KËRKESË FBI-së DHE MOSSAD-it
Kur një popull është i kërcënuar në identitetin, në sigurinë dhe në ekzistencën e tij, atëherë heshtja është bashkëfajësi! Prandaj po i drejtohemi sot publikisht FBI-së dhe Mossad-it: NDËRHYNI! Populli shqiptar i Kosovës është i kërcënuar nga një organizatë e rrezikshme dhe tinëzare që vepron nën maskën e fesë: BIK-u.
Që nga viti 1999, asnjë qeveri e Kosovës nuk ka pasur guximin ta ndalë këtë kancer të infiltruar në zemër të institucioneve. BIK-u nuk është më një bashkësi fetare, por një strukturë paralele, me frymë antikombëtare, me financim të huaj, me agjendë ideologjike shkatërrimtare.
Njëjtë si “Mbrojtja Civile Serbe” dhe “Brigada Serbe e Veriut” që u shpallën organizata terroriste, edhe BIK-u, që helmon mendjet e rinisë, manipulon institucionet dhe kërcënon çdo patriot që ngre zërin, duhet të shpallet e tillë!
Populli ynë ka frikë. Jo vetëm nga Serbia, por edhe nga bijtë e saj shpirtërorë, të fshehur sot në petkun e hoxhallarëve.
Ashtu si dikur shqiptarët dridheshin nga emri i UDB-së, sot përmendin me frikë emrin e Tërnavës dhe strukturës së tij.
Në emër të së vërtetës dhe të jetës sonë kombëtare, ju lutemi, FBI, MOSSAD, ndihmoni popullin shqiptar të Kosovës të çlirohet nga ky makth.
Pa liri shpirtërore, nuk ka as shtet, as demokraci, as paqe.
Me respekt,
Kryetar Lidhejs Shqiptare për Rikthim në Katolicizëm me seli në Bruksel dhe i Lidhjes së Historianëve Shqiptarë për Diasporë me seli në Bruksel






