Shkrun e knon: Lirim Patrioti
____
“Në efekt ka ndodh gjithçka. Ata janë shty dhe në efekt ka ndodh gjithçka” – tha Gucati.
Kjo nuk është më fjali.
Është ngjarje natyrore.
Pas kësaj deklarate, fjalori i gjuhës shqipe mbylli kapakun, gramatika dha dorëheqjen, ndërsa Akademia e Shkencave kërkoi mbrojtje nga policia.
Pyetja është e thjeshtë:
A e di Gucati ku ka mbetur afekti?
Apo, sipas teorisë së tij të re filozofike, së pari ka lindur efekti, pastaj afekti, ndërsa kuptimi është ende duke kërkuar azil politik në Republikën e Pizdamaterines?
Aristoteli do ta kishte mbyllur Akademinë.
Sokrati do të kishte thënë:
— Di vetëm një gjë: nuk e di çfarë tha ky njeri.
Ndërsa Ajnshtajni, për herë të parë në jetë, do ta kishte rishikuar teorinë e relativitetit:
— Gjithçka është relative, por budallallëku i këtij njeriu është absolut.
Sa për kokën e Gucatit, ajo nuk është bosh.
Boshllëku do të ishte kompliment.
Ajo është një muze kombëtar i mungesës së përmbajtjes, ku vizitori hyn me biletë dhe del duke kërkuar rimbursim.
Edhe kungulli i Halloweenit, po ta fuste dikush aty, do të ndihej i fyer:
— Mos më krahaso me këtë njeri. Unë të paktën e kam një qiri brenda!
Dhe këtu qëndron problemi.
Po t’ia ndizje Gucatit në kokë qiriun e Migjenit, nuk do t’i ndriçohej injoranca.
Vetëm boshllëku i kokës së tij do të bëhej me i dukshëm.
Madje aq fort, sa NASA do të mendonte se kishte zbuluar një galaktikë të re.
Pastaj vjen pyetja shkencore:
Çfarë është Gucati?
Linda Morinë?
Jo. Ajo është vetëm shkalla e parë.
Mergushi i Lushtës?
As ai nuk mjafton. Në krahasim me fenomenin Gucati, Mergushi fillon të duket si Ajnshtajni pas doktoraturës.
Strashilla Ganja?
Edhe këtu shkenca dorëzohet.
Kemi hyrë tashmë në gjeologji.
Sepse disa njerëz nuk kanë më mendime në kokë.
Kanë sedimente.
E Drenica e mjerë çdo ditë i sheh këta gjygyma-gjytyryma, të mbushur me një lëng misterioz, që udhëtojnë herë drejt Amerikës, herë drejt Rusisë, herë drejt Kinës, dhe e pyet vetën :
— Po ku është kthimi?
Nuk ka kthim.
Sepse këta nuk udhëtojnë me avion.
Udhëtojnë me kompas të prishur në kokë.
Dhe pastaj vjen Darvini.
E hap dosjen.
E sheh Gucatin.
E sheh edhe një herë.
E thërret asistentin:
— Po këtë ku ta fusim?
Asistenti e kontrollon evolucionin.
i kontrollon mutacionet.
E kontrollon përzgjedhjen natyrore.
I kontrollon edhe shtojcat.
Asgjë.
Më në fund, Darvini e merr lapsin dhe shkruan:
NË KOKË I KASTRUAR, PRANDAJ I SKARTUAR.
Pastaj mendon pak.
E korrigjon.
Dhe shkruan:
I SKARTUAR NGA EVOLUCIONI.
Por, pas një pauze të gjatë, e shton edhe një shënim:
“Në efekt ka ndodh gjithçka.”
Dhe kështu shkenca më në fund e zgjidhi misterin.
Efekti u gjet.
Afekti humbi.
Ndërsa Gucati mbeti aty.
Në krye të Organizatës së Veteranëve të Pasluftës, duke i përkrahur, mbrojtur e ngushëlluar veteranët e luftës si dikur rahmetli Bajram Rexhepi, plaken te varrezat e qytetit.
Eh, more Gucat i ngratë!
Ti edhe kur çohesh prej gjumit, dukesh sikur ke fjetur në këmbë.
Pa Nasim Haradinajn, ti je i humbur si qurat e Bllacës në mjegull.
Ka budallenj simpatikë.
Ka edhe budallenj që të bëjnë të qeshësh pa dashje.
Por ti, Gucat i ngratë, nuk i takon as kësaj kategorie.
Ti je thjesht një njeri lakmitar me një talent të jashtëzakonshëm për ta kthyer budallallëkun e pandershëm në profesion të pandëshkueshëm.


