ARKIVI:
6 Mars 2026

Integrimet EURO-atlantike të Thaçit

Shkrime relevante

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Pas Vjosa Osmanit qëndron një burrë që zhgënjeu, zhgënjeu kombin që e zgjodhi atë

Aurel Desarioti Gra si Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla kanë një rol...

Shpërndaj

Adem Breznica

  • Gani Thaçi s’koka kanë i kënqtë me 4.000 euro rrogë e as me 10.000 euro bonuse dhe paska kërku pensionim të parakohshëm duke i rru 168.000 euro t’thata.

Për shkak se është shumë xhan, pra shumë zemër mirë, dhe për hir se është vëlla i presidentit, e nuk e ka zemrën kazmë, pra nuk ka dashtë me u kallëxu i poshtër si do-do (Ramusha, Agima, Fatmira e Endrita), me turlifarë shpikje ogurzeze në kurriz të shtetit, Gani xhani ka zgjedhur të jetë i thjeshtë, transparent dhe jo-rëndues: ia toleron Byros Kosovare të Sigurimeve që, jo brenda një por, brenda 6 muajsh t’ia qes në konto 168.000 copa të gryta. Këtij s’mundesh me i thanë ndryshe, vetëm se kavaler.
Me pas kanë i keq ja kish lyp edhe do tjera të kallamojta, por kësi heri nuk ka dashtë me u keqkuptu ashtu siç u pat keqkuptu me 2, 3, 4, 5… milionët e fondeve të luftës, pastaj me ato të ashtuquajturat afera e tendera lidhje-palidhje, e që veç ata të cilët s’kanë ndjenja shqiptarie ia “mveshin”.
Ama edhe pse ‘shumë’ e vogël në krahasim me milionat që atij i sillen nër duro, e me këqyrë hollë e hollë, këto me “mijë” nuk i bën hesap hiç, prej burrnisë që ka nuk ka dashtë që ketë 168 mijëshe me e marrë menjëherë, por në dy këste. Sepse, siç e bëmë bajat tuj e përsëritë, ky ka pak karakter e pak namuz.
Nejse, mjafton me e ditë se vëllai i kujtë ‘hyre’ është, edhe nuk mbetet më pikë dyshimi në ndershmërinë e tij patriotike, atdhetare, kombëtare, liridashëse e euro-atlantike.
Prandaj, nuk e ka pasë edhe bash palidhje titullin e pozitës në atë byro: “Koordinator i Planifikimeve STRATEGJIKE”.
Ky nuk është i pa shpirt me i shti në rrymë aparatet e Bitcoinit, as me ja lëshue ujësjellësin pa sahat arave e livadheve, as me ja shti nxemjën qendrore nëntokësore serës e bahçes në pikë të dimrit, se ky mendon për këtë shtËt e për këtë popull të shumë vujtun nën zgjedhat e njëpasnjëshme të pushtuesve gjakatarë e haraçvënës. Se për qata ka liftu; që ky popull me shku përpara, përpara e vetëm përpara, e kurrë mos me pasë nevojë me kthy kryet përmas.
Po ne jemi popull budallë, e njerin e zoti nuk e dojmë! Se me pasë kanë të mençëm, e me pasë dashtë të vërtetën, moti i kishim çelë sytë, e prej kohësh i kishim marrë vesh synimet dhe integrimet €-atlantike të tij dhe të vëllait të tij ish-kryeministër e ish-president, e nuk do të mbeteshim këtu ku jemi, po tash do ta gëzonim selametin, e s’ishim kjametu me viza e ç’viza, e as s’kishim shitë patriotizma kishe s’po dojna me lëshu pe, e kishe p’e mbrojmë kufirin…
Presidenti kishte synime euro-atlantike për ne si popull budallë, ndërkaq hashimovitë veç i kishte integruar në botën e madhe EURO-atlantike; madje dhe përtej; sepse mahalla e tij e shkrumave moti i kish pasë marrë vesh senet.
Pra, jo vetëm (ish)presidenti ishte dhe është EURO-atlantik, por familjarisht, akrabaisht, jaranisht, shoqërisht, komshikisht, partiakisht e ndër-partiakisht ata janë bërë EURO-atlantik, bile EURO-milionAtlantik, respektivisht multi-milionë EURO-atlantiko-indiano-pacifistik.

  • Adem Breznica, është gazetar i pavarur.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu