ARKIVI:
27 Korrik 2026

Fondamentalizmi fetar ortodoks serb dhe luftërat në ish-Jugosllavi

Shkrime relevante

Kallëzimi ndaj Musë Musës nga  avokati Asdren Bytyqi?– Kur debati publik përplaset me lirinë e shprehjes

Reagon: Luan - Asllan Dibrani, Prevallë Ish-i burgosur politik, publicist, piktor,...

Fitorja e madhe e “trekëndshit magjik” mbi trurin e Atifetës

Lirim Gashi, Prizren ATIFETJA DHE FITORJA E MADHE E TREKËNDËSHIT MAGJIK MBI...

Premisa e rreme për “dekolonizimin e mendimit” e fjalimit të Esra Erdoganit

Arber Hoxha ___ Fjalimi i Esra Erdoğan-Albayrak për “dekolonizimin e mendimit” është i...

Ardian Jezerci thotë që ai që mendon se “Arvanitasit s’kanë pasur faj që kanë vrarë shqiptarë myslimanë”, është i infiltruar në lëvizjen tonë

Ardian Jezerci ___ Reagim publik ___ "Arvanitasit s'kanë pasur faj që kanë vrarë shqiptarë myslimanë."Këtë...

Shpërndaj

Bardhyl Mahmuti
Bardhyl Mahmuti
Në shtator të vitit 1998, Grupi Diplomatik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizoi konferencën e radhës me gazetarë të akredituar në selinë e OKB-së në Gjenevë. Isha së bashku me Jashar Salihun (Hero i Kosovës), Ramadan Avdiun dhe Agush Bujën. Salla plot e përplot me gazetarë. Pasi bëra hyrje informuese për situatën në Kosovë, fjala iu dha gazetarëve. I pari që kërkoi fjalën ishte gazetari i Agjencisë Telegrafike të Rusisë, ITAR-TASS (siç quhej në atë kohë). Me qëllim që ta zhvendoste vëmendjen e gazetarëve të tjerë nga dhuna serbe në probleme të sajuara, ai shtroi pyetjen se “sa ushtarë fondamentalistë islamikë luftonin në radhët e UÇK-së”.
Kësaj pyetjeje grackë iu përgjigja ashtu siç e meritonte:
“Ju keni shtruar një pyetje shumë interesante, që lidhet me implikimin politik të religjionit në luftëra që u zhvilluan në hapësirat e ish Jugosllavisë. Ju sigurisht e dini, por po përmend disa të dhëna që, eventualisht, mund t’i hyjnë në punë ndonjë gazetari të painformuar për këtë çështje.
Po rikujtoj se para disa vitesh, me bekimin e Kishës Ortodokse serbe, është bërë luftë kundër katolikëve në Slloveni. Pas luftës në Slloveni, me bekimin e Kishës Ortodokse serbe, është bërë luftë kundër katolikëve në Kroaci. Lufta vijon në Bosnjë. Me bekimin e Kishës Ortodokse serbe është bërë luftë kundër myslimanëve dhe katolikëve në Bosnjë dhe tani, në fund, me bekimin e Kishës Ortodokse serbe është duke u bërë luftë kundër shqiptarëve myslimanë dhe katolikë në Kosovë. Fondamentalizimi ortodoks i Serbisë është jashtëzakonisht i implikuar në luftën e Kosovës dhe ka arritur të mobilizojë fondamentalistë ortodoksë nga disa shtete të Lindjes, ku shumica e popullsisë janë të religjionit të krishterë ortodoks.
Kam kënaqësinë t’ju njoftoj, se gjatë ofensivës së fundit të Forcave të Armatosura të Serbisë janë vrarë shumë fondamentalistë që kishin ardhur nga Rusia, Rumunia dhe vende të tjera (…)”.
Gazetarë të tjerë më vërshuan me pyetje se ku ishin vrarë, sa ishin vrarë dhe nga cilat shtete kishte më shumë fondamentalistë ortodoksë që kishin ardhur të luftonin në Kosovë. Gazetari rus e braktisi konferencën.
* Në kontekst me kohën po e risjell për opinionin publik këtë shkrim.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu