A e dinit se…?
Kisha e Shën Thanasit ka qënë një ndër kishat me të vjetra në Shqipëri!
Dokumentet e përmendin Vithkuqin si një vendbanim në Principatën e Muzakës që në shek. XV, por dokumenti më i rëndësishëm zbulon se Vithkuqi ka qenë një vendbanim që nga shek. XII. Kjo është e dukshme nga ndërtimi i kishës së parë në Vithkuq, kushtuar Shën Athanasit, që daton në vitin 1162.
Pra ka qenë ndërtesa më e vjetër në Vithkuq! Ishte kisha e dytë në rrethin e Korçës pas manastirit të Lubonjës, Shën Mërisë që daton në vitin 1015.
Foto: Shën Thanasi, Konizmë – ndërtuar mbi rrënojat e kishës së vjetër…
Me aq sa di unë janë gjetur disa gurë nga rrënojat e kishës së vjetër disa metra më poshtë këtij vendi dhe është përdorur si vend i shenjtë ku ndezin qirinj. Ndërkohë kjo Konizmë u bë para 30 vitesh ose vite vite më parë. Doja të dija nëse ekziston në arkivat e shtetit apo në arkivat e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë ndonjë foto ose skicë e kishës së vjetër e thënë, e treguar nga vendasit brez pas brezi, pasi në vitin 1943 u dogj totalisht nga fashistet se bashku me 3 kishat e tjera te fshatit. (Shën e Premtja, Shën Kolli dhe Shën Joani)
Shkrepjet: Kristaq Shore



