Katedralja e Prishtinës dhe Ibrahim Rugova

Shkrime relevante

Protestat në Shqipëri, në dritën e mendimit të Alexis de Tocqueville-it

Fatmir Lekaj, Oslo ____ Në një këndvështrim historik, protestat në Shqipëri mund të...

Kur Zoti krijoi njeriun, ai ishte ende duke eksperimentuar me Ramën

Aurel Desariati, ekspert i shkencave psikologjike - ushtarake, SHBA Shqipëria është vendi...

Katedralja e Prishtinës dhe Ibrahim Rugova

Ibrahim Rugova, pak kohë para se të vdiste, e vuri gurin...

Pranvera e vitit 1981 nuk u organizua nga UDB-a, por nga ndërgjegja e një populli që kërkonte liri!

Sak Muji, Zvicër - Rugovë ____ PRANVERA E VITIT 1981 NUK U ORGANIZUA...

Sa i lexueshëm je, o Rama!

Merita Leka, Londër ____ Mashtro do kosovarë, nga ata që u zgjodhën në...

Shpërndaj

Ibrahim Rugova, pak kohë para se të vdiste, e vuri gurin themeltar të Katedrales në Prishtinë
Katedrala ”Shën Nëna Tereze” – Prishtinë
Ideja e ndërtimit të një katedrale të tillë ishte propozuar nga ish-Presidenti i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, i cili vetë ishte një Musliman. Ajo u inaugurua më 26 gusht të vitit 2010, për njëqind vjetorin e lindjes së Nënës Tereze.
                                      Shën Nena Tereze
Me rastin e pranimit të ÇMIMIT NOBËL për paqe, më 1979, ka thënë:
  1. Me gjak jam………… SHQIPTARE
  2. Me shtëtësi jam …… INDIANE
  3. Me profesion jam….. MOTËR NDERI
  4. I shërbëj vetëm……… ZOTIT
  5. Zemra jeme i takon….KRISHTIT
Nënë Tereza u shpall ”e bekuar” , përkatësisht e ”Lumturuar” nga Papa Gjon Pali II, më 19 tetor 2003 ndërsa  Papa Françesku e shpalli “Shenjtore” në një ceremoni madhështore në Vatikan, duke vulosur përjetësisht misionin e saj hyjnor.
Afrohu në ndihmën time, o Perëndi. O Zot, nxito të më ndihmosh. Lavdi Atit, Birit e Shpirtit Shenjtë, siç është në fillim, ashtu tash dhe përgjithmonë e jetes.
(Jezu Krishti)
Biograf i Nënë Terezës
                    Don Lush Gjergji
“Shenjtëria e Nënë Terezës e kishte burimin nga shtëpia. Nëse bota e njeh për dedikimin e pareshtur ndaj të varfërve të Planetit, ndoshta jo të gjithë e dinë që Nënë Tereza, me Çmim Nobel për Paqe në 1979, e bekuar në 2003 nga Papa Gjon Pali II, kishte prindër shembullorë në bamirësi. Kolë dhe Drane Bojaxhiu, shqiptarë nga Shkupi, ku Anjeza Gonxhe Bojaxhiu (Nënë Tereza) lindi në 26 gusht 1910.
*
Nga Ismet M. Hasani, Suedi
Më rastin e 23 vjetorit të BEKIMIT të Shën Nënës Tereze – më 19 tetor 2003
Përkujtesa për njerëzit e mirë, për bamirësit, për të bekuarit, për të lumturuarit, për të shënjteruarit, kurrë nuk është e vonshme; e kam fjalën për Shën Nënë Terezën (1910-1997)
Ismet Hasani, Suedi
___
Këtij pohimi pa dilema i ka mëshuar fort biografi i njohur i Nënë Terezës, shqiptari Don Lush Gergji. Një ndër biografët e shumtë, por ai ndër më kryesorët, të cilit i referohet shumëkush që do të shkruajë diçka për shenjtoren e gjithë botës. Pasi si Don Lush Gjergji askush tjetër ndër shqiptarë nuk ka hulumtuar plot tridhjetë vjet studim dhe miqësi me Nënë Terezën.
Ka pasur fatin ta takojë nga afër në vitet kur shqiptarët e tjerë nuk i dinin as emrin. Por i përkiste edhe të njëjtit besim me të; atij katolik, duke pas qenë ipeshkv, pikërisht edhe në vendlindjen e Nënë Terezës, Shkup. Por edhe në Prizren, Prishtinë. Në disa nga botimet e tij jetëshkrimore kushtuar Nënë Terezës sjell dëshmi autentike rreth origjinës së saj shqiptare. Duke treguar se si shtëpia e Bojaxhinjve afër qendrës së qytetit të Shkupit ishte fare afër Katedrales ku është
pagëzuar Gonxhja e vogël, pa ndonjë kishë ortodokse afër, siç pretendojnë për origjinën e saj sllave. Apo se babai i saj ishte i vetmi katolik ndër këshilltarët e qytetit. Apo se në Letnicë shtegtonte edhe familja e Bojaxhinjve. Mënyra e shtegtimit bëhej së bashku me familjet e tjera katolike shqiptare, siç e dëshmon vet Lazri, vëllai iNënë Terezës”, thuhen tek libri ‘Nëna jonë, Terezë”. Tek ‘Nëna e dashurisë’ gjendet fotografia në moshën 16-vjeçare e Nënë Terezës me kostum tipik kombëtar të zonës së Prizrenit. Këto pak nga dëshmitë e pasura që sjell Don Lush Gjergji nga moria e kontakteve që ka pasur duke jetuar afër Nënë Terezës.
E ka takuar për herë të parë Nënë Terezën në Romë, kur ishte 19 vjeç. “Isha në vitin II të studimeve filozofike. Kisha dëgjuar të flitej shumë për legjendën e murgeshës shqiptare në Indi. Isha përgatitur gjithë natën për takimin, por u ndjeva si të isha pranë nënës sime. Në thjeshtësinë e saj kishte një ngarkesë spiritualiteti, dashurie dhe thjeshtësie të shkëlqyer”, kujton. Nënë Tereza i dallonte njerëzit në nevojë kudo që gjendeshin. Në Romë kishte zgjedhur një lagje të vogël në zonën e Castelgandolfo, ku ciganët dhe refugjatët jetonin në kufijtë e ekzistencës, dhe iu ishte dedikuar bashkë me motrat e saj. Gjithë këtë përkushtim për të varfrit sipas Don Lushit, Nënë Tereza e kishte marrë në familje. Babai i saj, Kolë, ishte një tregtar, sipërmarrës dhe politikan i impenjuar në kauzën për pavarësinë e Shqipërisë. Udhëtonte në gjithë Europën për aktivitetet e tij dhe kur kthehej në shtëpi i shpërndante fëmijët ngado për të dhuruar veshje dhe para për të varfrit.
“Por nëna Drane ishte një Nënë Tereza në miniaturë”, vijon Lushi. Nga dhjetë shtëpitë që familja Bojaxhi kishte në pronësi, nëntë ua kishte dhënë të pastrehëve. Kishte strehuar në familjen e saj gjashtë jetimë dhe çdo ditë përgatiste drekën për rreth njëzet vetë; kur fëmijët  pyesnin se ç’ishin këta mysafirë që vinin rrotull nëpër shtëpi, ajo iu përgjigjej thjesht: “miq”. “Një herë ndërsa ishte për drekë me papa Ëojtyl”-ën, – kujton Don Lushi,- i them: ‘Shenjtëri, ndoshta jam duke thënë ndonjë budallallëk, por unë do të shpallja një herë të shenjtë nënën më pas bijën’. Papa buzëqeshi dhe më tha: ‘Ke të drejtë. Vetëm prindër të mëdhenj lindin fëmijë të mëdhenj.”.
Don Lushi pati fatin t’i drejtonte përballë edhe pyetjen e madhe, se si i erdhi urdhëresa hyjnore për të lënë kuvendin dhe për t’iu përkushtuar të varfërve. Nënë Tereza iu përgjigj duke qeshur: “Ishte zëri i Zotit që të jetoja me të varfrit, si të varfrit. Ishte një urdhër, një detyrë, një qartësi. Nuk ka rëndësi forma se si Zoti na thërret. Secilin nga ne e thërret në mënyra të ndryshme. Ne nuk kemi asnjë meritë për këtë. Por rëndësi ka t’i përgjigjemi thirrjes me gëzim. Edhe në çastet dramatike, edhe tani, jam e sigurt që ishte vepër e Zotit, jo imja. Duke qenë vepër e Zotit e dija që bota do të kishte të mira, që ai do të përdorte varfërinë time, dobësinë time, jetën time për t’iu dhënë më të varfërve ndër të varfër dashurinë e tij.”
*
MË 19 tetor 2003 Shën Nëna Tereze u shpall e “Bekuar” përkatësisht e ”Lumturuar” nga Papa Gjon Pali II.
Në maj 2011 është mbajtur ceremonia e shenjtë e lumturimit të Shën Nënës Tereze, në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan.
Ajo shihet si simbol i ndihmës dhe respektit për “më të varfrit e të varfërve”, të cilëve ia kushtoi gjithë jetën.
Më 4 shtator 2016, Shën Nëna Tereze u shpall ”Shën Tereza e Kalkutës”, në një ceremoni madhështore fetare në sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan. Ceremonia u drejtua nga Papa Françesku, i cili bëri edhe shpalljen e shenjtërimit para dhjetëra-mijëra pelegrinëve në sheshin qendror të Selisë së Shenjtë.
*
Anjezë Gonxhe Bojaxhi ose Shën NënaTereze u lind në Shkup, më 26 gusht 1910 dhe kalojë nga kjo jetë  në moshën 87-vjeçare, më 5 shtator 1997 në Kalkuta të Indisë. Ajo ishte humaniste e njohur shqiptare dhe fituese e çmimit Nobel për Paqe – më 1979.
 *
Mendim: Për Shën Nënën Tereze kanë shkruar shumë shkrimtarë, krijuesë, poetë, historianë, artistë, biografë, e shumë, e shumë, e shumë të tjerë…por ndër të gjithë DALLOHET Dr. Don Lush Gjergji., biograf i Nënës Tereze.
“Shenjtëria e Nënë Terezës e kishte burimin nga shtëpia. Nëse bota e njeh për dedikimin e pareshtur ndaj të varfërve të Planetit, ndoshta jo të gjithë e dinë që Nënë Tereza, me Çmim Nobel për Paqe në 1979, e bekuar më  19 tetor 2003 nga Papa Gjon Shën Pali II.
Kishte prindër shembullorë në bamirësi. Kolë dhe Drane Bojaxhiu, shqiptarë nga Shkupi, ku Anjeza Gonxhe Bojaxhiu
 Këtij pohimi pa dilema i ka mëshuar fort biografi i njohur i Nënë Terezës, shqiptari Don Lush Gjergji Një ndër biografët e shumtë, por ai ndër më kryesorët, të cilit i referohet shumëkush që do të shkruajë diçka për shenjtoren e gjithë botës. Pasi si Don Lush Gjergji askush tjetër ndër shqiptarë nuk ka hulumtuar plot tridhjetë vjet studim dhe miqësi me Nënë Terezën.
Ka pasur fatin ta takojë nga afër në vitet kur shqiptarët e tjerë nuk i dinin as emrin. Por i përkiste edhe të njëjtit besim me të; atij katolik, duke pas qenë ipeshkv, pikërisht edhe në vendlindjen e Nënë Terezës, Shkup. Por edhe në Prizren, Prishtinë. Në disa nga botimet e tij jetëshkrimore kushtuar Nënë Terezës sjell dëshmi autentike rreth origjinës së saj shqiptare. Duke treguar se si shtëpia e Bojaxhinjve afër qendrës së qytetit të Shkupit ishte fare afër Katedrales ku është
pagëzuar Gonxhja e vogël, pa ndonjë kishë ortodokse afër, siç pretendojnë për origjinën e saj msllave. Apo se babai i saj ishte i vetmi katolik ndër këshilltarët e qytetit. Apo se në Letnicë shtegtonte edhe familja e Bojaxhinjve. Mënyra e shtegtimit bëhej së bashku me familjet e tjera katolike shqiptare, siç e dëshmon vet Lazri, vëllai iNënë Terezës”, thuhen tek libri ‘Nëna jonë, Terezë”. Tek ‘Nëna e dashurisë’ gjendet fotografia në moshën 16-vjeçare e Nënë Terezës me kostum tipik kombëtar të zonës së Prizrenit. Këto pak nga dëshmitë e pasura që sjell Don Lush Gjergji nga moria e kontakteve që ka pasur duke jetuar afër Nënë Terezës.
E kam takuar për herë të parë Nënë Terezën në Romë, kur ishte 19 vjeç. “Isha në vitin II të studimeve filozofike. Kisha dëgjuar të flitej shumë për legjendën e murgeshës shqiptare në Indi. Isha përgatitur gjithë natën për takimin, por u ndjeva si të isha pranë nënës sime. Në thjeshtësinë e saj kishte një ngarkesë spiritualiteti, dashurie dhe thjeshtësie të shkëlqyer”, kujton. Nënë Tereza i dallonte njerëzit në nevojë kudo që gjendeshin. Në Romë kishte zgjedhur një lagje të vogël në zonën e Castelgandolfo, ku ciganët dhe refugjatët jetonin në kufijtë e ekzistencës, dhe iu ishte dedikuar bashkë me motrat e saj. Gjithë këtë përkushtim për të varfrit sipas Don Lushit, Nënë Tereza e kishte marrë në familje. Babai i saj, Kolë, ishte një tregtar, sipërmarrës dhe politikan i impenjuar në kauzën për pavarësinë e Shqipërisë. Udhëtonte në gjithë Europën për aktivitetet e tij dhe kur kthehej në shtëpi i shpërndante fëmijët ngado për të dhuruar veshje dhe para për të varfrit.
“Por nëna Drane ishte një Nënë Tereza në miniaturë”, vijon Don Lushi. Nga dhjetë shtëpitë që familja Bojaxhi kishte në pronësi, nëntë ua kishte dhënë të pastrehëve. Kishte strehuar në familjen e saj gjashtë jetimë dhe çdo ditë përgatiste drekën për rreth njëzet vetë; kur fëmijët  pyesnin se ç’ishin këta mysafirë që vinin rrotull nëpër shtëpi, ajo iu përgjigjej thjesht: “miq”. “Një herë ndërsa ishte për drekë me papa Ëojtyl”-ën, – kujton Don Lushi,- i them: ‘Shenjtëri, ndoshta jam duke thënë ndonjë budallallëk, por unë do të shpallja një herë të shenjtë nënën më pas bijën’. Papa buzëqeshi dhe më tha: ‘Ke të drejtë. Vetëm prindër të mëdhenj lindin fëmijë të mëdhenj.”
Dr. Don Lushi pati fatin t’i drejtonte përballë edhe pyetjen e madhe, se si i erdhi urdhëresa hyjnore për të lënë kuvendin dhe për t’iu përkushtuar të varfërve.
Nënë Tereza iu përgjigj duke qeshur: “Ishte zëri i Zotit që të jetoja me të varfrit, si të varfrit. Ishte një urdhër, një detyrë, një qartësi. Nuk ka rëndësi forma se si Zoti na thërret. Secilin nga ne e thërret në mënyra të ndryshme. Ne nuk kemi asnjë meritë për këtë. Por rëndësi ka t’i përgjigjemi thirrjes me gëzim. Edhe në çastet dramatike, edhe tani, jam e sigurt që ishte vepër e Zotit, jo imja. Duke qenë vepër e Zotit e dija që bota do të kishte të mira, që ai do të përdorte varfërinë time, dobësinë time, jetën time për t’iu dhënë më të varfërve ndër të varfër dashurinë e tij.” 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu