Me kënaqësi të veçantë, Shkëlqesia e Tij, z. Avnija Nasufoski, është i ftuar nga Misioni i Përhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pranë Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në Gjenevë, për të marrë pjesë në pritjen solemne që organizohet me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ceremonia festive do të mbahet më 30 qershor 2026, në orën 13:00, në një pritje kopshti të organizuar nga Misioni Amerikan, ku do të marrin pjesë përfaqësues diplomatikë, personalitete ndërkombëtare dhe të ftuar të nderuar.
Ky jubile historik shënon 250 vjet nga shpallja e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, duke reflektuar vlerat e lirisë, demokracisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Pjesëmarrja në këtë ngjarje përbën një nder të veçantë dhe një mundësi për forcimin e lidhjeve të miqësisë, dialogut dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Ftesa e adresuar ndaj z. Avnija Nasufoski përfaqëson gjithashtu një vlerësim të angazhimit të tij në promovimin e projekteve të mëdha ekonomike dhe zhvillimore në nivel ndërkombëtar. Aktiviteti i tij është shtrirë në iniciativa strategjike që synojnë zhvillimin ekonomik, investimet dhe partneritetet afatgjata, jo vetëm në kontinentin afrikan, por edhe në rajonin e Lindjes së Mesme dhe tregje të tjera me rëndësi globale.
Përmes bashkëpunimit me institucione, investitorë dhe aktorë ndërkombëtarë, ai ka kontribuar në nxitjen e projekteve që mbështesin rritjen ekonomike, zhvillimin e infrastrukturës dhe krijimin e urave të reja të bashkëpunimit ndërmjet vendeve dhe rajoneve të ndryshme.
Kujtojmë këtu se z. Avni Nasufoski është diplomat pranë Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, ku ushtron një rol të rëndësishëm në përfaqësimin dhe promovimin e interesave të 35 shteteve anëtare të Unionit Afrikan në forumet ndërkombëtare. Krahas angazhimit të tij diplomatik, ai njihet edhe si një biznesmen i suksesshëm me veprimtari në Zvicër dhe në arenën ndërkombëtare, duke qenë i përfshirë në zhvillimin dhe koordinimin e projekteve strategjike globale në fushat e investimeve, infrastrukturës, energjisë, zhvillimit ekonomik dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Përmes rrjetit të tij të gjerë institucional dhe ekonomik, ai kontribuon në ndërtimin e partneriteteve ndërmjet Afrikës, Lindjes së Mesme, Evropës dhe rajoneve të tjera të botës, me fokus në zhvillimin e qëndrueshëm dhe nxitjen e investimeve afatgjata. Marrë nga zyra informative: ![]()
![]()
![]()
DIPLOMACIA SHUMËPARALESHE. BASHKËPUNIMI EKONOMIK GLOBAL. Ambasadori Avni Nasufoski është vëzhgues i përhershëm në Kombet e Bashkuara në Gjenevë CEO – GRUPI PLANETECONSTRUCTIONS www.planeteconstructions.com www.eaa-wsa.org

E përgatiti: Safet Sadiku


