Nue Oroshi, Prizren
Politika në trojet shqiptare, që nga pushtimi i ideologjisë komuniste fatkeqësisht është duke vuajtur nga sindromi i kuq, ku ka 80 vjet që ende nuk e ka marrë vehtën.
Vetëm një periudhë kohore 1990-2026, sa ka bërë politikë ish Presidenti Rugova, shqiptarët kanë pasur një orientim djathtistë dhe me koncepte të pastërta kombëtare të orientimit perëndimor. Kjo periudhë kohore ka krijuar edhe miqtë perëndimorë, ku na ndihmuan që ta fitojmë shtetin e dytë shqiptarë, Republikën e Kosovës.
Me kalimin e kohës politikat e majta në të gjitha trojet shqiptare janë duke e dëmtuar rëndë çështjen shqiptare. Pak ju dukën komunistëve dhe majtistëve që e shkatërruan identitetin kombëtar shqiptar për 50 vjet, por atë e vazhduan edhe tri dekada post komuniste. Kjo është duke u bërë në mungesë të një partie të djathtë politike e cila do të punonte me konceptet programore të Lidhjes se Dytë të Prizrenit dhe Blokut Kombtar Indipendent.
Këto dy organizata politike, kanë qenë organizata kombëtare që në programin e tyre e kanë pas Bashkimin Kombëtar, Shqipërinë Etnike. Të dyja këto organzata politike janë udhëhequr nga intelektualët më atdhetarë që ka pas Shqipëria Etnike. E kur sheh aftësitë intelektuale të personave që ishin pjesë e këtyre dy organizatave dhe i krahason me dy filiale të Beogradit, Partinë Komuniste të Shqipërisë dhe Partinë Komuniste të Kosovës, jo vetëm që të vjen të vjellësh por edhe të loton me lot gjaku se ku është katandisur shqiptaria nga viti 1945 e deri në vitin 2026, më një ndryshim në periudhën kohore 1990-2006, ku u luftua për Pavarsinë e Kosovës.
Pavarësia u arritë falë politikës diplomacisë së Presidentit Rugova, qendresës heroike të djemve dhe vajzave të UÇK, që mbi 90 përqind ishin nga familjet që ishin me LDK-në. E kur vendoset qershia mbi tortë ishin bombardimet e NATO-së që e dogjën forcën e shovinisteve dhe terroristeve të Beogradit.
Por ajo që është e dhimshme është fakti se orientimi politikë i shqiptarëve prap vazhdon me komunizëm, majtizëm, sorosizëm, islam politikë dhe shumë ideologji të zeza që Shqipërinë Etnike janë duke e dërguar drejt një humnere të thellë.
Do ishte mirë që bashkërisht të gjithë komunistët e neokomunistët, sorosistët, përfaqësuesit e Islamit politik dhe shumë të tjerë, që u takojnë rrymave antikombëtare në të gjitha trojet etnike shqiptare ti fusim në një burg të madh me emrin: “Burgu i Tradhëtarve të Kombit“, madje në këtë burg të ndërtohet edhe një mural me emrat dhe mbiemrat e tradhëtarve të kombit.
Meqenëse e djathta në Evropë është duke u forcuar dhe se shpejti do ta qeverisë Evropën, është e udhës që edhe në trojet shqiptare të fillon një lëvizje e re politike me emrin: E Djathta Shqiptare. Kjo lëvizje politike ti bashkoj të gjitha ato familje që historikisht e kanë luftuar komunizmin në të gjitha trojet shqiptare. Në të kundërten vetëm do të ndërrohen forcat e majta politike dhe do ta dëmtojnë deri në palcë çështjen shqiptare.
Nuk ecët përpara çështja shqiptare duke i ngritur në kupë të qiellit figurat historike tradhtare siç ishin kriminelët komunist Enver e Fadil Hoxha, të cilët vranë vëllezërit e tyre në vitin 1945 dhe ishin vetëm një mashë e zezë e komunistëve jugosllav.
Por shqiptarët historikishtë sa herë që kanë ardhur në fund të zhdukjes dhe iu ka rrezikuar ekzistenca kombëtare kanë ditë të organizohën. E këtij organizimi duhet t´i prijë një forcë e re politike, e cila që në nenin e parë të statusit duhet ta ketë bashkimin kombëtar. E kjo organizatë është e Djathta Shqiptare. Shqiptarë të dashur heshtja është pajtim. Kurse pajtimi me tradhëtinë kombëtare nuk është gjysëm tradhti por tradhëti e plotë.


