ARKIVI:
6 Mars 2026

Fshikullim sarkastik për “analistët” e studios Sputnik & Co

Shkrime relevante

Djallëzor dhe mashtrues

Isuf   Bytyçi, Munih Dinakëritë janë për të marrë, kurse sinqeriteti dhe respekti...

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Shpërndaj

Nga: Sak Muji, Rugovë – Zvicër
(Sylë Mujaj)
___
(Me helm që helmon vetëm maskat, jo të vërtetën)
TËRBIMI I “ANALISTËVE” ME ZOR TË NDRITSHËM – APO SI TË VIRESH PUDËR MBI JASHTËQITJEN E UDB-së
Ehh, ç’u zbardh studioja e klanit Sputnik! Dritat ndezur, kamerat gati, por mendja e shuar.
Kur s’kanë më kë t’përvëlojnë me shpifje, e gjejnë caqen aty ku dhemb më shumë:
një vajzë që i ka mbijetuar plumbit serb dhe turpit të botës shqiptare që ende i jep mikrofon “analistëve me kutërbim rus”!
Po kush janë këta “trima të lapsit me bojë krimi”?
Ilir Mirena, një ripërtypës profesional që e ka kthyer mikrofonin në “armikofon”, me memorie të selektuar si prokuror i stërvitur në oborrin e Dedinjes.
Lirim Mehmetaj, që nga emri duket si një liberator, por në shpirt s’ka çliruar as të vërtetën nga kthetrat e shpifjes.
Berat Buzhala, oh ky… ky është si majoneza e prishur mbi një tortë të kalbur të gazetarisë kosovare: e përkëdhelur nga të gjithë, por e padurueshme për çdo stomak që e ndjen aromën e gjakut të viktimave.
Saranda Bogujevci?
Ajo s’ka nevojë për avokatë.
Ajo i ka plumbat në mish si argument.
I ka familjarët në varr si dëshmi.
E ka shpirtin në këmbë dhe syrin në drejtësi – atë drejtësi që këta “gazetarë të ushqyer me propagandë serbe” e ndotin përditë me fjalë që nuk do guxonin as t’i përtypnin para ndonjë gjykate ndërkombëtare!
Por mos kini merak,
ky tërbim i ripërtypësve të jashtëqitjes së UDB-së, është në fazën e fundit –
kur bisha s’ka më dhëmbë, por aktron me shkumë në gojë, vetëm për të trembur të vegjlit që nuk dinë historinë.
Këta nuk janë gazetarë.
Këta janë zëdhënës të dhimbjes së refuzuar, të krimit të normalizuar, të mohimit të viktimës!
Këta janë figura të karikuara nga ndihmat e tranzicionit të neveritshëm, që e shesin ofendimin si opinion dhe dhunën si analizë.
Po pse nuk i largon kush nga ekrani këta “profesionistë të njollës”?
Sepse prokurori Bekë Jusufi është i zënë duke dënuar veteranët që rregullojnë çatinë në Rugovë,
sepse krimi i organizuar është bërë partner mediatik,
sepse studioja “analitike” është kthyer në shpellë të sterilizuar për ndyrësinë që s’vjen nga populli, por nga lartësia e karrigeve të paguara me heshtje!
Por historia nuk e harron dot kush i ofendoi më të pastërtit.
Dhe ripërtypësit, ndryshe nga gazetarët, nuk kanë lavdi – por vetëm erë!
Sarkastikisht dhe pa mëshirë për maskat,
Sak Muji – me telajon në dorë, me plumbin në shpatull, por me të vërtetën në zemër.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu