ARKIVI:
8 Mars 2026

Jam me një behane të madhe: s’mund të pajtohem me lakmiçarin që lëviz gurët e kufirit!

Shkrime relevante

Kur Presidetja pi ujë, shpërthem shovenizmi religjioz islamik

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Kur Presidentja pi ujë, shpërthen provincializmi Vjosa Osmani u pa...

Lufta në Lindjen e Mesme: Ish-ministri i jashtëm i Ukrainës paralajmëron se lufta mund të arrijë në Paris

Foto: HANDOUT / AFP / NTB Dmytro Kuleba mendon se barrierat psikologjike...

Provokim në zemër të Kosovës: Flamuri i një shteti të huaj në Mitrovicë , policia e ruan atë…!

Luan Dibrani, Gjermani Ngjarja e fundit në Mitrovica, ku policia e Kosovo...

Përçarje brenda Iranit midis Gardës Revolucionare dhe udhëheqjes politike

Njerëzit vizitojnë Parkun Kombëtar Hapësinor të Gardës Revolucionare, pak jashtë Teheranit,...

Sipas historianit Kristaq Prifti, në Kosovë nuk ekzistonte popullsi turke

Msc Belisar Jezerci, historian POPULLSI TURKE NË KOSOVË NUK EKZISTON ! Ne bazë...

Shpërndaj

Doktor, Ibrahim Rexhaj!
Unë s’urrej askënd, se s’di të hidherohem e s’di ç’është mënia. Më tradhton në çast buzëqeshja, edhe pse që kur vdiq ime bijë, rrallë e përmall buzagazem!
Unë jam plak pa rrudha në ballë, o rugovasi im doktor! Fytyra ime kurrë nuk ngryset, përkundër zemrës që vritet qindra herë brenda ditës nga gojët e shfrenuara. Unë inatin e hidhërimin e mbys me këngë dashurie në sharki e me këngë trimash në penin e lahutës!
Nëse buzët nuk më lëvizin e fytyra s’më bëhet nur ndonjëherë, dijeni se sytë e mi shkëlqejnë e shpirti digjet për një buzëqeshje që s’mund t’ua jap atyre që i vret e vërteta. Sepse s’jam i zoti të përbij të keqen që i bëhet atdheut nga dora e shqiptarit.
Juve mbase ju dukem idhnak dhe s’të pëlqeu letra ime e dikurshme, për njeriun që e firmosi Gjykatën Speciale, Asociacionin dhe faljen e Çakorrit. Dyshove se mos kushëriri qenka bërë përçarës e idhnak, mbase të duka edhe shtihak. Por kurrë, dhe asnjëherë, mosmirënjohës ndaj heroit, trimit, dëshmorit, luftëtarit, gjakut të derdhur për atdhe!
Këtë ta kam dëshmuar edhe ty në Qafën e Rexhajve, në vitin 2011, dhe me ca libra për dëshmorët e Nokshiqit e kaçakët e Rugovës!
Jo, kurrë s’isha luftënxitës mes gjakut vëllaznor!
Të vetmen behane e pata dhe vazhdoj ta kem: mos-pajtimin me hajnin, vrasësin, tradhtarin, dhunuesin, spiunin, stërshitësin e tokave të atdheut, e aq më pak me faljen e Çakorrit, ku luftuan Zekë Berdynaj, Lan Selimi, Rizë Zymeri, Ker Sadria dhe të gjithë krenët e Rugovës, që janë shumë për t’u numëruar!
Jo, doktor, unë kurrë s’e urrej njeriun që lufton për popullin e atdheun (aq më pak Hashim Thaçin), por jam me një behane të madhe: s’mund të pajtohem me lakmiçarin që lëviz gurët e kufirit!
Shpresoj se më kuptove, doktor, pse i thashë njërit:
“I lumtur jam që s’ta piva kafen!”
20.02.2025

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu