
Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës – Mitrovicë
___
Të dashura shqiptare e shqiptarë, të nderuar miq,
Ju më keni qëndruar pranë, më keni inkurajuar dhe mbështetur që nga dita kur kjo ide lindi vetëm si shqetësim shpirtëror, e deri sot kur projekti për ndërtimin e Kishës Katolike Shqiptare në Shalë të Bajgorës është shndërruar në realitet të prekshëm.
Unë herë pas here ju kam informuar për angazhimin tim dhe të miqve brenda e jashtë vendit. Sot, me përgjegjësi të plotë po ju bëj me dije se ky projekt nuk është më vetëm dëshirë, por proces i nisur, i mbështetur dhe i garantuar institucionalisht.
Ky objekt kulti, kujtese historike, kulturore dhe shpirtërore do të ndërtohet, sepse nuk po ngrihet për ndonjë grup të veçuar, por për të gjithë shqiptarët, si simbol i identitetit tonë të lashtë dhe si amanet i trashëgimisë sonë europiane.

Sot zhvillova një bisedë të hapur, vëllazërore dhe thellësisht shpirtërore me Ipeshkvin e Kosovës, Imzot Dodë Gjergjin, i cili më konfirmoi mbështetjen e plotë të Dioqezës së Kosovës në këtë projekt. Ne do të ecim përpara me të gjitha procedurat dhe rregullat e ligjit të Republikës së Kosovës dhe nën koordinimin profesional të Ipeshkvisë së Kosovës.

Prandaj, të dashur miq, dua të jem i qartë dhe i prerë:
Ky objekt nuk mund ta ndalë askush.
As thashethemet nëpër kuluare, as kërcënimet, as propaganda frikësuese mbi gjak e trazira. Kisha nuk ndalet me frikë, as me inat, sepse ajo nuk lind nga urrejtja, por nga paqja, kujtesa, besimi dhe identiteti ynë.

Institucionet e shtetit, e drejta kanonike e Kishës, e drejta juridike e pronës dhe mbi të gjitha vullneti i shqiptarëve e bëjnë të pamundur pengimin e këtij projekti.
Në momentin që ne përmbushim të gjitha procedurat ligjore, do t’ju njoftoj publikisht për mënyrën e mbështetjes dhe bashkëpunimit. Ky projekt do të realizohet dhe monitorohet
nga Dioqeza e Kosovës, natyrisht edhe nga ideatori i tij, Shqiptar Shaljani.

Kisha në Shalë të Bajgorës është e së ardhmes sonë. Ajo është shenjë e paqes, e besës, e rrënjës sonë europiane dhe e identitetit tonë të përbashkët.

Zoti i bekoftë shqiptarët.
Zoti e bekoftë Shalën dhe Bajgorën.
Amen.



I respektuari Shqiptar Shaljani, alias Ahmet Musa!
Të uroj punë të mbarë…!
Më sa di unë, për ndërtimin e një objekti, duhen “nji kerr dokumentash”, por, përveçse Projektit nevojtet e LEJA PËR NDËRTIM, të cilën “e lëshon Komuna”
*
Kur Skënderbeu u kthye nga Turqia në Krujë, u tuboi Krenët e Fiseve Shqiptare dhe ju tha:
… TASH T’I LIDHIM DUER E GISHTA,
TÏ BRAKTISIM XHAMIA E KISHA!
…
426 vjet më vonë Vaso Pasha i tha fjalët e FAMSHME:
MOS I SHIKONI KISHA E XHAMIA,
FEJA E SHQIPTARIT ASHT SHQIPTARIA!
PS!
Ti vet ke deklarua se emni yt ka qenë Ahmet Musa, e pasi je KONVERTUA NË TË KRISHTER- katolik, e ke ndërrua emnin e mbiemnin e tash paraqitësh si Shqiptar Shaljani!
Z. Shaljani!
E kuptoj frustrimin Tuaj, por mendoj qe tani per tani nuk do te ishte mire qe te kembengulni ne ndertimin e kishes.
Julumt Z. Shaljani për punën e madhe që jeni duke bërë për Kombin dhe Identitetin tonë Shqiptar . Ne tëgjithë që e ndiejm vedin ende shqiptar, jo vetëm në Bajgorë por ne krejt Trojet Mivjeqare Dardano Shqiptare duhet të ndertohen kto kulte Fetare ku Zotit ju Lutemi në Gjuhën që ai vet nae dhuroj. Pra shqipja esht gjuhë e Zotit. Zoti i bekoft popullin shqiptar.
Autori Shqiptar Shaljani apo Ahmet Musa dhe disa komentues pa te drejte, mendoj une po i fryejne zjarrit te perqarjes ne mes shiptareve te besimit islam dhe katolik qe ghithmone kane qene te mira.
Labeat, nese autori e ka ndryshua emrin, mendon ti se ai eshte me atdhetar se deri dje?
Une mendoj, Jo.
Po ndertimi i kishes ne Shale te Bajgores a po ndertohet pse vertete ka nevoje apo eshte nje kundervenie, hakmarrje do te thoja une kunder atyre qe ndertojne xhamia apo, atyre qe jane ekstrem, menfdoj une.
Ndoshta eshte koha qe ti ulim shpatat e te punojme me shume per bashkimin kombetar e ta leme fejen ne vendin e vete.
Por, nese eshte ne interesin kombetar, ti marrin shembujt e mire qe nga Rilindja kur besimet e te grupeve kane luftua kunder te njejtit armik, siq ishte rasti kur kengetari i besimit islam iu bene thirrje popullit shqitar te besimit islam qe te vijne ne Mal te Zi e ta mbrojne Tivarin e Ulqinin, nese duan te shkojne ne xhenet.
”Me bismele Allah n’selamet
Shqiptarizmi âsht qu ne kâm
Kush te don me imam me dek
N’karadak (Mal te Zi) bahet bejan
Teksti i kenges:
” TEKSTI :: SONG LYRICS
O me bismele allah selamete ije,
shiptaria nau qu në kambë Of aman
Kush të don-e me iman me dek-e aman
N´Karadak hajde bahet beja!
O Karadakun mos ma lshoni ije
Halilin e zuno te gjalle of aman
Krisi reja n´Podgorice e ije
Ja rrethun hajde Kuçit o kalanë.
Moj kalaja me bedena e ije
Shume do vjet m’je met nguju of aman
Shkallt m’i ki-e, gur mermeri e ije
S’mundet shkau hajde met marr kurr.
O more kuq-o ti batil e ije
Na hala sjem ba pergjys of aman
O ban shiptari merr idhnimin e ije
Gur e mal o naj permys
Çka po i thot e shoqja Nikollës e ije
per qeshtu o se kemi dit Of aman
Vin asqeri, pej Kosovës e ije
Tuj u shtu hajde dit-o per dit
Kush po ngjitet te perpjet e ije
Shiptari me bajrak n´dore of aman
O myhlet ta pish cigaren e ije
Ki mej pa hajde shiptart e par”