ARKIVI:
6 Mars 2026

Jo protestë për ta djegë Shqipërinë

Shkrime relevante

Etihad Airways rifillon fluturimet nga Abu Dhabi, aftësia e Iranit për sulme është zvogëluar ndjeshëm

A displaced man with his family fleeing Israeli airstrikes in Beirut's...

Mbrojtja e identitetit nuk është urrejtje, është instinkt normal i çdo kombi që respekton veten

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Ta quash “banalitet” mbrojtjen e kulturës dhe identitetit shqiptar...

“6 Marsi – Dita e Dëshmorëve” – të zyrtarizohet sa më parë…!

Bashkim Fazliu - "Migjeni", Ferizaj  Sot është Dita e Dëshmorëve në Kosovë...

Lufta e Jasharajve dhe ndikimi i saj

Kolonel Dilaver Goxhaj, Tiranë, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së 28...

Shpërndaj

Gani I. Mehmeti 

SALI BERISHA, JO PROTESTË ME DJEGIE TË SHQIPËRISË !

Pas protestës së Partisë demokratike të Shqipërisë në Tiranë, më 24 janar 2025, me kryetar Sali Berisha. 

Në demokraci organizimi dhe mbajtja e demonstratave e protstave për çështje të ndryshme, është e lejueshme. Mirëpo, me kushte që këto të jenë paqësore. 

Një protestë, të thirrur paqësore për largimin nga pushteti i Edi Ramës u organizua e thirrur nga kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, u mbajt më 24 janar 2025. Mirëpo, edhe pse kjo ishte thirrur protestë paqësore, kaloi në protestë të dhunës dhe përmes mediave televizive, pamë duke u djegur Shqipëria nga gjuajtja e molotovit, për çka çoi deri te ndërhyrja e organeve të mbajtjes së rendit – policisë së shtetit. 

Ne që jetojmë jashtë Shqipërisë londineze, por që prej kur mbajmë mend, edhe si fëmijë, na rrah zemra për një Shqipëri të bashkaur në të gjitha trojet etnike me shqiptarë, djegien e Shqipërisë, në cilin do skaj të saj, nuk e pranojmë, pa marrë parasysh shkallën e pakënaqësisë së dikujt dhe pa marrë parasysh se kush është në pushtet.  

Ne kemi përcjellë nga larg vazhdimisht zhvillimet  brenda kësaj cope të Shqipërisë së cunguar që prej kur mbajmë mend, po, edhe në kohën e Enver Hoxhës e deri sot. 

Nëse kohën e Enverit kemi qenë të painformuar sa duhet për realitetin në Shqipëri, edhe ashtu, ne e donim si Nënën, duke menduar se edhe ajo Nënë po vuante për bijën e saj – Kosovën dhe pjesët tjera që gjendeshin e që janë edhe sot e kësaj dite jashtë saj. E, sa edhe kush ka vuajtur për njëra-tjetrën nuk po i hyjë më tutje, sepse do një analizë më të thellë e më të zgjëruar. 

Mirëpo, na del se, cilido që është më keq se tjetri, ka edhe dhembjen edhe dashurinë për pjesën tjetër më të madhe, duke thirrur, kërkuar e luftuar për bashkim me pjesën tjetër të vendit dhe të kombit. E, kjo thirrje, kjo kërkesë, kjo luftë për bahskim, natyrisht se ishte më e fortë dhe e pandalshme gjatë gjithë kohërave prej kur ishim të ndarë e vazhdon edhe sot e kësaj dite. 

Shih për këtë, në cilndo cep të tokave shqiptare shohim duke u djegur, ne ndjejmë dhembje deri në reagim, që flakët të ndalen, djegiet të mos ndodhin.  Zjarri shkatërrues të fiket. Vetëm një zjarrë duhet të mbetet gjithmonë i ndezur – ai për dashurinë e vendit e të kombit për bashkim e për dashuri vëllazërore, ku të mos ketë ngatërresa mes tyre dhe asnjëherë vëllavrasje. 

Pakënaqësitë e dnryshme mund të luftohen përmes kërkesave të ndryshme paqësore qoftë me fjalë, me shkrime po edhe përmes protestave, por gjithherë paqësore, jo me djegie, jo me molotov, jo me armë zjarri.  

Mirëpo, ndryshimet në qeveri mund të bëhen vetëm përmes zgjedhjeve të lira e të ndërshme, ku secili ka të drejtën e tij për t’i dhënë votën atij për të cilin e ka besimin dhe bindjen se është më i mirë. E, këto zgjedhje nuk është kohë e gjatë që janë mbajtur. Ka fituar fituesi dhe ai vazhdon të qeverisë. Nëse në këto zgjedhje dhe në sa të tjera më prëpara nuk fitoi PD, nuk është fjatore PS e Shqipërisë, por mospuna sa e si duhet e PD-së, aq më shumë që në pushtet ishte më përpara edhe PD-ja, por me vetëkënaqësinë se po bën gjithçka të mirë për Shqipërinë e shqiptarët, ajo ka rënë nga qeveria, sepse vetë zgjeshësit e kanë parë të nevojshme ndryshimin, për çka nuk është lehtë tani të bëhet ndryshimi përmes rrugës, duke protestuar. Nuk e besoj se do bëhen ndryshime përmes protestave sot. Dhe, nuk e shoh të arsyeshme të luftohet përmes protestave.  

Ju nuk keni probleme ndërnacionale, për çka duhet të kini mëndjen në kokë dhe të mos e digjni edhe një herë Shqipërinë, sikur në vitet e nëntëdhjeta, kur me ndërhyrjen e serbëve të ardhur atje nga Kosova, e shkatërruat Shqipërinë deri në skelet., duke e zhbërë edhe ushtrinë shqiptare e duke e shkatërruar tërë armatimin e krijuar me aq mund.  

Gjithçka sot mund të bëhet vetëm me votë, asnjë regjim nuk mnd të zhduket ndryshe, vetëm përmes votës. 

Për të ardhur në krye të qeverisë, duhet të jini më i mirë se ai që është sot. Ajo nuk bëhet përmes rrugëve por me programeve reale për zhvillimin e Shqipërisë, jo vetëm për intersin personal të një partie apo individi.  

Çfarë do na duhet një Shqipëri e djegur edhe një herë? Sali Berisha, duhet të mendoni mirë më parë se të merrni një rrugë, aq më tepër kur mirrni rrugën e dhunës. Do mbetesh  një njollë e zezë në histroinë shqiptare, nëse përmes thirrjeve tuaja për protestë digjet Shqipëria. Për çdo djegie do të akuzohesh, sepse djegia e Shqipërisë  është dëshira dhe lufta e madhe e Serbisë, e cila është e interesuar të pushtojë të gjitha vendet shqiptare, përfshirë edhe Shqipërinë londineze.  

As ne nuk ejmi në vi me pushtetin e  sotëm shqiptar, në veçanti rreth marrëdhënieve  me Kosovën. E që është afruar aq shumë me Serbinë, sa e ka harruar Kosovën dhe viset tjera shqiptare, përfshirë edhe Kosovën Lindore, që asnjëherë nuk interesohet për të drejtat e tyre kombëtare e njerëzore. 

Sali, me protestat tuaja, fitohet përshtypja se këto zhvillohen vetëm sa për të ardhur në pushtet, jo për shtetin e për kombin mbarëshqiptarë, prandaj më mirë të punosh përmes mënyrave tjera, duke i lënë protestat për të ardhur në pushtet.  

Nuk paska asgjë më të rëndë se kur humbet besimi! 

Mos u bëni vegël e armiqëve të shqiptarëve dhe të vetë Shqipërisë! 

  1. 1. 2025

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Me fal zotni Gani I. Mehmeti e mos ma merr per te keq, por po deshte me shkru, shkruj per Kosoven e jo per Shqipnine, sepse simbas ketij shkrimit po e kuptoj se ti nuk din asgja per Shqipnine. Tung.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu