ARKIVI:
6 Mars 2026

Evokime kujtimesh në 30-vjetorin e kumtimit të rezultatit të referendumit për Kosovën sovrane

Shkrime relevante

Etihad Airways rifillon fluturimet nga Abu Dhabi, aftësia e Iranit për sulme është zvogëluar ndjeshëm

A displaced man with his family fleeing Israeli airstrikes in Beirut's...

Mbrojtja e identitetit nuk është urrejtje, është instinkt normal i çdo kombi që respekton veten

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Ta quash “banalitet” mbrojtjen e kulturës dhe identitetit shqiptar...

“6 Marsi – Dita e Dëshmorëve” – të zyrtarizohet sa më parë…!

Bashkim Fazliu - "Migjeni", Ferizaj  Sot është Dita e Dëshmorëve në Kosovë...

Lufta e Jasharajve dhe ndikimi i saj

Kolonel Dilaver Goxhaj, Tiranë, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së 28...

Shpërndaj

Në shtëpinë e Ramadan dhe Ali Latifit, në rrugën “Haxhi Zeka”, në lagjen Kolovicë, të Prishtinës, para saktësisht 30 viteve mblidheshin raportet përfundimtare të referendumit të vitit 1991 për Kosovën sovrane.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ish-presidenti, prof. dr. Fatmir Sejdiu, deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Hydajet Hyseni, z. Gani Krasniqi e veprimtarët, znj. Hanëmshahe Ilazi, znj. Sanie Zeqiri dhe z. Hamdi Gërvalla,   evokuan kujtime nga ajo kohë në të njëjtën shtëpi.

Më 30 shtator 1991, në mbarë Kosovën u kumtua rezultati i referendumit tre ditor. Nga numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote morën pjesë 87.19%, prej të cilëve 99.87% u deklaruan për Kosovën sovrane. Për tri ditë me radhë punuan shumë qytetarë e ishin arrestuar 63 aktivistë, ndërkaq në Leshan të Pejës, do të qëllohej për vdekje nga forcat serbe avokati Mikel Marku.

Kryeministri Albin Kurti shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë ata që kontribuuan në organizimin e atij referendumi që ndodhet si vlerë në themelet e pavarësisë së shtetit tonë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu