ARKIVI:
8 Mars 2026

Kosova shtet i çudirave!

Shkrime relevante

Provokim në zemër të Kosovës: Flamuri i një shteti të huaj në Mitrovicë , policia e ruan atë…!

Luan Dibrani, Gjermani Ngjarja e fundit në Mitrovica, ku policia e Kosovo...

Përçarje brenda Iranit midis Gardës Revolucionare dhe udhëheqjes politike

Njerëzit vizitojnë Parkun Kombëtar Hapësinor të Gardës Revolucionare, pak jashtë Teheranit,...

Sipas historianit Kristaq Prifti, në Kosovë nuk ekzistonte popullsi turke

Msc Belisar Jezerci, historian POPULLSI TURKE NË KOSOVË NUK EKZISTON ! Ne bazë...

Urime për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

Luan Dibrani, Gjermani  Sot, më 7 Mars, në këtë ditë të shënuar të...

Fjalë respekti dhe mirënjohjeje për Mësuesin tim, Sabri Raçi

Arif Ejupi, Gjenevë Disa njerëz kalojnë në jetën tonë pa lënë fare...

Shpërndaj

Isa Mystafa i LDK-së me Hashim Thaçin e PDK-së, që tashmë gjëndet në Burgun e Hagës

Florim Zeqa

Shkrimin e sotëm po e nisi me një gjarje të vërtetë të një analfabeti funksional! E merrë eprori i tij një punëtorë për ta meësuar se si përdoret kompjuteri. Pasi ia bën gati dhe ia vë në funksion PC-në, i thotë: “merre mausin dhe vendose tek ikona atje lartë. Ai e merrë mausin në dorë dhe e ngritë në lartësinë e ikonës së caktuar në kompjuter”! Me këtë veprim, eprori e kuptoj se punëtori i tij asnjëherë në jetën e tij nuk e kishte përdorur kompjuterin!

Pse (nuk) i duhet politikanit asistenti?! 

Andaj, deri diku mund të arsyetohen deputetët ‘analfabet funksional’ për angazhimin e asistentëve/asistenteve, por jo edhe deputetët ‘akademik me plagjiaturë’ që e dëmtojnë buxhetin e shtetit pas pasur fare nevojë!

Do të ishte mirë, që qeveria në largim apo ajo në ardhje cila do qoftë ajo, që deputetëve të legjislaturës së 9-të (nëse e vazhdon punën) t’ua siguoj edhe ‘Dronët’ për vajtje-ardhje në Parlament shkaku i trafikut të ngarkuaruar!

Ngase do të jenë të pamjaftueshëm asistentët personalë për deputetët pasivë dhe analfabet të Kuvendit të Kosovës!

Ngase, vetëm edhe kjo po u mungon! Gjitha të tjerat i kanë të garantuara nga shteti, i cili për dikë është bërë nënë e për dikë tjetër njerkë!

Puna e asistentëve dhe e këshilltarëve nuk është risi në qeverisjet e pasluftës. Kemi pasur Kryeministër me 5 zëvendëskryeministra dhe me 25 këshilltarë, kemimpasur Qeveri më shumë ministri dhe me mbi 100 asistentë dhe këshilltarë, Kryeparlamentar me 5 zavendëskryetar, por deri më tani kemi pasur vetëm President pa zavendëskryetarë, por më shumë këshilltarë, vozitës dhe parrukierë, kamarierë dhe shërbëtorë njëkohësisht!

Mirëpo, për politikanët asgjë nuk është e pamundur në shtetin e Kosovës! Nëse nuk di ta përdorë kompjuterin, e merrë këshilltarin dhe asistentin. Pagat dhe honoraret nuk i ndalen asnjëherë, sikurse që nuk i mungojnë as drekat dhe darkat në restorantet luksoze, poashtu makinat e shtetit në dispozicion 24 orë, telefonat mobil i kanë të mbushur plot me paratë e shtetit!

Politikanët karrierist gjatë fushatave zgjedhore vrapojnë pas qytetarëve dhe i trajtojnë vetëm si numra për vota, kurse pas zgjedhjeve nuk i trajtojnë më as si njerëz, i harrojnë tërësisht deri në zgjedhjet e radhës.

Politikani që i merr votat, nga roli i lypësarit kalon në atë sundimtarit!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu