
Lis Bukuroca, Gjermani
___
„Unë do t’ia kisha hequr diasporës të drejtën e votës, me automatizëm!“ Halil Matoshi
Po pse nuk ua hoqët të drejtën e ndihmës para luftës, kur diaspora mbante gjallë arsimin dhe armatoste UÇK-në?
Manuali i vjetër komunist: kur nuk i përshtatet ideologjisë tënde,shpalle tjetrin tradhtar, hapi i parë. Hapi i dytë, shpalle armik të atdheut. Hapi i tretë, pushkatoje!
Dy fazat e para merren me dehumanizimin e një njeriu apo një komuniteti, për ta bërë eliminimin të pranueshëm në shoqëri.
Nuk mund të eliminohet dikush duke e lavdëruar. Duhet shpallur armik të vendit. Si Matoshi, diasporën.
Sikur mërgimtarët të votonin shefin e Matoshit, Ramushin, atëherë ai do t’i quante iluministë. Aq i ngushtë është horizonti i mbetjeve komuniste dhe nuk e vërejnë se janë pushtuar prej tyre. Ato premisa u janë ngulitur në palcë dhe prandaj, me aq lehtësi, naivitet dhe armiqësi shpallin gjysmën e popullit armik të Kosovës.
Paranoja është irrituese: me serbët nuk kanë problem, por armike është vetëm diaspora.
Sa kohë që qytetarët kanë nënshtetësinë e Kosovës, askush, as politikanët e korruptuar, as pronto-klanet, nuk mund t’ua mohojë të drejtën e votës.
Gjermanët, italianët, francezët, anglezët votojnë pa marrë parasysh ku jetojnë dhe askujt s’i shkon ndërmend t’i quajë tradhtarë.
Ajo është mendësi e trashëguar komuniste që sajon armiq imagjinarë sa herë i duhet një klani partiak. Zakonisht atyre që humbin. Kur diaspora ua prish llogaritë dhe pritshmëritë, ata e shpallin rrezik kombëtar.
Në vitin 1992 kur Kosova dhe gjysma e kombit shqiptar luftonte për të drejta nacionale, Matoshi angazhohej për Republikë Islamike, dhe shtet me baza fetare, në një konfederatë me Turqinë me lidhje të forta financiare me Irakun, Iranin, Kuvajtin dhe me tërë botën islamike.
Në 1999 e arrestuan në Serbi, e liruan pas pak javësh dhe kur u kthye, nisi luftën kundër kombit shqiptar dhe propagandën për një “komb kosovar” ide që do t’i zhdukte shqiptarët në Maqedoni, Luginë, Mal të Zi dhe kudo tjetër.
Bibliografia e Matoshit
Dëshira e parë, viti 1992: Shteti Islamik (“Suzana e mbron Sarajevën”, 12.03.1992)
Dëshira e dytë, viti 2000 e tutje: Kombi Kosovar
Dëshira e tretë, 2025: Dehumanizim i mërgatës
Imazhi me ChatGPT



Pritni pak zotri Bukorica… shokuese jane keto te dhena, nese jane te dhena, e per Halil Matoshin. Eksiston ketu, e ne qarqe gazetareske nje Liste e gazetarve me te mire ne ish shtet. Nder ata 6 (gjasht) eshte Halil Matoshi, jo une. Disa te dhana qe keni shkru ketu per Halil Matoshin… jane shokuese. Tutje: ” Në vitin 1992 kur Kosova dhe gjysma e kombit shqiptar luftonte për të drejta nacionale, Matoshi angazhohej për Republikë Islamike, dhe shtet me baza fetare, në një konfederatë me Turqinë me lidhje të forta financiare me Irakun, Iranin, Kuvajtin dhe me tërë botën islamike.” Kjo edhe ma se shokuese!!! “Dicka eshe e kalbet ne shtetin e Danimarkes” kish thane Shakespeare. Hmmm… Ka, po, ka Ramush Haradinaj nje ndikim ketu, e per mu ky fakt eshte shume i quditshem dhe enigmatik, e as nuk kam mbrrij me kuptu cfare ndikim dhe PSE ka ndikim Ramush Haradinaj ne Kroaci, e do qarqe misterioze. E dij se nje here ne nje telefonote te shkurt me nje kolege timin e kroat, qe ka emision autorial, ne television joshtetror, ai kolegu me tha: ” Rexhepi, znaš li da nas financira i Ramush Haradinaj”. Deri me sot cuditem me kete qe me tha para disa vite ai kolegu gazetar. Nuk e mora aq seriozisht. Por dij se Haradinaj paska NDIKIM TE MADH ne keto organizata minoritare te shqipetarve ne Kroaci, e nga ato organizata askush nuk shoqrohet me mu, e as une me ta. Pakes per mu ishte e quditshme kur Haradinaj, e ishte kryeminister i Kosoves, i dekoroi disa ushtar dhe ushtarak shqipetar qe jetojne ne Kroaci, i dekoroi me dekorim, medale: “Bekim Berisha”, e ata ushtar as nuk luftuan ne Kosove e ne mes tyne ishin dy qe kane deklaru moti se “NUK DO TE LUFTOJNE PER KOSOVE MUSLIMANE”. E as nuk kane qene luftar ne Kosove e as ne Lufte per Kosove. Pra shume kunderthanie ketu, ne te gjitha keto te dhena. Hmmmm…. Nje ndikim shume te madh por dhe misterioz paska ketu ne keto organizata te shqipetarve pikrisht Ramush Haradinaj. E cfare dhe pse… nuk kam mbrri me kuptu. I ka do shok, e shqipetar, “gjeneral te vetshpallur” qe kane luftu ne Bosnje, Jo ne Kroaci dhe qe kan bo gjana te zymta dhe te dyshimta ne Klleqke. Kuptoj se ne Kroaci keto organizata te shqipetarve jane misterioze dhe ne lidhje te fort me Ramush Haradinaj, por qe Halil Matoshi eshte i perzim… veshtire e kam te besoj, ngase eshte gazetar i kalibrit Halil Matoshi. Eshte. Ka qene gazetar i fort kur ka punu ne ZERI, e ne kohe kur Blerim Shala ishte kryeredaktor. Kurre nuk kam kuptu pse luftetar per Kosove jane KYQ NE POLITIK NE KOSOVE PAS LUFTE. JO, ATE NUK KAM KUPTU! Jemi mar vesh se pas Lufte nuk do te kyqemi direkt, e me kerkim per dicka… as ne financim, e aq me pak per Vend Zyrtar Politik. Disa shok te mij te Luftes kurre nuk jane kyq direkt ne Politike, as nuk kane pas ambicie me qene politikan. Jemi mar vesh se lufta jone te jet sikurse Vrapimi me shtafete. Kroacia ishte vendi kryesor te informimit per Lufte ne Kosove e qe u shparndajshin pastaj informata per Luften dhe Propagandistike, u shperndajshin ne Brighton te Anglise, e pastaj tutje ne Bote: Ate kam bo une si gazetare dhe kroati Andrej Rora, shoku i Abeit, Bekim Berisha, e ne Lufte ne Kroaci, ne Ushtrine Kroate. Bekim Berisha ka luftu dhe ne Bosnje por kurre nuk ka luftu ne anen e boshnjakve, por as kunder tyne, boshnjakve, por ne ate pjese te Luftes ne Bosnje ne mes kroateve dhe serbeve. I ka sakatu serbet ne Bosanska Posavina. Kroacia poashtu ishte vendi nga ku shkonte armatimi. Por kjo eshte tregim tjeter. E qe na, diaspora me votu ne zgjedhje parlamentare apo lokale, jo. Skam votu kurre ne zgjedhje per Kosove, as parlamentare as lokale. Sa e njof Kushtetuten Kroate, veq kroatet kane drejt me votu ne zgjedhje ne Bosnje dhe Hercegovine. E i lej gazetarve te Kosoves te hulumtojne te gjitha keto te dhena lidhur me Ramush Haradinaj sepse une… hmm.. kam nje ndalese tash per tash ne botime te teksteve, sepse jam kyq ashper dhe direkt me presidentin kroat Milanović per Kosove, dhe ne kohen kur ishte kryeopozitar ne Kroaci dhe tash kur eshte president i Kroacise. Ngase Milanović ishte dhe eshte kunder shtetrimit te Kosoves. Disa kolege te mija dhe me te vjetra se une ende shkrujne dhe botojne shkrime ne portale dhe gazeta ne Kroaci. Por jo dhe une. Eshte gje jo e vogel te i thaush nje presidenti: “Mbylle gojen per Kosoven sepse TI NUK DIN ASGJE PER KOSOVE, INJORANT!” Nota bene, presidenti kroat Zoran Milanović eshte shoku i ngusht me Edi Ramen e qe eshte fakt intrigues, teper intigues. E a jane ne kete kazan se bashku Haradinaj, Milanović dhe Edi Rama e kam veshtire te anticipoj. Por Halil Matoshi… kishte qene SHOKUESE per mu nese keto cka keni shkru ketu zotri Bukorica jane te dhana te sakta.
Jon, lexo të lutem këtu për dëshirat e shtetit islamik të Matoshit: https://www.drini.us/halil-matoshi-qe-ne-vitin-1992-kerkonte-konfederate-islamike-me-turqine/
Gjendet edhe në gazeta tjera…
Përshëndetje zonjë,
mendoja se ishe burrë, por gjatë leximit e kuptova. Keni prekur shumë tema, keni sjellë shumë fakte, por Matoshi ishte këshilltar i Ramushit… Nuk është intelektual i pavarur. Dikur po. Një gjë duhet të mësojmë në këtë jetë: njerëzit (korruptohen) ndryshojnë, i ndryshon nevoja, varfëria, lakmia etj. dhe nuk mbeten konstant. Ju falënderoj për shkrimin… Linku i shtetit islamik të Matoshit. https://www.drini.us/halil-matoshi-qe-ne-vitin-1992-kerkonte-konfederate-islamike-me-turqine/
I nderuar zotri Bukorica. Linku eshte shkrim i zotriut Fahri Xharra. Me gjithe respekt ndaj zotriut Xharra dhe ndaj Juve zotri Bukorica, kur flasim dhe /apo diskutojme per shkrimin e dikujt se pari Faktografi. Shkrim origjinal i botum… ne ndonjenen gazete e i nenshkruar me emrin e Halil Matoshit me te dhana ku dhe kur eshte botu ky shkrim. Ju falemnderit zotri Bukorica. Me Nderime per Juve, Diana Rexhepi
Nga drejtori i Bota sot:
https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1089811/mazrekaj-kujton-kohen-kur-halil-matoshi-kerkonte-konfederate-islamike-me-turqine/?utm_source=chatgpt.com