Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë
____
Minoritet ideologjik që kërcënon orientimin perëndimor të shtetit.
Në histori ka momente kur neutraliteti është iluzion, ndërsa heshtja bëhet bashkëpunim i heshtur me rrezikun. Kosova sot ndodhet pikërisht në një moment të tillë. Nën hijen e zhvillimeve të mëdha gjeopolitike globale, në hapësirën publike kosovare po vepron gjithnjë e më hapur islamizmi politik, i maskuar si përfaqësim fetar, por i artikuluar qartë si projekt ideologjik antiperëndimor dhe antikombëtar.
Deklaratat publike, pamjet dhe qëndrimet e figurave udhëheqëse të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) dhe rrethit të saj ideologjik nuk janë më çështje interpretimi. Kur dëgjohen pretendime se Kosova qenka “koloni e Perëndimit”, kur glorifikohen sulltanë, projekte neo-osmane dhe përhapet narrativi se shpëtimi i vendit vjen përmes klimës anti-amerikane, atëherë nuk kemi më të bëjmë me besim fetar, por me axhendë politike të rrezikshme.
Feja si instrument, shteti si objektiv !
Në çdo demokraci funksionale, feja është çështje personale dhe institucionet fetare nuk shndërrohen në aktorë gjeopolitikë. Në Kosovë, për fat të keq, një pjesë e strukturave fetare po sillen si aktorë ideologjikë rajonalë, të lidhur me rrjete dhe qendra jashtë vendit, që historikisht kanë qenë armiqësore ndaj projektit euro-atlantik të Ballkanit.
Fakti që këta aktorë:
takohen me figura që mohojnë identitetin shqiptar,
relativizojnë krimet serbe,
mbajnë lidhje me qarqe të afërta me Beogradin dhe Moskën,
dhe promovojnë ideologji të frymëzuara nga “Vëllazëria Muslimane”,
nuk është rastësi. Është koherencë ideologjike, jo devijim individual.
Minoritet aktiv që shtiret si shumicë!
Një nga mashtrimet më të rrezikshme të islamizmit politik në Kosovë është pretendimi se përfaqëson shumicën. Në realitet, shumica e shqiptarëve – përfshirë besimtarët myslimanë – janë qytetarë laikë, pro-perëndimorë, pro-SHBA dhe pro-NATO. Ata nuk e shohin Kosovën si terren për projekte perandorake lindore, por si shtet modern evropian.
Megjithatë, përmes zërit të lartë, financimeve të jashtme dhe viktimizimit të rremë nën parullën e “të drejtave fetare”, ky minoritet po përpiqet të imponojë narrativë dhe frikë, duke e paraqitur veten si të paprekshëm: “Kur jemi me Zotin, askush s’na ndal”. Historia na ka mësuar se kjo gjuhë ka qenë gjithmonë paralajmërim i autoritarizmit, jo shenjë devotshmërie.
Kontekst ndërkombëtar: bota po zgjohet, Kosova s’guxon të flejë
Në një kohë kur bota demokratike po përballet seriozisht me pasojat e ekstremizmit fetar dhe të regjimeve teokratike – nga Irani deri në Lindjen e Mesme – është paradoksale që në Kosovë ende relativizohet rreziku i islamizmit politik. Për një shtet të vogël, të dalë nga lufta falë ndërhyrjes së SHBA-së dhe NATO-s, flirtimi me ideologji anti-perëndimore është vetëshkatërrim strategjik.
Kjo nuk është betejë kundër fesë islame. Është betejë kundër keqpërdorimit të fesë si mjet politik, kundër instrumentalizimit të besimit për interesa që bien ndesh me rendin kushtetues, sigurinë kombëtare dhe orientimin euro-atlantik të Kosovës.
Shqiptaria nuk është negociabile.
Identiteti shqiptar historikisht ka mbijetuar jo duke u nënshtruar ndaj perandorive, por duke ruajtur autonominë kulturore, gjuhësore dhe politike. Çdo projekt që e sheh shqiptarin si ushtar ideologjik të Lindjes, e jo si qytetar të lirë perëndimor, është projekt i huaj dhe i rrezikshëm.
Mesazhi duhet të jetë i qartë, brenda dhe jashtë Kosovës:
Kosova është shtet laik, perëndimor dhe aleat strategjik i botës demokratike.
Kushdo që punon kundër kësaj rruge – pavarësisht nëse fshihet pas fesë apo flamurit – punon kundër vetë Kosovës.

Minoritet aktiv që shtiret si shumicë.