ARKIVI:
18 Maj 2024

Joe Biden në mbrojtje të interesave të Perëndimit

Shkrime relevante

Lideri i IS arrestohet nga autoritetet kurde në Irak

NTB /Document.no 17/05/2024 21:30 Një udhëheqës i IS-it, i cili ishte i...

“Lufta dhe paqa“ Tolstojiane, versioni kosovarë

Nga: Agim Vuniqi ___ Shumica e shteteve të taborit socialist evrolindor (edhe pse...

Haki Stërmilli, shkrimtari i njohur dhe shefi i parë i shërbimit sekret shqiptar

Nga: Eedlira Ruzi TIRANË, 17 maj /ATSH/ Më 17 maj të vitit...

Rreth organizmit të ngjarjes “Shije Lezhe n’ Prishtinë”

Prishtinë, 16 maj 2024 Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë i fton...

Shpërndaj

 

Nga: Dr Sadri Ramabaja  

Joe Biden: “Takimi me Vladimir Putinin në Gjenevë, do të jetë pas bisedimeve të nivelit të lartë me miqtë, partnerët dhe aleatët tanë, të cilët e shohin botën nga e njëjta perspektivë si Shtetet e Bashkuara dhe me të cilët ne do të rinovojmë lidhjet tona dhe qëllimet e përbashkëta.”

Prishtinë, 8 qershor – Takimi i Presidentëve të SHBA dhe Rusisë, Joe Biden dhe Vladimir Putin, do të mbahet në Gjenevë saktësisht pas 7 ditëve. Ky do të jetë udhëtimi i parë i Biden-it jashtë vendit në cilësinë e presidentit të Shteteve të Bashkuara. Takimi është planifikuar për 16 qershor në Gjenevë, Zvicër, kanë pohuar në unison Kremlini dhe Shtëpia e Bardhë.

Më 15 qershor, një ditë pas samitit të NATO-s në Bruksel, presidenti i SHBA, Joe Biden, takohet me udhëheqësit e BE. Le të kujtojmë se, pikërisht 60 vjet më parë ishte një takim tjetër historik – ai mes kryetarëve të shteteve të dy superfuqive në atë kohë, presidentit të SHBA, John F. Kennedy dhe kryeministrit sovjetik, Nikita Hrushov. Të dy u takuan në Vjenë më 3 dhe 4 qershor 1961, në sfondin e tensioneve në rritje. Pas takimit, si Uashingtoni edhe Moska, meqë ishin të vtëdijshëm për mundësitë që kishin për shkatërrimin në masë të palës kundërshtare, por edhe për kufijtë që duhet t‘ i rspektonin përballë njëri-tjetrit, ata do të ndërronin kurs veprim, duke trajtuar më seriozisht njëri-tjetrin, e duke aplikuar tutje politikat e parandalimit.

Uashingtoni nuk po kërkon një konflikt me Moskën, por, përkundrazi, dëshiron marrëdhënie të qëndrueshme, me vendosmërin e Shteteve të Bashkuara për t’iu përgjigjur sfidave të sigurisë evropiane, tha presidenti amerikan, raporton The Washington Post.

“Takimi me Vladimir Putinin në Gjevë, do të jetë pas bisedimeve të nivelit të lartë me miqtë, partnerët dhe aleatët tanë, të cilët e shohin botën nga e njëjta perspektivë si Shtetet e Bashkuara dhe me të cilët ne do të rinovojmë lidhjet tona dhe qëllimet e përbashkëta. Ne do të vazhdojmë të jemi të bashkuar në kundërshtimin e sfidave të Rusisë ndaj sigurisë evropiane, e cila filloi me agresionin në Ukrainë,” tha Biden.

Ai theksoi tutje se “nuk do të ketë dyshim në lidhje me vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur vlerat demokratike që ne nuk mund t’i ndajmë nga interesat tona”.

Në të njëjtën kohë, Biden në shkrimin autorial të publikuar të shtunën në Wuashington Post, theksoi se Uashingtoni nuk do ët donte “asnjë konflikt” me Rusinë. Qëllimi i SHBA-ve është ndërtimi i “marrëdhënieve të qëndrueshme dhe të parashikueshme” me Rusinë, brenda kuadrit të së cilës të dy shtetet mund të punojnë së bashku në fusha të tilla si stabiliteti strategjik ose kontrolli i armëve.

Biden udhëton për Evropë të mërkurën. Të premtën ai do të marrë pjesë në samitin e shtatë shteteve kryesore industriale (G7) në Cornwall, në Anglinë jug-perëndimore. Në samitin e radhës të NATO-s ai do ët marrë pjesë për herë të parë në cilësinë e presidentit të SHBA-ve të hënën pasuese. Fare në fund të udhëtimit të tij, ai ka rezervuar të takohet me shefin e Kremlinit, Vladimir Putin, në Gjenevë, më 16 qershor.

Gjatë periudhës kur në Shtëpin e Bardhë erdhi J.Biden, pati, madje disa herë, edhe tensione midis dy krerëve të shteteve. Kur u pyet nëse ai mendonte se Putini ishte një vrasës, Presidenti i SHBA kishte thënë taksativisht: “Këtë po e bëj.” Por ai gjithashtu tha se kishte çështje ku bashkëpunimi ishte në interes të të dy palëve, për shembull rinovimi i traktatit të çarmatimit “Start” .

Deklarata e Biden-it kishte shkaktuar pakënaqësi në Kremlin. Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, megjithatë Putini në vend të përgjigjes qe shprehur shkurt: “Biden-it i dëshiroj shëndet”.

Sipas njohësve të raporteve Perendim-Rusi, Vladimir Putin-i dhe Joe Biden-i nuk do të jenë në gjendje të tejkalojnë suksesin historik të vitit 1985. Përkundrazi, meqë në këto raporte, sidomos pas aneksimit të Krimesë dhe tutje gjatë periudhës së fundit, kur Putini po qeverisë me dorë të hekurt, ato kanë pësuar goditje të rëndë.

Pas krejt kësaj, është fare e pritshme dhe në përputhje me logjikën, që presidentët e që të dy fuqive, deri në përfundim të Luftës së Ftohtë, rival të ashpër, kanë shprehur gadishmërinë të takohen më 16 qershor.
Por, bazuar në orjentimet gjeostrategjike ruse, takimi ka rrezik real të kthehet në një fiasko dhe zhgënjim të madh.

Nëse për një dekadë të tërë, regjimi në Moskë kishte përqafuar formalisht demokracinë liberale si sistem politik, qoftë duke e trajtuar atë si fasadë, gjatë epokës së Putinit, veçmas nga mandati i dytë, kjo strategji ka ndryshuar rrënjësisht. Tani jemi dëshmitarë se regjimi i Putinit oponentët e vet politik i eleminon fare hapur. Pak para zgjedhjeve parlamentare (ato pritet të mbahen në shtator), autoritetet ruse janë paisur me një instrument politiko-administrativ për të përjashtuar anëtarët e opozitës nga zgjedhjet. Autoritetet ruse tani do të jenë në gjendje të përjashtojnë kandidatët nga të gjitha zgjedhjet, duke u bazuar në deklaratat politike përmes të cilave oponentët akuzohen se kanë bashkëpunuar me organizata “ekstremiste dhe terroriste”.

Gjithësesi edhe kjo sjellje e Moskës yzrtare ndaj oponentëve të brendshëm politik, pritet të jetë objekt i bisedimeve mes dy presidentëve.

A do të arrihet nga ky atkim ajo që ishte arritur para 60 viteve, është pak e besueshme.

Mundësitë për të kultivuar tash e tutje respekt të ndërsjelltë nuk janë shterrur, por gjasat janë tepër të vogla. Baltiku, Ballkani, Ukraina e së fundmi edhe Bjellorusia… janë vetëm disa nga nocionet gjeopolitike rreth të cilave ka përplasje serioze, e që vështërsojnë çfardo ujdie për të selitur një gjuhë të re të përbashkët dhe për të promovuar rregulla sipas të cilave do të mudn të pritej bashkëpunimi me objektiv zgjidhjen e interesave të kundërta – për të mirën e civilizimit tonë.

Ditë më parë ambasada amerikane në Tiranë pat publikuar foto nga stërvitja e madhe e NATO-s në Shqipëri “Defender Europe 21”. Vetëm në Shqipëri janë dislokuar 6 mijë forca ushtarake të SHBA-ve bashkë me mjetet e tyre, ku spikasin raketat “Patriot” të pozicionuara në bazën e Kuçovës. Ky tip raketash konsiderohen nga më të avancuarat të sistemit kundër-ajror momentalisht. Vetëm zërat se një pjesë e tyre mund t’ i dhurohen Shqipërisë, kanë shkaktuar trandje të llojit të vet në Beograd dhe Moskë.

Pas takimit të 16 qershorit, do ta kemi së paku një fitues, ai gjithësesi do të jetë Zvicra.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu