Politika e llojit: “Ose ma jep votën, ose ta …mamin!”

Shkrime relevante

Politika e llojit: “Ose ma jep votën, ose ta …mamin!”

Lirim Gashi, Prishtinë ____ POLITIKA SHPELLARE E LLOJIT: „MË DUAJ DHE MA JEP...

Kosova po gjakoset përsëri, mendon Elizabeta Mrijaj

Elizabeta Mrijaj _____ KOSOVA PO GJAKOSET PËRSËRI _____ Armiqët tanë shekullor për breza me radhë...

Një reflektim dhe analizë në mbështetje të shkrimit të Xhemil Zeqirit: “Historia, politika dhe interesat kombëtare shqiptare”

Në foto janë Kolë Marku me Xhemil Zeqirin ____ Kol Marku, Tiranë ____ Ka shkrime...

Mirushe Musa reagon ndaj portalit “Zëri i Vushtrrisë” për Gjergj Musë Musën

Mirushe H. Musa, Gjermani ____ KUR NJË PORTAL E ZËVENDËSON TË VËRTETËN ME...

Shpërndaj

Lirim Gashi, Prishtinë
____
POLITIKA SHPELLARE E LLOJIT: „MË DUAJ DHE MA JEP VOTËN, PËRNDRYSHE TA QI MAMIN!“
Opozitarë të dashur,
nëse kjo është mënyra juaj e vetme për të bërë politikë, kam një lajm të keq për ju: demokracia nuk funksionon sipas parimit „më voto, ose lypja hoxhës hallallin“.
E provuam njëherë këtë sistem në parim. Nuk funksionoi. Hoxha nuk pranoi të merrej me rezultatet zgjedhore.
Parlamenti nuk është kafene.
Shteti nuk është pronë familjare.
Mandati nuk është trashëgimi.
Dhe qytetari nuk është peng emocional i një politikani që ka harruar se vota jepet, nuk merret peng.
Kur nuk keni program — sulmoni kundërshtarin.
Kur nuk keni argument — fyeni.
Kur nuk keni vota — bllokoni institucionet.
Kur qytetari nuk ju jep mandatin — filloni ta bindni se problemi nuk qenka vota e tij, por inteligjenca e tij.
Kur humbni zgjedhjet — nuk e ndryshoni politikën; ndryshoni shpjegimin.
Dhe kur institucionet nuk ju japin atë që dëshironi — i mbani peng derisa shteti të fillojë të duket si një autobus që është nisur, por shoferi ka zbritur për t’u grindur me pasagjerët.
Pastaj dilni para kamerave me fytyra solemne dhe e quani këtë:
„luftë për demokracinë“.
Kjo është pjesa më kishoniane e gjithë historisë.
Sepse sipas jush demokracia është një institucion ku qytetari ka të drejtë të votojë cilindo që dëshironi ju.
Nëse nuk ju voton — është problem.
Nëse ju voton — demokraci.
Nëse nuk ju voton përsëri — krizë institucionale.
Nëse vazhdon të mos ju votojë — duhet të shpëtohet demokracia.
Dhe kështu arrijmë te formula madhështore:
„Më jep votën, më jep postin, më jep pushtetin — përndryshe ta qifsha mamin dhe gjithë familjen sipas regjistrit të ofiqarit, nga A-ja deri te Zh-ja!“
Kjo nuk është opozitë.
Kjo është një martesë politike me detyrim, ku dhëndri humb zgjedhjet dhe pastaj padit nusen pse nuk e dashka mjaftueshëm.
Nuk është konkurrencë demokratike.
Është shantazh politik me kostum parlamentar, kollare institucionale dhe certifikatë lindjeje si armë strategjike.
Prandaj, ju që e keni reduktuar politikën në fyerje, kërcënim, bllokadë dhe mospranim të vullnetit të qytetarëve, bëni një kthim dinjitoz në histori:
kthehuni në shpella dhe shpalleni Darvinin shkencërisht të pavlefshëm.
Sepse sipas teorisë suaj, evolucioni demokratik nuk prodhon më programe, institucione dhe përgjegjësi.
Prodhon një krijesë shumë më moderne:
politikanin që humb votën e qytetarit dhe bindet se nuk ka humbur ai — ka humbur qytetari.
Dhe kur edhe kërcënimi dështon, mbetet metoda rezervë.
Bllokoje shtetin.
Pastaj dil para kamerave.
Shpjegoje se shteti nuk po funksionon.
Dhe në fund fajësoje qytetarin:
„E shihni? Nuk na deshi sa duhet.“
Darvini, po të ishte gjallë, do të kërkonte azil politik.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu