ARKIVI:
8 Mars 2026

Fjalimi i Don Lush Gjergjit, biografit të nobelistes Nënë Tereza, dje, në Ferizaj

Shkrime relevante

Kur Presidetja pi ujë, shpërthem shovenizmi religjioz islamik

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Kur Presidentja pi ujë, shpërthen provincializmi Vjosa Osmani u pa...

Lufta në Lindjen e Mesme: Ish-ministri i jashtëm i Ukrainës paralajmëron se lufta mund të arrijë në Paris

Foto: HANDOUT / AFP / NTB Dmytro Kuleba mendon se barrierat psikologjike...

Provokim në zemër të Kosovës: Flamuri i një shteti të huaj në Mitrovicë , policia e ruan atë…!

Luan Dibrani, Gjermani Ngjarja e fundit në Mitrovica, ku policia e Kosovo...

Përçarje brenda Iranit midis Gardës Revolucionare dhe udhëheqjes politike

Njerëzit vizitojnë Parkun Kombëtar Hapësinor të Gardës Revolucionare, pak jashtë Teheranit,...

Sipas historianit Kristaq Prifti, në Kosovë nuk ekzistonte popullsi turke

Msc Belisar Jezerci, historian POPULLSI TURKE NË KOSOVË NUK EKZISTON ! Ne bazë...

Shpërndaj

Nga: Don Lush GJERGJI

Të dashur pjesëmarrës, miq, vëllezër dhe motra,

Kjo mbledhje përkujtimore e dëshmorëve dhe martirëve tanë të vegjël, shtron disa pyetje për ne, si dhe për mbarë njerëzimin.

Për ne: kush jemi, prandaj, identiteti ynë njerëzor, familjar, shoqëror, kulturor, gjithë njerëzor, gjeneza dhe rrënjët tona, me ftesë dhe klithmë: T’i kthehemi vetvetes dhe të vërtetës si ilirë, arbërorë dhe tani shqiptarë, për t’i lidhur hallkat historike dhe aktuale, sepse pa histori nuk ka as ardhmëri.

Fëmijët tanë, të vrarë, të djegur, të zhdukur dhe të masakruar, janë dëshmorë, pa fjalë, fëmijë të pafajshëm dhe të pambrojtur, të martirizuar, çka ne ndoshta sot na duket e pamundshme, bile edhe e tepërt, e padobishme, por mos të harrojmë një gjë, që ata kishin vetëm një “faj”, si ishin të gjallë në një kohë pa “kohë”, mbi të gjitha ishin e tashmja dhe e ardhmja jonë, sidomos ishin shqiptarë, në synim të jetës, që nuk e kanë jetuar; të lirisë, që nuk e kanë njohur dhe shijuar, të dashurisë dhe të jetës, për të cilin kishin lindur dhe ishin në lulëzimin e fëmijërisë.

Prandaj historia e tyre është e shkruar me gjakun e tyre të pafajshëm dhe me dashurinë familjare, që gjithnjë qorton, bërtet, thërret, kërkon zgjidhje që deri me sot nuk erdhi, ndërsa ne shpesh jemi kronistë të pashpirt, flasim me numra, ndërsa jeta e tyre, pra, ata janë dhe duhet të jenë pjesë, gjymtyrë e jona.

Këtu duhet cekur që trupi i njeriut përbëhet prej shumë gjymtyrëve, ashtu edhe Populli dhe Shteti. Sa ne jemi të vetëdijshëm që tjetri – tjerët janë për mua, për ty, për ne, pjesë e jona, vëlla apo motër, birë apo bijë e jona? Pa ndjenjën e përkatësisë së përbashkët, jemi një  si në të mira, ashtu edhe në vështira, nuk ka bashkim, bashkësi, Shtet, Popull.

Çmimi i lirë sonë është gjaku, flijimi, martirizimi,  mbi të gjitha e mira, e vërteta, e drejta,  jeta, dashuria, të cilat ende presim ndonjë kohë apo rrethanë më të mirë për t’u zbatuar dhe realizuar.

Çka duam sot dhe nesër, gjithnjë: dihet që duam një familje të shëndoshe dhe të gjallë, mbi të gjitha duam t’i realizojmë ëndërrtat tona për një Popull dhe Shtet  i lirë dhe demokratik, sa më të mirë, njerëzor, ku vlerat dhe virtytet tona të lashta dhe aktuale do të zbatohen. A e arrijmë ne këtë, ose së paku a jemi në rrugë dhe drejtim të mirë për ta arritur këtë?  Gjaku i tyre i pafajshëm pret dhe thërret për drejtësi, mbi të gjitha një vëllazëri gjithshqiptare,

Si duket na ka robëruar lakmia, materializmi, konsumizmi, hedonizmi, relativizmi dhe ateizmi praktik, aq sa nuk po njohim më as vetveten, e jo më tjetrin si vëlla – motër, sidomos ata që kanë pësuar dhe janë flijuar për ne, për të tashmen dhe të ardhmen sa më të mirë. Çka ka ndodhur me ne  në histori, e dimë deri diku, ndoshta edhe nuk duam më ta dimë. Çka po ndodh me ne sot, është pyetja jetësore dhe qenësore.

Pyetja e tretë do të ishte kjo: si duam të realizojmë atë çka duam? Nëpër koka, shpina, “shkallë” njerëzore, duke anashkaluar, shkelur, keqtrajtuar dhe mënjanuar njëri – tjetrin, në stilin e “qeve” që e mbysin njëri – tjetrin për eshtra dhe kalbësira, duke e objetivizuar apo vegëlsuar  subjektin, njërin, njëri tjetrin, vetëm e vetë që unë të kam, të jam, të pasurohem, të jam i  suksesshëm, i famshëm, me emër….

Po i them vetvetes, ty, neve: sot mungojnë idetë, edhe më shumë idealet e flijimit, dhurimit, shërbimit, mbi të gjitha mungon e Vërteta, Jeta, Gëzimi, Lumturia, me një fjalë mungon Dashuria dhe vëllazëria.

Dikush e vrau jetën e pafajshme dhe të pambrojtur, duke menduar dhe shpresuar që kështu do ta vrasë të tashmen dhe të ardhmen tonë. Ne sot po e vrasim vetveten, njëri – tjetrin, me mospërfillje të historisë sonë të lashtë dhe të afërt. Ky, mendoj unë, është rreziku ynë dhe sfida mes jetës dhe vdekjes, të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes.

“Pa Dashuri dhe flijim jeta s’ka kuptim. Vetëm Dashura do ta shpëtojë botën. Veprat e dashurisë janë vepra të Paqes”, na porosit  dhe frymëzon Shën Nëna jonë Tereze.

Veprimtaria dhe botime e dr. Nusret Pllanës e mbajnë ende të gjallë kujtimin e historisë sonë, sidomos pësimet e fëmijëve të pafajshëm: 1432, që dhanë jetën e tyre për të sotmen – lirinë tonë, shpresoj edhe për të ardhmen më të mirë dhe më njerëzore.

Ferizaj, Biblioteka e Qytetit, 11 qershor 2025 

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. I respektuarri don Lush Gjergji,

    lexova me kujdes shkrinin /fjalën e juaj kushtuar Nënë Terezës dhe m/u përkujtuan fjalët që ia ka thanë baba Kola,bijës së vet Gonxhes:
    “Bija ime banu bamirërse! Bamirësia asht si nji guraleec te cilin e hudh ne lum thellë e ti nuk e sheh kurrë ma, por ai guralec aty qendron dhe NUK HUMB KURRË!”

    IMH

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu