ARKIVI:
9 Mars 2026

Fanatizmi islamik s’do ta mposhtë kurrë identitetin shqiptar – solidaritet me Luljeta Pulën

Shkrime relevante

A është Kosova republikë, apo juristokraci, pyetja është tani…?

Agim Vuniqi, Vashington “Juristokracia i referohet një sistemi qeverisjeje ku gjyqtarët e...

Kanga e Gruas Shqiptare – 8 Marsi

Leonora Bruçaj - Keka _____ Kanga e Gruas Shqiptare – 8 Marsi _____ N’kët ditë...

Politika është mandat dhe jo vend për ata që nuk kanë bërë kurrë asgjë jashtë saj

Prof. Dr. Sabri Tahiri Në shoqëritë demokratike politika konsiderohet një formë e...

“Kopilhanja” pseudopolitike që iu hodh në qafë Albin Kurtit

Nga Sak Muji, Rugovë-Zvicër, i përndjekur politik (1981) 11 “KOPILËT” POLITIK QË...

Ky është udhëheqësi i ri i Iranit, Mojtaba Khamenei

Mojtaba Khamenei Foto: Zyra e Udhëheqësit të Lartë Iranian / Reuters...

Shpërndaj

Basri Beka, politolog, Prishtinë
____
Kërcënimet, shantazhi dhe frikësimi që po i bëhen profesoreshës Luljeta Pula nga ekstremistët islamik dhe nga ideologjia e islamit politik janë të papranueshme, të turpshme dhe të rrezikshme për shoqërinë tonë. Askush, as individ, as grup, as ideologji, nuk ka të drejtë të ndërhyjë në ndërgjegjen, lirinë dhe besimin e tjetrit.
Zgjedhja e saj për t’u rikthyer në fenë e të parëve – fenë katolike – është e drejtë njerëzore dhe kushtetuese, akt i lirë dhe i ndërgjegjshëm, që nuk i përket askujt tjetër përveç saj. Ky është një hap që shpreh guxim, vetëdije dhe refuzim të imponimit kulturor e fetar, që për dekada është përdorur për të tjetërsuar identitetin shqiptar.
Çdo kërcënim ndaj saj është kërcënim ndaj lirisë fetare, ndaj të drejtave themelore të njeriut dhe ndaj identitetit tonë kombëtar. Nuk është vetëm çështje personale e saj – është çështje e çdo shqiptari që beson në lirinë dhe dinjitetin e njeriut. Nëse sot heshtim para linçimit të saj, nesër kushdo prej nesh mund të jetë viktimë e të njëjtit fanatizëm.
Ekstremizmi islamik dhe islami politik nuk kanë dhe nuk do të kenë vend në trojet shqiptare. Ata që sot shajnë, frikësojnë dhe shantazhojnë një grua të lirë, janë armiq të lirisë, armiq të kombit dhe armiq të së ardhmes sonë.
Solidaritet i plotë me prof. Luljeta Pulën.
Liria fetare është e drejtë e patjetërsueshme.
Identiteti shqiptar nuk negociohet, nuk kërcënohet dhe nuk shantazhohet.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. z. Beka,
    Në vend të KOMENTIT, po u a sjelli komentin që e kam dhënë më 02. tetor 2025

    Ismet M. Hasani, Suedi 2 Tetor 2025 Në 5:32 am
    znj Luljeta,

    Pikësepari URIME për rikthimin e juaj.
    Ju lumt, juve z. Gjergj – Bajram Kabashi për INTERVISTËN e bërë me znj Luljeta.
    Me më pas thanë gjyshi apo baba jam se brezat tonë të mahershem kanë qenë katolik, qysh nesër e kisha bâ konvertimin, por me kanë thanë mue (si i arsimuem) dhe krejt familjë tonë se që 16 faqe (breza) jemi shqiptar me fé musliman ,dhe kjo nuk më ka pënguar as munduar në asnjë mënyrë as gjatë shkolllimit prej mësuesi gjer në Mr. të shkencave ekonomike, as gjatë punës sime 40 vjeçare në vende pune me përgjegjësi e autorizime të veçanta…
    Gjatë jetës kam krijuar shumë shokë e miq katolikë dhe kjo nuk më ka penguar e as munduar, e edhe sot kam dhe katolikët i respektoj në radhë të parë si shqiptar, si patriotë, atëdhetar që janë. Baba im e ka kënduar “LAHUTËN E MALËSISË” edhe atë kohë kur Fishta – veprat (librat) e Fishtës kanë qenë TË NDALUARA – në Kosovë e në Shqipëri.
    Edhe unë e kam lexuar Fishtën dhe i kam kushtuar LIbër me titull: RAPSODI QË E KËNDOJ “LAHUTËN E MALCIS’” në të cilin kam shkruar se pari për Fishtën e mandej për babën tim.
    Mendoj se:
    1. Sa më shumë që afrohen e lidhën njerëzit ndërmjet veti, aq më shumë flakën (zhdukën) dallimet midis tyre!
    2. E kam lexuar BIBLËN dhe më ka bërë përshtypje të thellë, poashtu e kam lexuar KUR’ANIN dhe kam ardhë në përfundim se kanë shumë ngjarje të përbashkëta dhe nuk kanë KUNDËRTHËNIE në mes veti:
    3. Sipas parimeve të Biblës: “Duaje fénë tënde, por respekto edhe fén e tjetrit;
    4. Parimet Islame e PRANOJNË Biblën të shënjtë dhe Jezuk Krishtin – profet i Zotit.
    5. Kam lexuar libra ku shkruan: Prifti i kishës në Basra – afër Medinës e ka zbuluar se Muhamedi ‘eshtë profet; poashtu plaku katolik – Vereka i vërbët, e ka zbuluar Muhamedin se është profet – sipas shenjave që i ka diktuar të Muhamedi dhe i ka thënë gruas se Muahamedit – Hatixhës: sipas librave të shenjta që i di unë, burri yt është profet,
    dhe po e përfundoj komentin, me fjalët e Jezu Krishtit, kjur e ka lidhur Perandoria romake, Jezusi ka thëne¨:
    “FALI O ZOT SE NUK DIJNË!”
    Respket!
    I.M.H

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu