Kosova po gjakoset përsëri, mendon Elizabeta Mrijaj

Shkrime relevante

Kosova po gjakoset përsëri, mendon Elizabeta Mrijaj

Elizabeta Mrijaj _____ KOSOVA PO GJAKOSET PËRSËRI _____ Armiqët tanë shekullor për breza me radhë...

Një reflektim dhe analizë në mbështetje të shkrimit të Xhemil Zeqirit: “Historia, politika dhe interesat kombëtare shqiptare”

Në foto janë Kolë Marku me Xhemil Zeqirin ____ Kol Marku, Tiranë ____ Ka shkrime...

Mirushe Musa reagon ndaj portalit “Zëri i Vushtrrisë” për Gjergj Musë Musën

Mirushe H. Musa, Gjermani ____ KUR NJË PORTAL E ZËVENDËSON TË VËRTETËN ME...

Rrëfim tjetër historik për Fehmi e Xhevë Lladrovcin nga ana e Ibrahim Kelmendit

Ibrahim Kelmendi, Gjermani FEHMI DHE XHEVË LLADROVCI Meqë sot është 28-vjetori i martirizimit...

Shpërndaj

KOSOVA PO GJAKOSET PËRSËRI
_____
Armiqët tanë shekullor për breza me radhë janë përpjekur ta thyejnë identitetin tonë kombëtar dhe për të na larguar nga trojet tona. Na larguan nga institucionet, puna dhe shkollat. Pastaj erdhën shtypja, lufta, vrasjet dhe dëbimet.
Por, pavarësisht gjithçkaje, shqiptari mbeti. Dhe bashkë me të mbeti edhe Kosova.
Eh sot mjerisht, beteja ka marrë forma të tjera.
Daçiç flet për një “narrativë të rreme” rreth luftës sonë çlirimtare, ndërsa “Top Secret 2” flet për radikalizëm fetar dhe përçarje mes shqiptarëve.
Këtu duhet të jemi të kujdesshëm: atë që nuk arritën ta thyejnë nga jashtë, të mos lejojmë ta thyejmë vetë nga brenda.
Të mos lejojmë që shqiptari të vihet kundër shqiptarit, feja kundër fesë dhe vëllau kundër vëllaut.
Prandaj duhet të flasim edhe për Islamin politik.
Islami është fe. Islami politik është ideologji. Kur feja përdoret si mjet për pushtet dhe për qëllime politike, atëherë nuk bëhet më fjalë vetëm për besim, por edhe për një projekt politik.
Feja i përket Zotit dhe ndërgjegjes së njeriut. Për këtë arsye, liria fetare duhet të jetë e barabartë për çdo shqiptar, edhe për atë që zgjedh Jezu Krishtin.
Pagëzimi nuk ta fshin gjakun.
Nuk ta fshin gjuhën.
Nuk ta ul flamurin.
Nuk ta heq Kosovën nga zemra.
Dhe këtë nuk duhet ta harrojmë:
Krishterimi nuk i përket Serbisë.
Kryqi ynë i përket Jezu Krishtit, jo Beogradit.
Katolikët shqiptarë kanë qenë këtu shumë përpara Jugosllavisë. Këtu ishim, këtu mbetëm, dhe këtu do të jemi gjithmonë.
Prandaj, nëse zemra të thërret drejt Krishtit, hyr në Kishën Katolike. Fol me një meshtar, mësoje fenë dhe përgatitu për Pagëzim.
Eja në kishë dhe merre sakramenin e Pagëzimit! Sepse besimi nuk duhet të na e fshijë identitetin, por as identiteti nuk duhet të bëhet arsye për t’ia mohuar tjetrit të drejtën për të besuar.
Mos ta lejojmë përçarjen të përfundojë atë që lufta dhe shtypja nuk mundën ta përfundojnë.
“Fati i popullit tim është fati im.”
Pjetër Bogdani
____
Elizabeta Tomë Mrijaj
New York • Klinë

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu