ARKIVI:
24 Prill 2026

Engjëll Gishti i jep përgjigje Dritan Goxhajt, analistit islamist, rreth parashikimeve të tij për dështimet e ardhshme ushtarake të SHBA-ve dhe Izraelit

Shkrime relevante

Testamenti i Qosjes, një shkrim i shkurtër, por me një peshë të jashtëzakonshme kuptimore për kulturën shqiptare

Lis Bukuroca, Gjermani Fjala e fundit e Rexhep Qosjes Gati para dhjetë viteve,...

“Republika e tretë” e Albin Kurtit, kulmim i sovranitetit apo fillim i një konflikti të rrezikshëm në Ballkan?

Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog, Prishtinë (Kjo ese synon të analizojë konceptin...

Abdixhiku zotohet për reforma, parësi debati dhe vota e fshehtë

(Vazhdim nga: "Mëkatet e Lidershipit paraprak, barrë e sotme e LDK-së) Idriz...

Libri “Si ta përtërijmë jetën”, libër me porosi për jetën dhe shëndetin e njeriut

Vitrina e librit:  LIBËR ME POROSI PËR JETËN DHE SHËNDETIN E NJERIUT Idriz...

Shpërndaj

NJE PERGJIGJE NDAJ ANALISTIT ISLAMIST Dritan Goxhaj MBI PARASHIKIMET E TIJ MBI DESHTIMET E ARDHSHME USHTARAKE TE AMERIKES DHE IZRAELIT!
Dritan Goxhaj .Analizat e tua ushtarake, ne planin teorik jane perfekte DHE KY ESHTE KURTHI JOT!
Duke bere analiza teorike perfekte, ti beson se po kaq perfekte do jete edhe e ardhmja e realitetit ushtarak ne terren! Keshtu ti parashikon deshtimin e plote e te padiskutueshem te Amerikes ne luften e saj ndaj Iranit islamik!
Po nuk eshte keshtu! Pse?
Sepse ne analizen tende perfekte ti mbivlereson fuqine e Iranit e nenvlefteson fuqine e Amerikes! Pse e ben ti kete?
Thjesht sepse keshtu ti deshiron te jete! Pse?
Sepse shume superkomunista si puna e familjes tende, te rritur e ushqyer ne Adn nga rregjimi komunist, me renien e ketij te fundit, meqenese nuk jetoni dot pa nje regjim dhune (qe ka hyre thelle ne qenien tuaj), e zevendesuat dhunen shpirterore komuniste me dhunen shpirterore islamiste! Dhe keshtu linden shume islamiste te rinj ne Shqiperi, pikerisht nga ata qe ishin armiqte me te eger te islamit ne vecanti dhe fese ne pergjithesi!
Njehere qe u bete islamista, ne keto perleshje nderkombetare midis Perendimit dhe vendeve islamiste, ju mbani anen e islamistave e jo te perendimoreve qe na cliruan gjysmen e kombit! Por si nostalgjik komunista qe jeni, mbani edhe anen e Rusise!
Perse mendoj se analiza jote teorikisht “perfekte” eshte e gabuar ne praktike?
Po kete ti na e ke vertetuar ne shume raste! (Ne fakt jo vetem ti por edhe islamiste te tjere te fshehur si Kulla, Cako, etj).
Ne intervistat e tua me te para ti (dhe jo vetem ti) na the se “Izraeli do thyente hundet ne Gaza”, se “Ushtria izraelite nuk eshte e pergatitur per lufte guerrile ne qytet” (ndersa the se eshte e pergatitur per lufte frontale, etj), se “Hamasi do i shkaktoje deme te konsiderueshme Izraelit”, e te tjera arsyetime teorike “perfekte”, qe NE PRAKTIKE REZULTUAN FLLUCKA SAPUNI! Izraeli e derrmoi Hamasin dhe keta ose u vrane ose morren arratine nga Gaza!
Te njejten gje na the edhe per Hezbullah. Ti dhe Kulla na thate se para dy vitesh Izraeli pesoi disfate te plote ne Libano e Jugut, se Izraeli nuk ka fuqi te perballet me Hejzbullah, se keta jane nje force ushtarake shume e pergatitur qe do i shkaktojne shume deme Izraelit, etj, etj teorira e “analiza perfekte” teorike, por qe ne praktike asgje nuk doli sipas analizave tuaja!
Ne analizat e tua te fundit, pra ne rastin e Iranit, jam dakord se Trump as qe e ka idene e realiteteve ushtarake (ai ska fare njohuri militare) keshtu qe deklarimet e tij mbi kohezgjatjen dhe rezultatet e luftes jane nje çoroditje jo e vogel. Gjithashtu, ketu ndikon edhe fakti se Trump hyri ne kete lufte pa deshiren e tij (i detyruar nga dosjet Epstein), dhe fare i papergatitur: ai fillimisht nuk kishte asnje anije ne Gjirin Persik.
Keto jane disavantazhe ne anen amerikane, qe u shfrytezuan me mjeshteri nga iranianet, por mbrapa Trump eshte nje ushtri e tere e mirepergatitur me gjenerale te zote qe do dine mire ti pergjigjen nevojave te luftes. Madje, paradoksalisht, Trump u prish pune gjeneraleve, sepse Trump, i shtytur nga shfaqja mediatike, u jep urdher te fillojne luften kur gjeneralet nuk jane akoma gati, kur pergatitjet ushtarake nuk kane perfunduar, etj. Por Trump kerkon rezultat triumfal ne kohe record, dhe ky eshte defekti me i madh i amerikaneve! Nje gabim i tille kam frike se mund te ndodhe edhe me futjen e forcave tokesore ne terren, sikurse po flitet koheve te findit! Nese Trump urdheron futjen e tyre tani, ky do ishte nje tjeter gabim ushtarak jo i vogel! Dhe ne kete pjese te analizes tende jam dakord me ty. Ne artin modern te zhvillimit te luftrave sot, futja ne terren behet kur armiku eshte dermuar dhe shkelja me kembe eshte faza perfundimtare, pra formalizimi i fitores! Realiteti ne Iran eshte akoma shume larg ketij momenti. (Madje une besoj se kjo faze nuk do ndodhe fare sepse Irani do bjere dakord me disa nga sanksionet formale e lufta do mbyllet ndoshta nga fundi i Prillit). Kete gabim, pra futjen e parakohshme te forcave tokesore ne terren (qe vjen nga mbivleresimi i forcave te veta) e beri edhe Putin ne Ukraine ku, megjithe superioritetin e saj, pati deme te jashtezakonshme qe Putin dhe njerezit prane tij as qe i kishin imagjinuar ne fillim te luftes!Nga kjo marreveshje USA- Iran (ku formalisht Irani do pranoje disa kushte), Izraeli do mbetet i pakenaqur, por pas kesaj lufte ne do kemi nje faze te re te marredhenieve Izrael – Usa, Izrael – Europe (nje distancim te Perendimit me Izraelin), dhe nje afrim te USA me Europen.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu