ARKIVI:
6 Mars 2026

Epiri quhej Shqipëri nga Ministria Greke e Arsimit të vitit 1902

Shkrime relevante

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Pas Vjosa Osmanit qëndron një burrë që zhgënjeu, zhgënjeu kombin që e zgjodhi atë

Aurel Desarioti Gra si Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla kanë një rol...

Shpërndaj

“EPIRI” QUHEJ “SHQIPËRI” NGA MINISTRIA GREKE E ARSIMIT TË VITIT 1902
Mirënjohje Shqiperia Jone – www.shqiperiajone.org
Në vitin 1901 ministria e arsimit grek dhe harta e saj e quante “Epirin” – “Shqipëri”, pikërisht sepse banohej nga shqiptarë. Ja se çtregon dokumenti: Sipas një “ankese” të organizatës greke “Elinismos”, e cila u themelua në Athinë në vitin 1892, për të përparuar qëllimet shoviniste greke, fjalori enciklopedik grek i vitit 1902, e paraqeste “Epirin” si shqiptar, sepse, sipas tij, ai banohej nga 180 mijë shqiptarë muslimanë, 110 mijë shqiptarë ortodoksë, dhe 25 mijë shqiptarë katolikë.
Në tërësi, sipas të njëjtit fjalor, “Epiri” banohej nga 350 mijë shqiptarë. Sipas ankesës përkatëse, e cila shërben dhe si provë e dokumentuar për mashtrimet greke, i shkrojtur nga organizata “Elinizmos”, e cila i drejtohet ministrit të arsimit dhe fesë së kohës, ato shifra janë të “çuditshme dhe kriminale”, madje i quan ato “komplot të ri kundër Epirit”.
Sipas dokumentit, ministria e arsimit greke, e vitit 1901 miratoi Hartën e Evropës dhe Kontinentin Grek, për përdorim për të gjitha shkollat greke, e cila, sipas tij, “është hequr tërësisht emri “Epirit”, duke u zëvendësuar me atë të “Shqipërisë”.
Në të vërtetë, ato vite Greqia nuk e kishte bashkuar të ashtuquajturin “Epir” ose jugun e Shqipërisë së kohës; kufijtë e saj fillonin në gjirin e Artës dhe shtriheshin gjatë maleve të Pindit dhe në lindje shtriheshin në jug të lumit Nestu, në Larisa dhe Kavalla, dhe ishte në përpjekjen e saj për ta përvetësuar dhe atë siç e përvetësoi…
Ndaj, ftojmë shqiptarët që banojnë në Greqi të gjejnë fjalorin në fjalë dhe të na i dërgojnë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu