ARKIVI:
18 Korrik 2026

Ëndrra nuk mund të vdes, për aq kohë sa SHQIPTARI jeton

Shkrime relevante

“Mos u dorëzo Ines”

Lirim Gashi, Prizren Poezi Poezinë lirike "MOS U DORËZO INES", së shpejti do...

Ëndrra nuk mund të vdes, për aq kohë sa SHQIPTARI jeton

Nga Aurel Dasareti Armiqtë janë të elektrizuar nga ëndrra se me veprimet...

Ministrja Serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq,duhet të jap dorëheqje sa më parë dhe të përgjigjet penalisht

Nga Flori Bruqi New York,17.07.2026   Deklarata e ministres serbe për Administratë Publike dhe...

Kërcënohet nga emigracioni masiv: Një fshat anglez do të shkëputet nga Britania e Madhe

Thame Road, rruga hyrëse për në Piddington. Foto: Robin Webster /...

“Rroftë Serbia e Madhe!” është ulërima që e zvogëlon Serbinë më së shumëti

Lirim Gashi, Prizren ___ (në shqip dhe serbisht) ___ Të dashur serbë të Vuçiqit, Millosheviqit,...

Shpërndaj

Nga Aurel Dasareti

Armiqtë janë të elektrizuar nga ëndrra se me veprimet antishqiptare do të arrijnë shkombëtarizimin e tyre dhe një ditë, do të ushtrojnë një kontroll të plotë mbi ta. Kodoshët shqipfolës, në bashkëpunim me armikun e jashtëm, duan ta shtrydhin Atdheun tonë. Misioni i tyre është të vazhdojnë të na bezdisin me llomotitje të çoroditura dhe në thelb të pakuptim. Lehjet e tyre janë një përzierje e shushatur vetëmburrjeje primitive, përgojimesh të gjithçka-je  shqiptare dhe profeci të flakta të predikuesve injorantë përçarës antikombëtar.

***

Kombi është një bashkësi njerëzore e qëndrueshme, e lindur mbi bazën e bashkësisë së gjuhës, të territorit, të jetës ekonomike dhe të formimit shpirtëror që shprehet në bashkësinë e kulturës. Kombet kanë një shpirt të përgjithshëm dhe një unitet moral të vërtetë që i përfton ashtu siç janë. Ky unitet shfaqet sidomos nëpërmjet GJUHËS. Shqiptari i cili është duke flakur tej gjuhën amtare, zakonet e nderuara, dhe duke shkelur me këmbë dogmat kombëtare, ai fyen pikërisht ZOTIN.

Për një komb të caktuar, me rrënjët e veta-gjenealogjinë, me një kujtesë etnike, me një popullsi të dhënë, territorin, me zakonet e tij, gjuhën e tij, situatën gjeopolitike, pasuritë, cilësitë e mira e të këqija, duhen gjetur ligjet që i përshtaten.

***

Edhe pse shqiptarët nuk kanë druajtje të tepërt prej sundimtarëve, janë tejet të bindur dhe verbuar. Janë prej atyre kombeve që nënshtrohen jo pse autoriteti iu shkakton aq frikë, por sepse ata kanë aq frikë – jo nga autoriteti, por prej jetës – sa kërkojnë një pushtet të cilit t`i nënshtrohen. Ndërkaq, sundimtarët e tyre injorantë, kanë nevojë për një prijë të fuqishme, të fortë, që të kompensojnë ligështinë e tyre. Dhe, e gjejnë te fqinjët. Prandaj Shqipërinë e urdhëron Greqia, Kosovën Serbia, Turqia…

Kohët e fundit kam përshtypjen që jeni të vetëdijshëm se gjendeni në një botë të huaj dhe ju ka kapluar ndjesia e pafuqisë që rrjedh prej kësaj. Kjo lehtësisht mund t`ju mposhtë. Nëse do të ndjeni veten tërësisht pasiv, një objekt i thjeshtë, do të privoheni prej vetëdijes se keni një vullnet, një histori të lashtë dhe një identitet legjendar pellazg/ilir/shqiptar.

Nuk ka rrezik tjetër si ai kur mendja të ngulet në një pikë e nuk luan vendit, kurse unë jam vërtet nga ata që gjatë përmbushjes së detyrës, kanë nevojë për emocionet e lidhura me rreziqe e me marrje rreziqesh përsipër, për ta pasur mendimin të kthjellët. Ky është element i prirjeve të mia.

Një mik më pyeti: “Aurel, nga e nxjerrësh këtë kënaqësi emocionale, nga dashuria apo rreziku që vjen nga kjo lojë?”

Përgjigja ime ishte: “Nga rreziku. Sepse më nxit. Por, të lutem, mos më keqkupto,  rreziqet nuk më pëlqejnë, më pëlqen t`u bëj bisht. Kështu u hapet rrugë energjive të mia.”

Ata që nuk kujdesen për ndjenjat e të tjerëve mund të bien shpejt në telashe. Shumica e vendimeve të marra janë të bazuara në emocione. Kjo ndoshta nuk duket ashtu sepse ne i maskojmë me fjalë të arsyeshme dhe shpjegime, por shpesh janë “ndjenjat e barkut” ato që vendosin.

Emocionet janë nxitës të fuqishëm në njerëz, për të mirë dhe për të keq dhe diçka që ne dëgjojmë me vëmendje kur ne të hasim në diçka që na sfidon. Janë instinktet origjinale indigjene që na tregojnë nëse ne duhet të ikim ose të luftojmë.

Të njohësh vetveten do të thotë të fitosh një kuptim thelbësor në rritje, mendore dhe ndijore, për pjesën tjetër deri më atë kohë të panjohur të psikikës vetjake. Ajo shkakton një shtim të energjisë, që çlirohet prej përgjegjësisë për të mbështetur kapërcimet; kështu pra, sa më tepër që njeriu është në ndërlidhje me realitetin e tij të brendshëm, aq më tepër është i dritësuar dhe i lirë.

***

Sa e shkurtër është rruga nga normal te i çmendur?

Çfarë është çmenduri dhe çfarë është normalitet? Kjo është një pyetje e lashtë me shumë përgjigje. Tradicionalisht ne e perceptojmë shpesh çmendurinë  në lidhje me mangësinë e realitetit. Njerëzit që përjetojnë botën në një mënyrë krejtësisht të ndryshme se publiku i gjerë, shpesh konsiderohen si të sëmurë psikik, me çrregullime shpirtërore. Shumica e njerëzve e kuptojnë marrëzinë dhe çmendurinë si e kundërta nga e arsyeshmja.

Ne duhet të jemi sinqertë. Ka grupe në shoqërinë tonë që kanë një kokë bosh, gojë të madhe dhe një zë të lartë, por të cilët nuk janë myslimanë të vërtetë. Dhe, këta krijesa nuk përfaqësojnë shqiptarët mysliman. Ekstremizmi i tyre ka të bëjë me ideologjinë dhe jo Islamin. Më injorantët dhe më të çmendurit prej tyre:

  • propagandojnë mësimin fetar islam në shkolla
  • propagandojnë mbulesën me jorgan të femrave
  • kërcënojnë me dhunë të përhapin islamin politik

Politikanët injorantë, servil, tradhtarë dhe të korruptuar deri në vesh:

  • dhe plaçkitën të gjitha pronat shoqërore
  • motivojnë / detyrojnë ikjen e shqiptarëve dhe boshatisjen e vendit
  • përpiqen të zvogëlojnë numrin e shqiptarëve të Kosovës, duke ua ndaluar lindjen e fëmijëve
  • ua dhurojnë fqinjëve KOASH-in, qytetet (Mitrovicën), minierat (Trepçën), lumenjtë (Vjosa, Radika), detin, kodrat, fushat, malet, tokën, qiellin, ajrin…

Botëkuptimet e tyre të përdredhura për çështjet dhe gjërat, janë fuqia më shkatërruese për Kombin dhe Atdheun.

***

Nacionalizmi i shqiptarëve është vrarë si pasojë e “pastrimit të trurit”, ndërkaq fqinjët shovinist e përforcojnë gjithnjë e më tepër. Megjithatë, nuk ka probleme me të cilat nuk mund të ballafaqohemi. Përvoja, njohuritë dhe besimi në vetvete na tregojnë se si ato duhet të trajtohen. Doemos, edhe shoqëria shqiptare të pastron plehrat nga kopshti vet, të krijojë strukturë dhe institucione të mirëfillta, të përhershme, që i sigurojnë asaj qëndrueshmëri.

***

Në shtator 2012, me disa miq dhe bashkëluftëtarë të mi ishim në Shqipëri. Afër dy muaj u stërvitëm në bjeshkët madhështore dhe ujërat e kaltra të Ksamilit. Natën e fundit para ikjes, në ditarin tim shkrova:

Fryrë zemrat dhe faqet me ngjyra të ndezura, homazh të dashurit Atdhe. Emri i shenjtë. Gjumi im është i heshtur, dhe askush nuk mund të ëndërrojë në mënyrë të lehtë dhe kështu të heshtur, kur malet dhe deti bie në gjumë, dhe askush nuk mund të buzëqeshë në mënyrë të qetë dhe të lumtur, kur zërat lundrues mbinatyror vdesin. Dhe, pyjet janë duke fjetur në luginë.

Shqipëri, Shqipëria ime, ma jep mua pranverën tënde, me diell mbi ujërat që lëkunden, por më dëgjo mua, më dëgjo mua kur ditët kalojnë dhe hijet e mbrëmjes mbulojnë ballin tim. Pastaj më mëso të zbehem, o Shqipëri moj nëna ime, dhe të hipi në një krevat në tokën tënde të shenjtë, kur vera e lënë vendin…

***

PS: Kjo letër e imja (ky artikull) u botua në disa gazeta kombëtare në mars të vitit 2015.

Më poshtë sot (16.07.2026) shkrova një shtesë për të:

Kjo thënie e imja (publikuar shpesh në shtypin shqiptar), trajton debatin rreth vetëdijes kombëtare dhe gjeopolitikës në rajon.

Këndvështrimi i im ndahet në dy elemente kryesore:

1) Zbehja e nacionalizmit shqiptar: U përpoqa të argumentoja se ndërgjegjja kombëtare është dobësuar për shkak të ndikimeve të jashtme, propagandës dhe ndryshimeve sociale.

2) Agresiviteti i fqinjëve: Unë theksova se, përballë këtij pasiviteti, shtetet fqinje që kanë pushtuar trojet tona, vazhdojnë të konsolidojnë politikat e tyre fashiste apo shoviniste, terroriste (siç jam shprehur në artikujt e të botuar në shumë gazeta/portale shqiptare.

Ky qëndrim (jo vetëm i imi por i disa atdhetarëve tjerë) nxit shpesh diskutime në opinionin publik lidhur me raportin mes patriotizmit, integrimit rajonal dhe ruajtjes së identitetit kombëtar.

Argumenti se nacionalizmi shqiptar është dëmtuar nga një formë e “pastrimit të trurit” është një tezë që shpesh diskutohet në publicistikën dhe sociologjinë shqiptare. Ajo ngrihet për të shpjeguar zbehjen e vetëdijes kombëtare dhe faktorët e jashtëm që kanë ndikuar te shqiptarët.

Kjo tezë mbështetet në disa pika kryesore:

1) Deformimi i Historisë: dokumentohet se historiografia është manipuluar gjatë periudhave të ndryshme politike (sidomos gjatë regjimit komunist dhe ndikimeve pasuese), duke çuar në një perceptim të gabuar të rrënjëve dhe vlerave kombëtare.

2) Ndikimi i Agjendave të Huaja: Dokumentohet (kam theksuar ) se qarqe të caktuara, shpeshherë shoviniste fqinje, kanë investuar për dekada në nxitjen e përçarjes fetare, krahinore apo ideologjike për të dobësuar kohezionin shqiptar.

3) Humbja e Identitetit Autentik: Argumentohet se përmes indoktrinimit dhe imponimit të kulturave të huaja, shoqëria shqiptare është larguar nga nacionalizmi tradicional (bashkimi përtej dallimeve partiake, fisnore, krahinore…) dhe është drejtuar drejt një pasqyre të dëmshme vlerash (pothuajse aspak nuk mërziten për kombin por për fenë që ua imponojnë armiqtë tradicional që mjerisht i kemi me shumicë.

***

Në kontrast me këtë këndvështrim, studiuesit e historisë dhe sociologjisë (siç evidentohen tezat e disa studiuesve të njohur mbi lëvizjen kombëtare) e përkufizojnë nacionalizmin shqiptar si një model unik. Ky model historikisht u ndërtua mbi parimin e ndarjes së fesë nga përkatësia kombëtare, duke i lënë vendin bashkëjetesës…

PS: Shqipëria dhe Kosova (dhe trojet nën okupim) janë vend laik.

Aurel DasaretiUSA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu