ARKIVI:
8 Mars 2026

Kallëzimi penal i Asdren Bytyqit ndaj Belisar Jezercit, përfaqëson individë dhe struktura që prej vitesh nxisin urrejtje dhe përçarje në emër të islamit politik

Shkrime relevante

Kur Presidetja pi ujë, shpërthem shovenizmi religjioz islamik

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Kur Presidentja pi ujë, shpërthen provincializmi Vjosa Osmani u pa...

Lufta në Lindjen e Mesme: Ish-ministri i jashtëm i Ukrainës paralajmëron se lufta mund të arrijë në Paris

Foto: HANDOUT / AFP / NTB Dmytro Kuleba mendon se barrierat psikologjike...

Provokim në zemër të Kosovës: Flamuri i një shteti të huaj në Mitrovicë , policia e ruan atë…!

Luan Dibrani, Gjermani Ngjarja e fundit në Mitrovica, ku policia e Kosovo...

Përçarje brenda Iranit midis Gardës Revolucionare dhe udhëheqjes politike

Njerëzit vizitojnë Parkun Kombëtar Hapësinor të Gardës Revolucionare, pak jashtë Teheranit,...

Shpërndaj

Basri Beka, Prishtinë

Reagim publik kundër kallëzimit penal të motivuar politikisht dhe fetarisht
Kallëzimi penal i dorëzuar nga avokati Asdren Bytyqi ndaj Belisar Jezercit nuk është akt drejtësie. Është akt hipokrizie, instrumentalizim i ligjit dhe tentativë për frikësim politik e ideologjik.
Ky kallëzim vjen nga një avokat që përfaqëson pikërisht rryma, individë dhe struktura që prej vitesh nxisin urrejtje ndërfetare, përçarje ndëretnike dhe ideologji të Islamit politik në Kosovë. Kjo nuk është ironi. Është fakt publik.
Deklarata e vetë Bytyqit – ku etiketohen qytetarë dhe lëvizje si “provokatorë të Serbisë” dhe paralajmërohet ndjekje kolektive “ndaj të gjithëve” – përbën shprehje të qartë të gjuhës së urrejtjes, mosdurimit fetar dhe stigmatizimit politik. Me këtë deklaratë ai jo vetëm ka kaluar kufijtë e etikës profesionale, por ka rrezikuar drejtpërdrejt sigurinë dhe jetën e individëve dhe OJQ-ve që veprojnë ligjërisht, në përputhje me Kushtetutën dhe modelin e shtetit laik.
Belisar Jezerci nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka reaguar ndaj një realiteti të rrezikshëm: thirrjeve publike për teokraci islame, për ligj të Sheriatit në Kosovë dhe për përjashtimin politik e kombëtar të atyre që nuk i nënshtrohen kësaj ideologjie. Thirrje të tilla janë bërë hapur nga figura që përfaqësojn Islamin politik, e të cilët kan përdorur edhe gjuhë lufte fetare. Këto janë fakte të dokumentuara, jo interpretime.
Ironikisht – dhe në mënyrë fatale për vetë rrymën që përfaqëson – ky kallëzim penal ka hapur Kutinë e Pandorës. Me këtë veprim, Bytyqi dhe ata që qëndrojnë pas tij i kanë dhënë goditjen më të fortë vetë Islamit politik dhe ekstremizmit që përpiqen ta normalizojnë. Tani topi është në fushën e shtetit.
Tashmë presim që organet e drejtësisë të veprojnë seriozisht: të hetojnë kapjen ideologjike të institucioneve, rrjetet e ekstremizmit fetar, financimet, propagandën dhe thirrjet antikushtetuese për rend teokratik. Loja e viktimizimit ka marrë fund.
Kush nxit urrejtje fetare, kush delegjitimon shtetin laik, kush kërcënon bashkëjetesën shqiptare – pavarësisht nëse mban titull avokati apo hoxhe – duhet të përballet me ligjin.
Kurthin që ua keni ngritur të tjerëve, tash e keni ngritur për veten. Dhe kësaj here, shteti nuk ka më justifikim të mos veprojë.

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Persa i perket “Percarjes fetare”, kjo percarje asht shkaktu tash 500 vjet kur turku jo me pune bindese por me metoda te ndryshme dhune ketheu ne musliman kristjant shqiptar katolik dhe ortodoks. Bile per ma teper gjate pushtimit u derguen jashte vendit shqiptar ne drejtim te shkretinave te Anadolli, duke ece ne kambe me gra e femij qe te shfarosen gjate rruges.
    Persa i perket thirrjes se Levizjes se Decanit per ta braktise islamin, le te bajne edhe ky zotnia thirrje per perqafimin e islamit. Ku asht e keqja ketu? Un baj thirrje, edhe ti ban thirrje.
    Por e keqja asht se islami u bendos me dhune dhe me dhune don ti mbaj muslimant rreth klerit antishqiptar musliman.
    Nuk ka asnji prove qe Levija e Decanit te kete ba thirrje te llojit tjeter nga kjo qe ajo vete ka deklaru. Kesaj i thone ZHURME PER ASGJA ME QELLIM KERCNIMI. Pune boshe.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu