ARKIVI:
6 Mars 2026

Java e Asllanajve 

Shkrime relevante

Etihad Airways rifillon fluturimet nga Abu Dhabi, aftësia e Iranit për sulme është zvogëluar ndjeshëm

A displaced man with his family fleeing Israeli airstrikes in Beirut's...

Mbrojtja e identitetit nuk është urrejtje, është instinkt normal i çdo kombi që respekton veten

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Ta quash “banalitet” mbrojtjen e kulturës dhe identitetit shqiptar...

“6 Marsi – Dita e Dëshmorëve” – të zyrtarizohet sa më parë…!

Bashkim Fazliu - "Migjeni", Ferizaj  Sot është Dita e Dëshmorëve në Kosovë...

Lufta e Jasharajve dhe ndikimi i saj

Kolonel Dilaver Goxhaj, Tiranë, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së 28...

Shpërndaj

Arif Ejupi, Zvicër

Kjo javë në futbollin shqiptar dhe atë kosovar mund të quhet me plot gojën “Java e Asllanajve”, sepse dy futbollistë me mbiemrin Asllani, njëri në kombëtaren e Shqipërisë dhe tjetri në atë të Kosovës, u shndërruan në protagonistë absolutë të fitoreve të skuadrave përkatëse. 

Në ndeshjen Andorra – Shqipëri 0:1, me peshë të madhe për ecurinë në kualifikime për Botërorin 2026, djaloshi i talentuar i Interit, Kristjan Asllani, u shfaq në momentin më të rëndësishëm.
Me qetësi, teknikë dhe instinkt të saktë, ai realizoi golin vendimtar të takimit, duke i dhënë Shqipërisë një fitore të merituar ndaj skuadrës së Andorrës.
Asllani, në këtë përballje, tregoi formë të shkëlqyer. Ai, nga ndeshja në ndeshje, po e forcon bindjen se mesfusha kuqezi ka gjetur liderin e saj të vërtetë. 

Në ndeshjen Slloveni – Kosovë 0:2, po ashtu e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2026 që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, në një stadium të vështirë si ai “Stožice” në Lubjanë dhe ndaj një kundërshtari të fortë, ishte radha që të shkëlqente edhe futbollisti i talentuar Fisnik Asllani, lojtar i FC Hoffenheim në Gjermani.
Fisniku shënoi një gol të bukur në minutën e 6-të, që hapi serinë, duke i dhënë Kosovës epërsinë e hershme dhe besimin drejt fitores 0:2. 

Me paraqitje dinamike, teknikë moderne dhe lëvizje të shpejta, Fisniku po dëshmon se është një ndër talentet më premtues të futbollit kosovar. 

Rrallë ndodh që, në të njëjtën javë, dy kombëtare shqiptare ,ajo e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, të kenë protagonistë të ndeshjeve me të njëjtin mbiemër.
Kristjani dhe Fisniku nuk kanë ndonjë lidhje familjare, por në fushë u bënë simbol i së njëjtës gjë: vendosmërisë, angazhimit dhe qëllimit për t’ua zbardhur fytyrën kombëtareve të tyre. 

Andaj, kjo javë, me të drejtë, hyn në kronikat sportive si: Java e Asllanajve 

Java kur dy djem me të njëjtin mbiemër ngritën lart flamurin kuqezi dhe atë dardan, duke nderuar futbollin tonë kombëtar. 

____

Shqipëria triumfon ndaj Andorrës dhe kualifikohet në play-offin e Botërorit 2026

Kombëtarja e Shqipërisë është kualifikuar në play-offin e Kampionatit Botëror 2026 me një fitore te Andorra.

“Kuq e Zinjtë” fituan me rezultat 0-1 te Andorra, derisa Anglia e mposhti Serbinë si nikoqir.

Screenshot

Shqipëria e dominoi lojën në përgjithësi por që në pjesën e parë nuk ishte aspak efektive.

Shqipëria tentoi të krijonte disa aksione që nuk rezultuan të suksesshme, kurse rasti më i rrezikshëm ishte përmes Berat Gjimshitit që goditi traversën pas një harkimi nga këndi.

Megjithatë, e tëra situata ndryshoi për mirë te mysafirët me inkuadrimin e Mrytu Uzunit dhe Nedim Bajramit. Në fakt të dy ishin protagonist te goli i kualifikimit.

Bajrami pasoi te Uzuni, i cili e gjeti për mrekulli të harruar Kristjan Asllanin, me këtë të fundit që me një super goditje e zhbllokoi rezultatin.

Tutje, Shqipëria e ruajti rezultatin duke krijuar disa aksione por që ishte më e fokusuar në aspektin defansiv.

Kësisoj, Shqipëria mbledh 14 pikë, katër mbi Serbinë prandaj edhe nëse humbin ndaj Anglisë në Tiranë, prapë vendin e dytë të play-offit e kanë të siguruar.

Kujtojmë, shorti për play-offin e Botërorit do të hidhet më 21 nëntor, derisa Shqipëria gjendet në vazon e tretë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu