FTESË ZYRTARE PËR TAKIM PUNE
Federata e Arbërisë Të nderuar bashkëkombës, Në kuadër të konsolidimit organizativ dhe pas takimit paraprak të grupit inicues, ju ftojmë të merrni pjesë në takimin e punës të Federatës së Arbërisë, me karakter referues dhe përfaqësues për Kosovën. ______________________________________
Të dhënat e takimit
Data: E martë, 10 shkurt 2026
Ora: 15:00
Vendi: Shtëpi private, Rr. “Jashar Erebara”, nr. 7, 10000 Prishtinë (Pika e orientimit: Kafja “Meti”, afër Fushës së Pajtimit)
Takimi zhvillohet vetëm në shtëpi private. Kafja përdoret vetëm si pikë orientimi. Qëllimi i takimit • Themelimi dhe konsolidimi i strukturës së Federatës së Arbërisë në Prishtinë • Harmonizimi i Statutit Themelues • Përcaktimi i rolit zëdhënës dhe përfaqësues për Kosovën • Draftimi i qëndrimeve dhe Apelit kombëtar • Organizimi i degëve në troje dhe diasporë • Hapat konkretë drejt Kuvendit Kombëtar Pjesëmarrja Takimi është me ftesë dhe i dedikuar për: • Intelektualë dhe profesorë • Veprimtarë kombëtarë • Përfaqësues të shoqatave dhe organizatave • Aktivistë nga kultura, arsimi, media, ligji dhe ekonomia Nga Këshilli iniciues i Federatës se Arborit Kontakt për konfirmim Asllan Dibrani
049 578 008


