, përbën shkelje serioze normative dhe duhet të ishte trajtuar nga organet e drejtësisë.
Është për t’u habitur fakti që pati një reagim nga faktori ndërkombëtarë, të cilët e relativizuan këtë zhvillim, duke lënë përshtypjen sikur “keto” struktura të caktuara “parainteligjente” në Kosovë punojnë për interesa të tyre?!.
Një qasje e tillë është problematike, sepse shpërfill normativën e brendshme të Kosovës, e cila është e qartë: çdo organizatë apo individ që merret me aktivitete të tilla cenon rendin kushtetues.
Kjo nuk është hera e parë që organizata sikur ajo në hulumtim janë të lidhura me direktivat zyrtare të Beogradit dhe kanë vepruar kundër institucioneve legjitime të Kosovës. Në të kaluarën, ato kanë qenë pjesë e një strategjie hibride për të kundërshtuar rendin dhe ligjin në veri, duke sfiduar në mënyrë të hapur Policinë e Kosovës – institucion legal dhe legjitim i shtetit.
Pra ky rast duhet të shërbejë si një kujtesë e qartë për të gjitha palët – e në veçanti ndërkombëtare – se çdo tentativë për të krijuar struktura paralele ose për të ndikuar në funksionalitetin e sigurisë së Kosovës është e papranueshme dhe e dënueshme. Mbrojtja e rendit kushtetues dhe e integritetit të institucioneve të sigurisë është interes strategjik, jo vetëm i Kosovës, por edhe i stabilitetit rajonal.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Zotri Drizan Shala. Pakes joprofesioniste kjo Deklarata e Juaj. Te Ju them pse: Ju jeni ekspert per Siguri Kombetare, e jo gazetaret. Ata nuk jane shkollu as trajnu per kete pune per cilen Ju jeni, te themi, Ekspert. Pra, kjo gje behet ne kete menyre: I thirrni te gjithe Kryeredaktor te te gjitha gazetave dhe televisioneve ne Kosove dhe i jepni atyne udhezime cka NUK LEJOHET te botohet. E ata jane pergjegjes dhe i percjellin udhezme te juaja apo te Juaja personale te gjithe gazetarve qe punojne ne ato redaksi. A e keni be kete pune?! Jo, si duket. E ky gazetari NUK ESHTE I TRAJNUM e aq ma pak EKSPERT per informata te Klasifikuara. E ne Kosove eksistojne 3 (tre) gazetare qe meren vesh ne keto pune. Vetem 3 (tre). Kuptohet se nuk i them ketu haptas emrat e tyne. Besoj e e dini , e njifni kategorine: Propagand= Antipropagand=Propagande. Besoj…

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu