ARKIVI:
6 Mars 2026

Gazetaria shqiptare, ose zanat që të jep ose ulcerë nga dinjiteti, ose gërdi nga lëpirja e bythës

Shkrime relevante

Lufta e Jasharajve dhe ndikimi i saj

Kolonel Dilaver Goxhaj, Tiranë, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së 28...

Djallëzor dhe mashtrues

Isuf Bytyçi, Munih Dinakëritë janë për të marrë, kurse sinqeriteti dhe...

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Shpërndaj

Nga : Lirim Gashi, Prizren
___
Gazetarët dhe analistët më të mirë në trojet shqiptare nuk mund ta jetojnë një jetë me dinjitet nëse nuk e shndërrojnë gazetarinë dhe analizën në një hobby të fundjavës, dhe nëse nuk punojnë në ndonjë zanat tjetër – zakonisht diçka që s’ka asnjë lidhje me profesionin e tyre.
Sepse për të jetuar mirë nga profesioni i gazetarit, në këto anë duhet të bëhesh si Berat Buzhala, Baton Haxhiu, Vehbi Kajtazi, Parim Kumulluri, Adriatik Kelmendi apo edhe Rahmet Kaurri (rahmet i past shpirti).
Me fjalë të tjera, duhet ta shndërrosh organin e gojës, të quajtur “gjuhë”, në një gjuhë qeni të stërvitur për ta lëpirë çdo prapanicë që ka peshë politike, financiare apo thjesht aromë sllave.
E sidomos këtyre të fundit – shefave me origjinë të demoluar shqiptare që e lajnë bythen me ujë të ftohtë e pa sapun, apo të atyre me prejardhje sllave që e kursejnë letrën higjienike – nuk u duhet më as bidet.
Sepse këta tanët, me gjuhët e tyre të shndërruara në pastruese universale, ua kanë zgjidhur të gjitha hallet higjienike, financiare dhe shpirtërore.
Në fakt, Baton Haxhiu, Berat Buzhala dhe soji i tyre e kanë çuar artin e lëpirjes së bythës në një nivel aq të lartë mjeshtërie, saqë shefat e tyre harrojnë që ekziston letra higjienike. Në ketë mënyrë prapanica e shefit bëhet jo vetëm mjet karriere, por objekt adhurimi profesional.
Ndërkohë, këta analistë e gazetarë “të vetëquajtur” nuk janë në gjendje të rendisin as dhjetë fjalë pa bërë gabime drejtshkrimore të pafalshme.
Dhe ata as që e fshehin zellin e tyre për ta dhunuar çdo ditë gjuhën shqipe, prandaj në statuset e tyre në rrjetet sociale e përdorin një gjuhë aq të varfër nga përmbajtja, stili dhe vlerat, saqë edhe Google Translate skuqet prej turpit.
Po të ekzistonin prokurori dhe gjykata për ndjekjen penale të gabimeve drejtshkrimore, këta do të burgoseshin më të drejtë më gjatë se Adem Demaçi dhe Nelson Mandela së bashku.
Madje, si dënim do t’u caktohej ta shkruanin “Lahutën e Malcisë” çdo ditë, me laps, në fletore me katrorë të vegjël, derisa të mësonin si shkruhet “atdhe” pa dy “d”.
Sepse sot, gazetaria nuk është më zanat.
Është një audiocasting për qenin më besnik, që s’leh më për të vërtetën, por për ta fituar një vend në tryezën e shefit.
Dhe nëse ende ke mendjen të shkruash me ndërgjegje e pa u përkulur, përgatitu të aplikosh për ndonjë depo në Gjermani, sepse në trojet tona e vërteta nuk të ushqen.
Të ushqen vetëm gënjeshtra që paguhet, me qindra euro nga çdo shfaqje në ekranët televizive.
Dhe natyrisht fiton lavdi që zgjat sa një “like” në Facebook.
SKENA I
(Një zyrë e zymtë, një tavolinë me një makinë shkrimi që s’punon, një gotë bosh, një faqe bosh. Në mes, NARRATORI i lodhur, i përhumbur.)
NARRATORI (me sytë nga publiku):
A e dini çfarë ndodh kur je gazetar i ndershëm në këto troje?
Ti je si ai violinisti në Titanic… që luante ndërsa anija po fundosej, por që nuk e falënderonte askush.
Dhe kur s’kishte më bukë për të ngrënë… gazetarinë e kthu në hobby, si bletaria, apo mbledhja e pullave postare.
Se për të jetuar nga e vërteta…detyrohej të bëhej ose budalla, ose legjendë pa publik.
(Dritat zbehen. Dëgjohet një “klink” i metalit që ngjan si zhurmë zinxhirësh. Hyn në skenë BERATI, duke mbajtur një medalje të madhe ku shkruan “Lepirësi i Vitit”.)
BERATI (me krenari):
Gazetaria? Oh, jo vëlla, ajo nuk është zanat!
Është sport. Dhe unë? Kampion olimpik i lepirjes sinkronike.
Kam arritur të mos përdor më gjuhën për të folur.
Jo, jo… ajo tani është pasaportë për bythën e radhës!
(Ndjeket nga BATONI, me një kostum të shndritshëm dhe një hartë të Ballkanit në dorë.)
BATONI:
Unë flas për gjeopolitikë… por vetëm me ata që kanë aromë sllave.
Shqipja më dhemb në grykë!
Ndaj, më mirë le ta laj gjuhën me vodka Beogradi se sa me ujë të Malësisë.
(Në cep të skenës hyn VEHBIU, duke shkruar me laps në ajër.)
VEHBIU (i hutuar):
Gabimet drejtshkrimore… janë vepra arti!
Unë s’e shkruaj dot fjalën “atdhe”… por di të shkruaj “Rroftë shefi” pa gabim!
(Zëri i Ndërgjegjes kumbon në sfond, thellë e qartë.)
ZËRI I NDËRGJEGJES:
Nëse do kishim gjykata për krime drejtshkrimore, këta do të ishin në burg më gjatë se Demaçi dhe Mandela…
Dhe dënimi?
Të kopjonin “Lahutën e Malcisë” çdo ditë… me stilolaps që nxjerr bojë vetëm kur gënjen!
(Ndërkohë hyn PARIMI, i përkulur fizikisht, duke mbajtur një fletushkë ku shkruan “Po, Shef!” në çdo faqe.)
PARIMI (i buzëqeshur):
Unë nuk flas me zë.
Unë flas me përkulje.
Gjuha ime është në trajnime çdo ditë.
Për çfarë?
Për t’i bërë masazh shefit në bythë me lavde.
(Në fund hyn RAHMETI, duke mbajtur një arkivol gazetarie. E vendos në mes të skenës.)
RAHMETI:
Këtu prehet Gazetaria Shqiptare.
Ka vdekur nga mungesa e dinjitetit dhe nga teprica e servilizmit.
Ngushëllime të gjithëve!
(NARRATORI ngrihet, afrohet te arkivoli dhe thotë solemnisht.)
NARRATORI:
Unë s’pranova të lepij.
S’pranova të harroj drejtshkrimin.
S’pranova të përdor gjuhën për të fituar lavdi me shije prapanice.
Dhe sot… kam tre punë të tjera, por e mbaj kokën lart.
Sepse më mirë të jesh i uritur me integritet, sesa i ngopur me ndyrësi.
(Ndriçimi bie mbi të gjithë. Personazhet kthejnë kokën nga publiku, duke qeshur, qortuar, përkulur dhe duartrokitur vetveten.)
TË GJITHË (në kor):
Në trojet tona, vetëm gënjeshtra paguhet!
E vërteta… shkruhet në fletë të bardhë e digjet në qiri të zi!
(Perdja.)

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu