Nga: Flori Bruqi
Prishtinë, më 22 shkurt 2026
Ndonëse nuk pati ndonjë arsye konkrete dhe se gjuha e përdorur nga Ismajl Kadare ishte shumë e butë, Akademik prof.dr.PHD. Rexhep Qosja iu përgjigj me një seri shkrimesh në gazetën “Shqip” të Tiranës duke e akuzuar shkrimtarin për rracizëm ndaj muslimanëve shqiptarë dhe muslimanëve në tërësi. Pas kësaj vijuan akuzat për pandershmëri, për konformitet përballë rregjimeve etj.
Debati I .Kadare-R. Qose u shoqërua në të njejtën kohë nga rigjallërimi i diskutimit publik mbi rolin e I.Kadaresë në persekutimin e ish- të dashurit të vajzës së saj gjatë kohës së rregjimit politik, ku kryesisht për arsye tregtare, media e Tiranës u nda në mbështetëse të I.Kadaresë dhe sulmuese të saj.
Gjatë intervistave të mëvona, shkrimtari I. Kadare kërkoi falje në një farë mënyre për deklaratat e tij për “identitetin europiano-kristian të shqiptarëve”, duke thënë se kur i pati propozuar presidentit shqiptar Ramiz Alisë rihapjen e kishave, nuk e kishte menduar se Islami do të vazhdonte të ekzistonte në Shqipëri pas rënies së komunizmit shqiptar.
Fragment nga libri
Populli shqiptar nuk ka identitet gjysmak, të shtirë apo të fshehur pas lajlelulesh mashtruese. Identiteti i tij është gjithashtu i qartë, pavarësisht se dikush nuk dëshiron ta shohë, e dikujt nuk i intereson ta shohë. Shqiptarët janë ndër popujt më të vjetër të kontinentit evropian, popull themeltar në rrafshin e tij, ashtu siç është pranuar gjuha shqipe nga gjithë gjuhëtarët e mëdhenj, si një ndër dhjetë a dymbëdhjetë gjuhët bazë të kontinentit.
Gjeografia, gjëja më kokëfortë në botë, dëshmon e para evropianitetin shqiptar. Zelli i atyre që me çdo kusht duan ta zbehin disi edhe këtë fakt kokëfortë, arrin disa herë të krijojë përshtypjen se Shqipëria është në skaj të Evropës dhe fill pas saj nis Turqia, ose Azia. Ndërkaq, kur hedh sytë në hartë vëren se gjer në atë kufi shtrihen së paku tri shtete të tjera: Maqedonia, Greqia dhe Bullgaria. Për të mos përmendur atë që quhet “Turqia evropiane”.




z. Bruçi!
Kërko: Ismet M. Hasani Pse, as Kadare, as Agolli nuk e moren kurrë NOBELIN?!
Tung!
Përgjigja e ime do te editohët në rubrikë të veçantë, si vështrim publik në “Drini.us”, e jo në koment….
Me respekt
Flori Bruqi