MBI DISA KEQKUPTIME KONCEPTUALE NE HISTORIOGRAFINE TONE!
Edhe njehere ne ditet e fundit shfaqet perseritshem idea nese bejleret, pashallaret dhe vezirat shqiptare ishin kollaboracioniste te turkut qe punuan kubder interesave te vendit te tyre, apo ishin patriota qe u perpoqen dhe realizuan aq sa munden ne interes te vendit tone!
Meqenese kemi shume historianë e historiane të famshme qe e mendojne ndryshe nga une, vendosa ti shkruaj dy rreshta mbi kete teme delikate per historine tone.
Trajtimin e kesaj teme e nis me nje pyetje:
Per ne si popull, ne ato 550 vite, do ishte me mire te mos kishim bejlere, pashallare e vezira, apo qe me mire qe e patem kete klase ne ate pushtet aq mizor?
Ne trajtimin e kesaj teme, shume komentues marrin si shembull Vezirin serb Rustem Sokolovic, qe sundoi ne kohen e Sulltanit Sulejman i Madherishem, pasi ky vrau, vezirin shqiptar nga Parga Ibrahim Pargaliun.
Personalisht jam shume dakord se rritesi serb i derave Sokolovici, beri jashtezakonisht shume per vendin e tij, po a jeni te sigurt se veziret shqiptare nuk bene asgje per Shqiperine?
Kush i ndertoi valle ato ura qe edhe sot quhen “Ura e Vezirit” kudo ne Shqiperi, ndersa rruget e kalldremta qe pershkonin gjithe Shqiperine? Mos valle i ndertuan fshataret e varfer, apo ju hap barku sulltanit?
Qysh kur krijuan shtetin e tyre, greket e serbet filluan nje propagande te forte kunder aristokracise shqiptare te kohes osmane! Kjo sepse atyre u interesonte denigrimi i kesaj klase per te realizuar tre objektiva.
1. Shpronesimi i cifliqeve te tyre pa shperblim! Ne Greqine e viteve 1821 – 31, te gjitha cifliqet (ferma kombinat prej 1 – 2 – 3.000 ha) ishin prone e pashallareve shqiptare! Po keshtu edhe ne nje pjese te madhe te Serbise deri ne Beograd! Ato u shpronesuan dhe provare e legjitim nuk ju njoh titulli i pronesise ne menyre abuzive!
2. Objektivi i dyte ishte “clirimi” krahinave te tjera “turke” dhe futja e tyre ne shtetet e tyre. Fillimisht Greqia as qe enderonte te merrte Maqedonine, Epirin e madje as Thesaline! Ata nuk kishin as guximin t’i pretendonin. Kujt i trembeshin? Llogjikisht pashallareve dhe bejlereve, qe kryesisht ishin shqiptare! Ata e benin ligjin, ata financonin ushtrite, ata kundershtonin sulmet greke apo serbe. Edith Durham tregon se si me 1896 e gjithe ushtria greke nisi nje sulm per pushtimin e Epirit duke u nisur nga dy drejtime: Korfuz – Sarande dhe Thesali – Meçove. Cfare ndodhi? U mblodhen pashallaret e bejleret e Jugut dhe e vune perpara ushtrine greke! Keta pashallare qe sipas disa historianeve te majte “skane bere asgje per Shqiperine!”
Shikoni se kush e beri Lidhjen e Prizrenit! A eshte ndonjeri aty qe nuk eshte bej o pasha? Kush i dha per te ngrene ushtrise dhe amministrate se Lidhjes per tre vite? Me paret e kujt u bene armet?
Shikoni Shpalljen e Pavaresise: a jane te gjithe bejlere apo te krishtere te pasur? A kontribuan me floririn e tyre pothuaj te gjithe bejleret e Shqiperise?
Shikoni Kongresin e Lushnjes: a jane perseri te gjithe bejlere ata qe u mblodhen dhe shpetuan kombin nga zhdukja?
A mund te na thone keta historiane se cmund te bente ne ato kushte nje fshatar pa toke apo nje ysmeqar per Shqiperine?
Nuk besoj se mund te benin me shume se çfare bene me trimin e tyre Haxhi Qamili: pra vegel ne duart e te huajve!
Ne kohen e Zogut, ne kishim fatin e madh te kishim akoma femijte e bejlereve te cilet tashme nuk kishin me pasuri, por kishin dije te medha sepse prinderit e tyre i kishin shkolluar me se miri ne Perendim!
Kur Mbreteria Serbo-Kroate propozoi formimin e Federates Ballkanike (nje lloj Ballkan i Hapur) duke rrahur gjoksin per qellimet e mira e te sinqerta, ne parim te gjitha shtetet rane dakord, perfshi edhe Turqia. Vetem Shqiperia po rrinte ne rolin e vezhguesit. (Ishte koha kur Zogu nuk ishte më vegel e serbeve). Takimi i fundit u be ne Ankara dhe Ministri i jashtem serb kritikoi Shqiperine qe nuk po bente hapa perpara. Perfaqesuesi yne, Mehmet Bej Konica, u pergjigj: “Shqiperia nguron sepse nuk ka besim ne sinqeritetin e ndermarrjes suaj!” Serb, grek, malazes, etj ju hodhen ne gryke duke e sharre Mehmetin dhe Shqiperine tone… Beu yne rrinte ne qetesi e priste fundin e sharjeve. Ne fund ai deklaron: “Te nderuar zoterinj! Eshte shume e lehte ta provojme se si eshte e verteta, se sa e si jeni te sinqerte ndaj Shqiperise sone te sakatuar e te mbetur kaq te vogel!” “Si?” – e pyeten ata njezeri.
Beu u pergjigj: “Ju e dini shume mire se na i keni marre me te padrejte krahinat tona me te mira si Kosova, Maqedonia Perendimore dhe Epiri: gjaku i masakrave tuaja mbi keto krahina shqiptare eshte ende i fresket! Na i ktheni keto krahina dhe ne do e pranojme projektin tuaj te Federates Ballkanike!”
Nga fjalet e ketij beu shqiptar, ky projekt u nderpre ne ate moment dhe u arkivua per ndonje moment tjeter historik!
Shume shpejt, kater vite me vone, me 1941, serbet ju kthyen idese se tyre, tashme te veshur me propaganden komuniste. Pergjate Luftes, serbet ja arriten qe me doren e shqiptarit te majte, ti japin nje goditje vdekjeprurese klases se bejlereve. Me clirimin e Shqiperise dhe vendosjen e regjimit komunist, fillojne te zbatohen dhe hapat konkrete per gllaberimin e Shqiperise, gjithmone ne kuader te Federates me qender Beograd! Serbet e dinin shume mire se njehere qe hoqen qafe klasen e bejlereve, fshataret pa toke qe moren pushtetin, as qe e kishin odene e politikave serbe, e qe sidoqofte do e kishin shume te lehte tashesnin perdite vendin tone, sikurse behet deri me sot!
Perse valle u fut Lufta e Klasave ne Shqiperi dhe ku u shpik ky koncept? Kush e futi ne koken e Enver Hoxhes?
Besoj se te gjithe e keni te qarte pergjigjen! Nepermjet Luftes se Klasave (qe mjerisht majtistet e vazhdojne edhe sot) serbet ja arriten te eleminonin cdo rezistence per gllaberimin e Shqiperise! Tjeter gje se Shqiperia shpetoi rastesisht nga perplasja Tito – Stalin: praktikisht ne ishim ne frymemarrjet e fundit te lirise! Pervec kesaj, me kete teori edhe ata shpronesuan cdo te pasur ne Kosove e Maqedoni, duke futur ne tokat e tyre kolonet sllave!
Teoria serbe vazhdon edhe me tej, sikur bejlereve tane pronat ju dhuronte Sulltani! Te vjen per te qeshur me naivitetin e shqiptarit! Qesh trishtueshem me mosllogjiken e majtisteve shqiptar! U bej nje pyetje shume te thjeshte: A KA NJE DOKUMENT QE PROVON SE SULLTANI I KA DHURUAR NJE M2 TOKE NJE BEU SHQIPTAR? Natyrisht qe nuk ka sepse Sulltani bente saktesisht te kunderten: AI SEKUESTRONTE TOKAT E BEJLEREVE QE NUK I BINDESHIN DHE I SHISTE ATO NE ANKAND!
Pra majtistet akuzojne bejleret e veziret shqiptare se ata i sherbyen pushtuesit: PO CFARE DUHEJ TE BENIN KETA NJEREZ? TE MOS I BINDESHIN SULLTANIT, PRA TE PRANONIN DENIMIN ME VDEKJE?
Eprovoi Gjedik Pasha, veziri qe u shti i semure me 1474 kur Sulltani e urdheroi te sulmoje Shkodren. Cfare ndodhi? Sulltan Mehmeti e futi ne nje kafaz hekuru te cili me nje vinc te anijes e coi ne nje ishull ne Marmara. Aty ai jetoi 4,5 vite: aty hengri aty kreu nevojat e tij. Pasi Sulltani mori Shkodren, e ngriti me vinç kafazin dhe e futi ne det!
Kjo histori, natyrisht, u pelqen serbeve dhe grekeve, por po pyes, a ju pelqen edhe juve qe shani aristokracine e kombit tone ne ato shekuj?
Po cka ndodhur ne keto 35 vite? Skeni nevoje per fjalet e mia. Lufta e Klasave u zevendesua me ligjin 7501 qe lufton perseri klasen tone te bejlereve dhe rezultatin ne e dime mire se kush eshte! Serbia ja arrin perhere te na veje te luftojme me njeri – tjetrin: ngjarjet ne Dukat e Rrjoll flasin mjaft qarte!
ENGJELL GISHTI




Eshte hera e pare qe nuk pajtohem me shkrimin e z. Gishti.
Unë mendoj se ky shkrim e thjeshton tej mase historinë.
Historikisht, bejlerët dhe pashallarët nuk ishin aktorë të pavarur kombëtarë, por pjesë e një strukture perandorake që funksiononte mbi bazën e besnikërisë ndaj Sulltanit, jo ndaj një ideje kombëtare shqiptare, e cila në atë kohë ende nuk ishte formësuar në kuptimin modern.
Është e pamohueshme që disa figura nga kjo shtresë kanë qenë pjesë e momenteve të rëndësishme si Lidhja e Prizrenit apo Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë. Por unë mendoj se kjo nuk mjafton për ta paraqitur të gjithë këtë klasë si bartëse të një vetëdijeje kombëtare në kuptimin që ne i japim sot.