Nga Flori Bruqi
New York,17.07.2026
Deklarata e ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, se nëse do të ishte në vendin e Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998 do ta kishte spastruar etnikisht Dardaninë, ka shkaktuar reagime të ashpra edhe në arenën ndërkombëtare.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe Akademik Prof.dr. PHD Skender Kodra, Kryetar i Akademisë Shqiptaro-Amerikaane më seli në New YOrk dhe degët e saja në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup si dhe anërët tjerë të Akademisë dhe Bordi i AAAS-it., të cilët e kanë cilësuar të papranueshme një deklaratë të tillë dhe ka kërkuar përgjegjësi nga ministrja serbe e lindur në Pejë. Profesor dr.Skender Kodra, PHD ka thënë se Snezhana Paunoviq ka pretenduar se do ta kishte kryer spastrimin etnik të Kosovës në vitin 1998, duke vlerësuar se deklarata të tilla bien ndesh me vlerat demokratike dhe të drejtat e njeriut.
“Kjo deklaratë është e papranueshme. Kushdo që justifikon spastrimin etnik po tall viktimat e Luftës së Dardanisë dhe po shkel të drejtat e njeriut dhe të drejtën ndërkombëtare.
Në një qeveri demokratike nuk duhet të ketë hapësirë për deklarata të tilla; ato e dëmtojnë paqen në Ballkanin Perëndimor.
Ministrja Paunoviq duhet të japë dorëheqjen”, shkroi psikologu klinik Akademik Prof.dr. Skender Kodra, PHD.



